12/08/2020

Mayor

Dokumentari argëtues, ndonjëherë qesharak, por në thelb serioz i David Ositit përqendrohet te Musa Hadid, kryetari i krishterë i Ramallahut, hapet me një pamje normale freskuese të një lideri të popullarizuar të qytetit duke i përshëndetur banorët vendës teksa po bënë rrugën përreth ngastrës së tij duke rregulluar problemet dhe duke i inkurajuar për bashkëpunim.

Kur ngrihet perdja në aktin e parë pas kësaj preambule – në kuptimin e plotë të fjalës, në një pamje të gjatë të mrekullueshme të kryetarit duke qëndruar pranë tryezës së madhe, si mashtrim automatik ngrihet ngadalë prapa tij duke shpalosur një pamje panoramike të parkut përpara Bashkisë së Qytetit të Ramallahut – na jepet një vështrim i shkurtër i qëndrimit flegmatik dhe fuqisë së një njeriu puna e të cilit është të udhëheq me sukses një qytet të madh me një popull pa shtet.

Jeta e përditshme

Shumë dokumentarë – ndoshta shumica – të filmuar në Palestinë përqendrohen në dhunën dhe poshtërimin e okupimit izraelit. Nuk shihen shpesh palestinezët përmes lenteve në jetën e tyre të përditshme dhe në qeverisje. Pamjet e rinisë që hedhin gurë dhe rekrutëve izraelit të mbështjellë me armatim të rëndë që lëshojnë gaz lotsjellës, dhe më keq gjenden kudo. Ositi nuk ka turp të shfaq imazhe të tilla – në fund të fundit ato janë pjesë e realitetit për palestinezët në Territoret e Okupuara 3 – por ai e bënë vetëm në kontekst të punës së përditshme të kryetarit.

Osit zgjedh në mënyrë të pavëmendshme një moment historik për të filluar krijimin e hijeve nga afër të Hadidit, të cilin e shohim në zyrë, gjatë takimeve, jashtë dhe nëpër rrugë, dhe në shtëpi me familjen. Është dhjetori i vitit 2017 dhe presidenti amerikan Donald Trump papritmas shpall njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe e zhvendos ambasadën amerikane atje. Është një vendim që është në kundërshtim me shumë traktate ndërkombëtare, fyes ndaj pretendimit palestinez se qyteti është kryeqytet i tyre, dhe i jep shkëndijë një shpërthimi të përplasjeve të dhunshme në mes të palestinezëve dhe forcave okupuese.

Brenga e përditshme e Hadidit – mbikëqyrja e një programi për renovimin e Qytetit të Vjetër të Ramallahut, duke trajtuar derdhjen e ujërave të zeza ( vazhdimisht sepse izraelitët nuk do të lejojnë që qyteti të ketë sistemin e vetë të kanalizimit), dhe duke planifikuar festimin e Krishtlindjeve për një qytet me një minoritet të madh (25%) të krishterë – duhet të kryhen kundrejt një atmosfere me tensione dhe përplasje në rritje me forcat okupuese.

Duke shkuar me makinë për të inspektuar rrjedhjen e ujërave të zeza, Hadidi e gjen rrugën përpara të bllokuar nga trupat izraelite duke luftuar me rini që hedhin gurë. Ai ndalon të shikojë nga një pozitë relativisht e sigurt, para se ta fus vozitësi i tij përsëri në veturë pasi e shohin një të ri palestinez që e kanë qëlluar në këmbë në një fushë të gjerë pikërisht para tyre.

Nuk shihen shpesh palestinezët përmes lenteve në jetën e tyre të përditshme dhe në qeverisje.

Kauza

Më vonë, pas pamjeve të udhëtimeve dhe takimeve ndërkombëtare të Hadid në Uashington DC, Oksford, Berlin dhe gjetkë në mbështetje të kauzës palestineze, dhuna hyn në qendrën e qytetit Ramallah, kur forcat izraelite hyjnë në qytet në kërkim të pamjeve të kamerave të sigurisë që mund të identifikojnë njerëzit që ata i quajnë kryengritës. Hadid dhe anëtarët e ekipit të tij janë akoma në Bashki derisa izraelitët futen thellë në qendrën e qytetit, duke shkrepur gaz lotësh ndërsa kalojnë. Ekziston mundësia e veçantë që ata të sforcojnë rrugën e tyre për në Bashki - e cila nuk ka kamera sigurie - por në fund të fundit ata kënaqen me shkrepjen e selfie-ve para shatërvanit që vallëzon në parkun para ndërtesës (projekt i veçantë i kryetarit) dhe lëvizjen për të marrë në pyetje një portier memec nga një kafene aty pranë.

Hadid i shikon të gjitha nga ndërtesa e bashkisë së qytetit, duke ndihmuar në trajtimin e një gazetari që vuan nga thithja e gazit lotsjellës. Më parë në film, ai shihet duke i thënë një delegacioni gjerman që sugjerimet për ndërtimin e lidhjeve kulturore me grupe jo-politike izraelite ishin shumë të ndjeshme dhe kishin të bënin me poshtërimin e zhveshjes lakuriq të ushtarëve adoleshentë në pikat e kontrollit izraelit. Një njeri serioz, punëtor në të 50-tat e tij me flokë të thinjura në mënyrë të veçantë , Hadid nuk tradhton shpesh emocionet e tij, por nata e inkursionit izraelit tregon qartë energjinë që ai vë në vetëpërmbajtjen të tij.

Hadid nuk i tradhton shpesh emocionet e tij

Si të gjithë politikanët, Hadid ka kundërshtarët e tij dhe kur është fotografuar duke mirëpritur Princin William të Britanisë në një turne në qytet, ai mori kritika të ashpra në internet. Por, si zyrtar në mandatin e tij të dytë, është e qartë se ai është popullor - ekziston një sekuencë zbavitëse ku pavarësisht se po vonohej për një takim, ai bindet nga një banor lokal për të qëndruar për drekë - dhe me agjendën e tij ndërkombëtare të udhëtimit, ai është dikush që qartas mund të bëhet udhëheqës kombëtar më vonë.

Për këdo që është i interesuar në distancë për politikën e Lindjes së Mesme dhe mundësinë e paqes në rajon, Mayor është një film i rëndësishëm dhe në kohën e duhur.

Recension nga Nick Holdsworth, publikuar në MODERN TIMES REVIEW