14/08/2020

Nga Marko Stojiljković

publikuar në UBIQUARIAN

E xhiruar si një sekuencë filmike e vetme, historia e Mizaru së Sudarshan Suresh shtjellohet ditën e Shën Valentinit në parkun Aksa në Mumbai. Tabrez (Sumeet Thakur) dhe Payal (Trimala Adhikari) janë një çift i ri duke bërë atë që bëjnë të gjithë çiftet e reja - të përkëdhelen sa më fshehurazi të jetë e mundur në një hapësirë publike. Kur dy fëmijë u afrohen për t’ju shitur tullumbace në formë zemre, njëri prej tyre nuk kënaqet vetëm me blerjen e një tullumbaci të vetëm. I fyer nga mënyra e ashpër e të folurit të Tabrez, fëmija vrapon pranë një grupi të rriturish për t’u ankuar.

Nuk bëhet fjalë as për të afërmit e fëmijëve dhe as për përgjegjësit e tyre, siç mund të një jetë një variant i kuptimit të historisë në fillim; një grup ngacmuesish që i përkasin moshës së mesme gjenden në parkun Aksa për arsye krejtësisht të ndryshme – të vënë drejtësinë në vend, me çiftet që shfaqin dashuri ndaj njëri-tjetrit si kriminelët e vetëm. Sigurisht, “është një i huaj” (duke iu referuar Tabrez), medoemos i vetmi që është i aftë të kryejë një akt të tillë të pahijshëm, kapërcimi i një limiti të cilin jemi mësuar ta njohim në çdo moment me ksenofobinë që shpërthen nëpër botë si kërpudhat bërthamore. Në mes të ditës, terrori rritet ndërsa grupi i ngacmuesve i vë syrin edhe një çift tjetër, i cili nuk duhet as të jetë i tillë. Të zënë pre ndërkohë që kalojnë pranë personave në fjalë, ata dërgohen në vendin ku ndodh ngacmimi.

“Kujdestarët e çiltërsisë” kanë metodat e tyre të torturës dhe njëkohësisht, janë anëtarë të Partisë Kulturore Rinore të Zyrës së Mumbait të Veriut, të udhëhequr nga një njeri shumë i dallueshëm dhe arrogant (Sandesh Kulkarni). Duke ngacmuar në një mënyrë të shëmtuar të rinjtë, tashmë të thërrmuar emocionalisht, ata e dinë që policia do të jetë në anën e tyre, gjë që dëshmohet më vonë gjatë filmit. Shikuesit do të ndjejnë mosbesim, me një përzierje zemërimi dhe trishtimi gjithnjë e në rritje ndërsa historia zhvillohet.

Mizaru është filmi i mbrojtjes së diplomës të Sudarshan Suresh, i cili ka marrë çmimin si filmi më i mirë në Shkollën e Arteve të Universitetit të Kolumbisë, dhe njëkohësisht ndodh të jetë një nga pretendentët më të fortë për fitore të kategorisë International Short Film në Dokufest. Historia e endur hollë flet për abuzimin e pushtetit dhe hipokrizinë në një shoqëri në të cilën është e turpshme të shfaqësh dashuri në publik, por është normale të poshtërosh dhe ndëshkosh të rinjtë në hapësira publike për asgjë në veçanti. Skenari i Suresh është i pakëndshëm, por i shkëlqyer, pasi arrin të trajtojë shumë çështje brenda vetëm 18 minutave. Kinematografia e Nikhil Arolkar kontribuon kryesisht në cilësinë e filmit, me kamerën e operuar nga Nitin Rao që merr frymë me tregimin dhe protagonistët e tij, duke qëndruar i fortë pavarësisht furisë së ngjarjeve. Po ashtu, bie në sy edhe puna e stilistit të kostumeve Nithi Gala.

Filmi gjithashtu paraqet një skenë të mrekullueshme përmbyllëse, me klasiken “Je ne regrette rien” të Édith Piaf e cila shoqëron një krijese të mrekullueshme me katër këmbë në një cep të qetë të parkut.