View from the World

July 12, 2019

Përzgjedhja e sivjetme e View from the World shpalos 15 filma të cilët u bëjnë jehonë rrëfimeve nga mbarë bota, eksplorojnë karaktere të përziera si dhe kapin realitetet e tyre të ndërthurura në botët intime.

I filmuar për më tepër se 3 vjet, ANGELS ARE MADE OF LIGHT gjurmon jetët e nxënësve të rinj dhe mësuesve të tyre në një shkollë në qytetin e vjetër të Kabulit. Regjisori James Longley ndërthur historinë moderne të Afganistanit me portretin  e ditëve të sotme të një lagjeje të klasës punëtore duke ofruar një ekzaminim intim dhe vizion të nuancuar duke vënë në pah pikëpamjet e karaktereve të shumëfishta.

Në filmin MIDNIGHT FAMILY, regjisori Luke Lorentzen endet nëpër lagjet më të pasura të Meksiko Sitti, ku familja Ochoa udhëheq një ambulancë private, duke garuar me shërbimet urgjente shëndetësore të tjera fitimprurëse për pacientët që kanë nevojë për ndihmë urgjente. Teksa familja Ochoas përpiqen të fitojnë jetesën në këtë industri të tensionuar, ata luftojnë të mbajnë financat e tyre të llahtarshme larg komprometimit të personave që janë nën kujdesin e tyre.

Filmi i Beniamino Barrese, THE DISAPPEARANCE OF MY MOTHER përcjellë jetën e Benedettës, e njohur modele ikonë e të 60ve, si feministe radikale si dhe muzë e Warhol, Dali, Penn dhe Avedon. Por në moshën 75 vjeçare, asaj i vije në majë të hundës me të gjitha rolet që ia ka imponuar jeta dhe vendos të lërë gjithçka dhe gjithkënd. Djali i saj e përcjellë me kamerë gjithë këtë proces duke dashur të bëjë një film për të e që bëhet shkak zënkeje mes të dyve.

Regjisori Thomas Heise përzgjedh pjesë biografike të një familjeje të copëtuar gjatë fundit të shekullit XIX dhe në shekullin XX. HEIMAT IS A SPACE IN TIME ka të bëjë me njerëzit të cilët e kanë gjetur njëri tjetrin rastësisht, vetëm për ta humbur atëherë njëri tjetrin. Tani janë pasardhësit e tyre, fëmijët dhe nipërit e tyre të cilët po fillojnë të zhduken.

Filmi i Iván Osnovikoff dhe Bettina Perut zhvillohet në Los Reyes, skateparkun më të vjetër në Santiago dhe tubon adoleshentët nga shtresa të ndryshme shoqërore dhe kulturore. Bota njerëzore shfaqet në tregime të adoleshentëve transit për në pjekuri. Në LOS REYES, ne arrijmë të dëgjojmë zëra dhe shohim fragmente të trupave të tyre si pjesë e një mjedisi që rrethon botën e qenve.

Me regji të  Vitaly Mansky, PUTIN’S WITNESSES bazohet në dëshmitë unike dhe të sakta dokumentare të rasteve të vërteta dhe pasojave të operacionit “Pasuesi”, si rezultat i të cilit Rusia përfundoi me Presidentin i cili akoma e udhëheq vendin. Personazhet e filmit janë Mikhail Gorbachev, Boris Yeltsin, Vladimir Putin, dhe kombi rus, si gjithmonë duke qenë i dëshmitar i heshtur i fatit të vet.

Nga regjisori fitues i çmimit E. Chai Vasarhelyi dhe fotografi dhe montazheri me famë botërore Jimmy Chin,  vjen FREE SOLO, një portret magjepsës, intim, i pa zmbrapsur i alpinistit të lirë Alex Honnold, teksa përgatitet të përmbush ëndrrën e tij jetësore: të ngjitet në faqen e shkëmbit më të famshëm në botë… në El Capitanin 1000 metra të lartë në Parkun Kombëtar Yosemite… pa litar.

Duke eksploruar shoqërinë e gjatë 45 vjeçare, filmi i Suhaib Gasmelbari Suhaib TALKING ABOUT TREES, prezanton historinë e  Ibrahimit, Sulejmanit, Manarit dhe Altayebi.  Ata u larguan nga mëmëdheu i tyre në vitet 1960 dhe 1970 për të studiuar filmin jashtë vendit dhe themeluan Grupin e Filmit Sudanez më 1989. Vite pas ekzilit dhe largësisë, ata u bashkuan, duke shpresuar që më në fund të bëjnë ëndrrën e tyre të vjetër realitet; të sjellin kinemanë në Sudan.

