Orari Interaktiv

10:30
Lumbardhi Indoor

Një zog në pyll po kërkon pak lumturi.

Nest

Një burrë në një dhomë rrethore eksploron një fenomen kureshtar, në të cilin 8 versione të sinkronizuara të vetës së tij formohen përkohësisht për të krijuar një botë simetrike në mënyrë rrotulluese, dhe kaleidoskopike.

One Man, Eight Cameras

Një fulterëz dështon të zhvillohet në një bretkosë dhe lihet prapa nga të tjerët. Por ka aq shumë për të provuar në pellgun e tij të vogël dhe pranvera e ardhshme është shumë afër.

Kuap

Një djalë gjen një guacë në rërë. Në duart e tij, guaca në mënyrë magjike e kthen plazhin e qetë dhe peizazhin e tij urban në një shesh lojërash të pafund, me ngjyra dhe kumbues.

A Shell

Tre dhe katër vjeçarët në një qendër të kujdesit ditor i japin regjisorit bonbone të tharta – ato janë tepër të tharta, gati të dhimbshme. Një eksperiment shumë argëtues për ata që nuk duhet të marrin pjesë.

Sour Death Balls

Në kohën kur nuk ka pasur orë me alarm, një burrë i moshuar ka punuar si zgjues. Çdo ditë ai ecte rrugën e gjatë nga shtëpia e tij deri në fshat derisa e merr një zile të vjetër me shkëlqim.

Awaker

Macja Percy mezi po e pret një ditë relaksuese në Cat Lake City – parajsa e pushimeve të maceve. Por vendi nuk është siç pritet. As edhe pika në peshqir nuk është aq e sigurt sa ka menduar.

Cat Lake City

Një djalë i turpshëm, në një vallëzim të shkollës së mesme trajton konceptet e reja të identitetit, seksualitetit dhe dashurisë.

Slow Dance
12:00
Shtëpia e Kulturës

Sham po shoqërohet me një grup vajzash hip të Malmos, por ajo ka një sekret që e fsheh nga shoqja e saj Stella. Ajo nuk ka leje qëndrimi dhe ka një shoqe tjetër që është akoma në Palestinë.

My World in Yours

Një film për patriotizmin, turizmin dhe imigrimin (lokal). Vajza jeton në një vend të hirtë, të izoluar, të rrethuar nga mure të larta. Ajo nuk ka udhëtuar kurrë askund, por tërë jetën e saj ka ëndërruar t’ia mbathë përgjithmonë për një botë të përkryer të quajtur “Jashtë vendit”

Untravel

Shtëpia e re e refugjatëve për fëmijë po diskutohet në një mbledhje të këshillit publik. Dy njerëz që qëndrojnë në anë të kundërta përpiqen që tu dëgjohet zëri. Who Talks ngrit pyetje lidhur me atë se mendimet e kujt kanë rëndësi dhe çka e krijon polarizimin.

Who Talks

Pasi kaluan ditën duke shtënë me armë dhe duke pushuar në liqe me disa miq të bardhë supremacistë, Jeffrey dhe Christa nisen për në shtëpi me djalin e tyre të ri Troy. Duke ndaluar te një dyqan ushqimesh, Jeffrey bëhet nevrik kur Jaydee, një burrë afrikan-amerikan, është i afërt me Troyin, dhe akti i pafajshëm i Jaydees rezulton në gjakderdhje.

Skin
14:00
Lumbardhi Indoor

Një i moshuar jeton në një fshat të vogël në veri të Mali të Zi. Ai trazohet nga tregimi i babait të tij, të cilin e ka dëgjuar derisa ishte djalë i ri. Në fund të LDB, një oficer italian ishte kapur nga partizanët, dhe shpejt pas asaj ishte qëlluar dhe varrosur afër shtëpisë së të moshuarit. Nuk ka varr apo gjurmë; as dëshmi reale që tregimi është i vërtetë. Sidoqoftë, ai ka frikë të groposë për të parë nëse ndonjë asht gjendet përfundi. Ai u kthehet fshatarëve të mbetur për ta gjetur të vërtetën. Janë dy burra më të vjetër se ai, por tregimet e tyre nuk përkojnë gjithmonë dhe nuk janë të lehta për tu kuptuar.

We Are the Sons of Your Rocks

Shkrimtari serbo-austriak Wongar jeton një jetë të izoluar në periferinë e Melburnit duke u kujdesur për 6 qentë e tij të egër. Romani i tij më i ri është gati për tu botuar por në të njëjtën kohë shoqëruesi i tij prej shumë kohe, qeni Timmy, është sëmurë. Veterinarët i sugjerojnë Wongarit që qeni duhet të vihet në gjumë por ai këmbëngul fuqishëm. AI beson se mund të kërkoj ndihmë për Timmyn diku tjetër: ai zhytet thellë në kujtesën e tij në përpjekje për të thirrur shpirtrat e të parëve vendës.

