Shfaqje Speciale: In Between/ Në Mes

July 12, 2019

Pas rrugëtimit filmik të tij nëpër Evropë, jemi tejet të lumtur të ju njoftojmë se filmi Në Mes/In Between do të ketë një shfaqje speciale në edicionin e tetëmbëdhjetë të DokuFest.

Filmi prezanton debutimin e parë të regjisorit tonë Samir Karahoda si dhe pjesëmarrjen e parë të shtetit të Kosovës në Berlinale Shorts dhe vjen në DokuFest si premierë vendore.

Në vitin 2011, po punoja në një projekt fotografie të quajtur “Vëllezërit Kosovarë” Ai projekt u bë inspirimi për këtë film. Gjatë asaj kohe, kam pasur mundësinë të takoja disa praonarë tokash të cilët ishin në gjendje të më tregonin arsye nga më të ndryshmet mbi atë se përse u kishin ndërtuar shtëpi identike djemve të tyre.

“Në Mes”/ “In Between” bën të ditur solidaritetin mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të ruajtuar harmoninë në familje; si dhe, kuptimin dhe rëndësinë që ka shtëpia. Filmi shpalos ngjarjen e familjeve të cilat investojnë në ndërtimin identik të shtëpive. Çfarë e veçon filmin është vetmia. Të shumtën e rasteve është vetëm një shtëpi që është e banuar, zakonisht nga baballarët ose nga vëlluar më i madh. Pjesa tjetër e familjes, në çdo rast pjesa tjetër e vëllezërve jeton dhe punon jashtë vendit, por prona e tyre në Kosovë ndahet në mënyrë të barabartë – përherë nën mbikqyrjen e rreptë prindërore. Andaj mund të thuhet se filmi prek edhe aspektin e migrimit dhe përkatësisë.

Ekipi dhe disa nga protagonistët e filmit do të jenë pjesëmarrës gjatë shfaqjes së filmit ndërkaq prezentë do të jenë edhe vet regjisori Samir Karahoda si dhe producenti i filmit Eroll Bilibani.Në Mes/ In Between do të shfaqet tek Kino Lumbardhi në të premtën e 9 Gushtit, duke filluar nga ora 20:15.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018