17/08/2020

Në edicionin e shtatë të DokuTech folësit Lekë Zherka dhe Rron Cena kanë treguar se se si mund të zvogëlojmë, ripërdorim, riparojmë, rindërtojmë, rinovojmë, rafinojmë, rishitim, riciklojmë ndërsa në të njëjtën kohë zgjidhim probleme dhe plotësojmë nevojat e njerëzve në të gjithë botën.

Lekë Zherka foli për Bonevet, një qendër ku inovacioni, krijimtaria dhe talenti tek të rinjtë nxiten përmes teknologjisë, punës dhe projekteve interesante. Sipas tij Bonevet është një hapësirë krijuese, ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentin e tyre.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është të nxjerrim ndërmarrës, të cilët janë zot të vetvetes dhe mund të përballen me sfidat e shekullit 21, mirëpo janë edhe qytetarë të mirë që i kontribuojnë këtij vendi”, tha ai.

Ndërsa njëri prej themeluesve të “Formon”, Rron Cena shpjegoi se aktiviteti parësor i kësaj kompanie është krijimi, zhvillimi dhe prodhimi i printerëve 3D. Por gjatë pandemisë ideja e kompanisë ishte përdorimi i kompetencës së tyre profesionale, që çoi në idenë e zhvillimit të ventilatorit të quajtur “Ventcore”, me qëllim të tejkalimit të mungesës së pajisjeve, të cilat mund të ndihmojnë gjatë pandemisë; e ngjashme me qëllimin e shumë iniciativave të tjera online.

Për më shumë shikoni këtu.

DOKU.TECH është një ngjarje vjetore që bashkon individë dhe talentë të teknologjisë me prodhuesit e nivelit të lartë ndërkombëtar, drejtuesit dhe mendimtarët. Kjo konferencë eksploron dhe sfidon implikimet sociale të inovacioneve teknologjike përmes lidhjes, përmbajtjes, master klasave, punëtorive dhe hapjes, ndërsa frymëzon të rinjtë duke shpërndarë njohuri dhe përvoja.