Si i thyen shekujt e tërë të traditës brenda për brenda një feje? Kjo është pyetja që shoqëron filmin e Marie Skovgaard THE REFORMIST – A FEMALE IMAM teksa ajo përcjell Sherin, e cila po hap njërën prej xhamive të para në Evropë të udhëhequr nga gratë imame. Anëtarët e xhamisë synojnë të përballen dhe të sfidojnë frikën që e rrethon islamin dhe të bëjnë thirrje për një lloj tjetër të tij duke përfshirë një agjendë feministe.

WHAT YOU GONNA DO WHEN THE WORLD’S ON FIRE nga Roberto Minervini ndodh në verën e vitit 2018 ku një varg vrasjes brutale policore të djemve të rinj afro-amerikanë ka shpërndarë valë tronditjeje nëpër vend. Një komunitet zezakësh në jugun amerikan përpiqet të përballojë efektet e vazhdueshme të së shkuarës dhe të çojë vendin e tyre në një shtet që nuk është në anën e tyre. Ndërkohë, Panterat e Zinj përgatisin një protestë me përmasa të mëdha kundër brutalitetit policor.

Regjisorja Akbari prezanton një propozim shkrirje të gjuhës, ku një takim i kinemasë dhe skulpturës heton procese të shkatërrimit dhe ripërtëritjes fizike dhe psikologjike. A MOON FOR MY FATHER shikon lidhjen në mes të trupit të saj dhe historisë politike të Iranit, duke hetuar marrëdhënien në mes të traumave të saj fizike dhe kujtesës kolektive politike të vendlindjes së saj.

Dokumentari MEETING GORBACHEV i Werner Herzog dhe Andre Singer, i mbushur me materiale arkivore të paharrueshme dhe bazuar në tri intervista të gjata, ofron qasje të paparë në botën e politikanit më të madh të gjallë. Herzog, si intervistues në ekran, nuk e maskon dashurinë e tij, duke lartësuar tri arritjet e shquara të Gorbachevit: negociatat me SHBA për reduktimin e armëve bërthamore; ndërprerjen e kontrollit sovjetik ndaj Evropës Lindore dhe ribashkimin e Gjermanisë; dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Bllokut Lindor. Të gjitha këto në vetëm gjashtë vjet!

Eva – 25 vjeçare, endacake, nga Berlini, poete, pronare kafshësh shtëpiake, punëtore seksi, virgjëreshë, e varur në proces shërimi, shtëpiake, feministe, modele – shpalli privatësinë një koncept i dalë mode në moshën 14 vjeçare. Ky është rrëfimi i një vajze të re e rritur në moshën e internetit, që kthen kërkimin për veten në një spektakël publik, duke ju sfiduar në atë se çfarë “duhet të jetë” një grua. Në filmin SEARCHING EVA të regjisores Pia Helenthal do të mund të shihni shfaqjen e një gjenerate, në të cilën koncepti i një identiteti të caktuar është vjetruar. Një portret i ekzistencës moderne.

DIEGO MARADONA është historia e egër dhe e paharruar e talentit të dhënë nga Zoti, lavdisë, dëshpërimit dhe tradhtisë është filmi i tretë nga Asif Kapadia, regjisori fitues i Oscarit me Amy dhe Senna, dhe është ndërtuar nga më se 500 orë incizimesh të paparë nga arkivi personal i Maradonës, i përdorur me përkrahjen e plotë të legjendës.

Teksa çmimet e banimit po ngrihen në mënyrë rapide në qytetet përreth botës, filmi i Fredrik Gertten, PUSH, hedh dritë në një tjetër lloj pronari të pafytyrë, qytetet tona të pajetueshme dhe një krizë në rritje që ndikon në të gjithë ne. Ky nuk është renovim, është lloj tjetër përbindëshi. Filmi ndjek Leilani Farha, raportuesen e posaçme të Kombeve të Bashkuara për Banimin Adekuat, teksa udhëton nëpër botë, duke u përpjekur të kuptojë se kush po largohet nga qyteti dhe pse. Ari nuk është e drejtë njerëzore, banimi është,” shprehet Leilani.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018