12/08/2020

Në vende të vogla si Kosova, Shqipëri dhe Maqedonia Veriore, të përndjekura vazhdimisht nga historia e trazuar, situata e paqëndrueshme (dhe e vazhdueshme) shoqërore e bëjnë të vështirë kuptimin e lirisë dhe shprehjes kreative në masë të gjerë, lëre më të praktikuarit e saj. Jo shpesh, arti dhe kultura shihen nga populli si luks më shumë se sa një shteg i nevojshëm për katarsis dhe shërim të plagëve. Ndërkohë që gjenerata e vjetër është disi skeptike për përdorimin e mjeteve artistike me qëllim sensibilizimin social dhe aktivizmin, duke krijuar kështu një ambient shumë të izoluar për përmbushje kreative, zgjidhja më e zakonshme e të rinjve përballë kësaj situate është vetë-edukimi apo të shkuarit jashtë shtetit.

Sidoqoftë, investimet e ulëta financiare dhe mendore prej entiteteve private dhe publike në vendet respektive nuk e ndalojnë rininë kreative për të folur hapur dhe qartë në mënyrë që të kërkojnë vlerësimin që meritojnë.

Kategoria e sivjetme e Garës kombëtare të filmit National është një thirrje në formë proteste për përmirësim, duke ripërkufizuar kështu shqetësimet e gjykuara si parësore nga më të vjetrit. Me thjeshtësinë që vetëm të menduarit e mirë mund ta lejojë, kategoria National është manifesto dhe konspekt i rebelimit shpirtplotë të të rinjve, të cilët lufton kundër kushteve të vështira mjekësore, arsimore, personale dhe të mentalitetit. Më poshtë mund të gjeni disa zgjedhje nga kategoria në fjalë, e përbërë nga një paletë shumëngjyrëshe të 11 veprave nga individë të talentuar.

65 Roses (2019) – dokumentari i çiltër i Murat Zherkës fokusohet mbi 14 vjeçaren prej Prishtine Yllka Leti, e cila vuan nga çrregullimi i fibrozës cistike. Përveç ndërgjegjësimit që shoqërohet me historinë e Yllkës, filmi ndikon në mënyrë të veçantë tek shikuesi duke portretizuar shpirtin e lumtur të vajzës së vogël. Pavarësisht vështirësive, ajo ia del të buzëqeshë dhe pikturojë si mënyrë për të përballuar përvojën e saj me ngjyrat më intensive.

Salon (2019) – Zgjim Terziqi adreson një grusht temash thelbësore duke pasur si pikë nisje një fabul shumë të thjeshtë. Të vendosur në një sallon bukurie, vendi më i përshtatshëm për luftimin kundër padrejtësive shoqërore, shkëmbimet e ndryshme të klientëve mbi një incident vendas, vrasja e një burri nga gruaja e tij. Ajo që fillon si diskutim i thjeshtë e naiv, shërben si zhvillim mbi një prej çështjeve më të ndjeshme të Ballkanit, siç janë strukturat patriarkale që ndikojnë në mjedisin familjar dhe gjendjen e grave. Përmbyllja e filmit mund të shihet si një ironi tinëzare në lidhje me raportin që ekziston mes vendeve ku rritemi dhe personave që përfundojmë.

She Asked Me Where I Was From (2020) – Incizimi 25 minutësh i ekranit të Aulona Fetahajt, e shpie shikuesin në një udhëtim të veçantë zbulimi përmes imazheve satelitore, pamjeve të rrugëve me ndihmën e navigacionit turn-by-turn së bashku me fotografi personale, duke ndërtuar kështu një narrativë origjinale tregimi. Është një shqyrtim i thjeshtë por efektiv mbi konceptet “i brendshëm” kundrejt “i jashtëm”, dhe një studim i afërt si “i huaji” dhe “shtëpia” ndryshojnë kuptim prej kohëve moderne të digjitalizimit.

Where Are You Now? (2020) – Eneos Çarka ndjek hapat e “News from Home” të Chantal Akerman në këtë film të shkurtër të animuar, duke e lënë shikuesin të ndërhyjë në mesazhet zanore personale që i ati i tij i ka lënë atij gjatë izolimit mbarë botëror si rezultat i pandemisë Covid-19. Përveç animacionit të bukur, i cili redukton botën e jashtme në një fantazi të paarritshme, ky film dokumenton në mënyrë të prekshme kushtet e caktuara shoqërore nëpër të cilat kaluam të gjithë në mënyrë unanime. Meqë ra fjala, mos harroni t’u ktheni prindërve telefonatat.

Filmat janë në dispozicion për t’u shikuar deri më 15 gusht.

Nga Enxhi Noni