11/08/2021

Ishte vërtetë një natë e bërë prej ëndrre. Performanca e Özçelik na mori në një udhëtim dashurie, vetë-zbulimi dhe qetësimi. Edhe një herë Kalaja e Prizrenit pret një shfaqje e cila mirëpret një dëgjues të gatshëm të përjetojnë magjinë. Ka diçka të veçantë në dëgjimin e shfaqjeve në këtë skenë sepse audienca mund të ketë pamjen më të mirë të qytetit duke qëndruar në një pikën më lartë teksa jeta zien poshtë në Prizren.

Audienca ndoqi gëzueshëm, Deniz Özçelik që këndoi këngët e saj, disa prej të cilave ajo i ka krijuar kohët e fundit dhe disa prej tyre i ka kënduar pas një kohe të gjatë pasi i ka shkruar ato. Tekstet e saj janë të vërteta dhe emocionale, duke shprehur përvojat e saj me ndjesi të forta, por edhe të brishta. Nevoja për t'u pranuar, aftësia për të dashur dikë që nuk të do, ndjenja çliruese për ta lënë dikë të shkojë, por më e rëndësishmja duke i shprehur ata muzikërisht e bën performancën e saj të pakrahasueshme.

Të gjithë ne kishim dëshirën për të duartrokitur dhe kënduar së bashku, ndërsa ajo u hodh nga interpretimi i këngëve të saj në krijime muzikore shumë të njohura, të cilat të gjithë i dinë përmendësh.

Deniz Özçelik përzien muzikën moderne me tone jazz e me popullin turk. Zëri i saj shpërndahej paqshëm me notat e saj të larta duke krijuar një tingull të ajërt, që shtrihej në hapësirë. Performanca e saj kombinoi instrumente tradicionale me ato elektronike të cilën ajo kontrollonte, duke krijuar një kor me tinguj origjinalë.

Tema kryesore e kësaj shfaqjeje ishte dashuria, e cila vjen në shumë forma. Shqetësimi i saj për planetin, zjarret në pyje, të drejtat e kafshëve u shprehën përmes performancës së saj. Për të, ndërgjegjësimi përmes muzikës tregon se këngët e saj nuk kanë të bëjnë vetëm me përvojat personale, por gjithashtu ngrenë pyetje të rëndësishme. Përmes një melodie të dhimbshme, apo dhe pikëlluese u shprehu problemet dhe kauzat të cilat ajo mbron.

Përveçse shprehu mendimet e saj për çështjet që kanë rëndësi për të, Deniz hapi shpirtin e saj për audiencën duke ndërtuar vargje për humbjen, dobësinë dhe të kthyerit e dhimbjes në forcë.

Ajo përfundoi shfaqjen me një këngë të gëzuar, ku bateria, kitara dhe basi ishin një ansambël i vërtetë i festimit të gjërave të vogla e me vlerë në jetë.

Pas performancës së saj, publiku u kthye në qytet dhe ndërsa ecnin me kujdes tejposhtë rrugës së kalasë që i sjell në qytet, mund të dëgjohej mërmëritja e melodive të saj.

Sonic Nights në DokuFest janë me të vërtetë një përvojë që bashkon njerëz nga shumë vende dhe i bën ata të bashkohen përmes muzikës.

 

Nëse dëshironi të merrni pjesë në Sonic Nights, mund ta bëni këtë në ditët e fundit të DokuFest. Më shumë interpretues po vijnë, kështu që qëndroni më tej me DokuFest!