Wongar
15:00
GjirafaVideo VR Cinema

Me “O-në” me famë botërore të Cirque du Soleil në Bellagio në rolin kryesor, Dreams of “O” kap një tablo sureale dhe amfibe të personazheve tekanjoze ndryshe nga çdo tjetër. Për këtë bashkëpunim në mes të Samsung Gear VR, Felix & Paul Studios dhe Cirque du Soleil, një kamerë VR nënujore me shpejtësi të lartë ishte ndërtuar nga grumbullimet nga ana e stuios filmike, për të qenë në gjendje që të kapen koreografitë komplekse dhe të ndërlikuara të ujit të paraqitura në këtë përvojë – është kamera e parë e llojit të saj brenda mediumit të realitetit virtual. Shtrëngohuni për një udhëtim të lehtë dhe fantastik vizual që ju ngrit në ajër me zhytje të guximshme, dhe nën ujë për sekuenca magjepsëse ujore.

Dreams of 'O'

Një pemë misterioze ruan një pyll teksa njerëzit i përshkojnë shtigjet e tij, duke planifikuar zona ndërtimore dhe duke kërkuar një person të humbur. Teksa civilizimi shpaloset me ngadalë, dalin dinamika të reja të qeta. Floodplain vendoset kundër një krize mjedisore të krijuar nga njeriu dhe eksploron marrëdhëniet tona me njëri tjetrin në fund të natyrës. Nëse nuk mund të jemi më ata që ishim, a mund të bëhemi vërtetë diçka e re? A mund të jemi pyll, apo gur; a mund të jemi një mori organizmash; a mund të jemi asgjë? A mund të jemi diçka që nuk e dimë akoma se mund të jemi?

Floodplain

Një person i cili do të tregojë një histori për të qenit i zënë kurth në një kuti këpucësh. Dhe që në momentin tjetër ai bëhet protagonist në tregimin e tij të pa treguar ndonjëherë. Edhe më keq, ai kërcënohet nga vetja e vet mesatare e cili vjen për të marrë jetën e tij. Me Heroes of Night and Tragic, grupi kroat teatral eksperimental Ateatar vërteton se nuk ju duhet kamerë 360 për të xhiruar video 360, dhe e hap shtegun për kreativitetin e pakufizuar të VR.

Heroes Of Night and Tragic

Kinoscope është një përvojë VR që i zhyt shikuesit në një univers plot jetë e plotë ngjyra për të zbuluar historinë e kinemasë i drejtuar nga zëri i legjendës së Hollivudit Dean Tavoularis, dizajnerit të produksionit filmik puna e të cilit është shfaqur në arka të hiteve të shumta si filmat The Godfather, Apocalypse Noë, The Brink’s Job, One from the Heart dhe Bonnie and Clyde.

Kinoscope

Overview është një përvojë narrative 30 minutëshe për objektet e kozmosit, nga planetët e Sistemit tonë Diellor deri të galaktikat përtej Rrugës së Qumështit. I krijuar nga Orbital Views dhe regjisori i filmit Paul Mezier me një ekip shkencëtarësh që shfrytëzojnë të dhënat nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane, Overview është një aventurë e saktë dhe poetike për të gjitha moshat. Sa e madhe është galaktika jonë? Sa jemi ne larg prej Diellit? Si është ndjenja e të qenit brenda një mjegulle? Përgjigjet në këto pyetje, mund ti gjeni tani, nga perceptimi juaj. Shumë më shumë se një dokumentar, Overview është një simulim kredhës në kohë reale i testuar me astronautë. Është udhëtimi drejt yjeve që të gjithë e kemi ëndërruar.

Overview
16:00
18:00
DokuKino

Marshal Antonescu, lider i Rumanisë në Luftën e Dytë Botërore, ishte dënuar me vdekje për krime të luftës më 1946. Ekzekutimi ishte incizuar në film. Më 1994, regjisori Segiu Nicolaescu publikon filmin The Mirror, një film biografik që përpiqet të pastrojë emrin e Marshallit. Nicolaescu e vuri në skenë ekzekutimin për filmin e tij të metrazhit të gjatë. Filmi ynë i shkurtër krahason të dy ekzekutimet.

The Marshal’s Two Executions

Belonging bënë një vëzhgim topografik duke ndjekur vendet e një rasti kriminal 15 vite pas incidentit, të shoqëruar nga deklaratat e dhëna nga të dyshuarit. Pastaj, ai shfaq natën kur janë takuar çifti vrasës.

Belonging
20:00
Kino Kalaja

Përmes një bashkëpunimi me Kino Wolf të Berlinit, do të prezantojmë një performancë të filmit dhe muzikës bazuar në D’Est të Chantal Akerman, një film që sfidon çdo kate- gorizim. Muzikanti elektronik eksperimental libanez Rabih Beaini do të krijojë një produksion muzikor që eksploron filmin si dhe një bashkëpunim me Agona Shportën tonë, për këtë performancë shumë të veçantë në Kala.

Wolf Kino Berlin Presents: Rabih Beaini & Agona Shporta VS D'Est

FROM THE EAST rigjurmon një udhëtim nga fundi i verës deri në dimrin më të thellë, nga Gjermania Lindore nëpër Poloni dhe Baltik, deri në Moskë. Është një udhëtim që Chantal Akerman donte të bënte shkurt pas rënies së bllokut sovjetik “para se të ishte shumë vonë,” duke rindërtuar mbresat e saj në stil dokumentari në kufi të filmit artistik.

From The East
Solar Cinema

Një film për patriotizmin, turizmin dhe imigrimin (lokal). Vajza jeton në një vend të hirtë, të izoluar, të rrethuar nga mure të larta. Ajo nuk ka udhëtuar kurrë askund, por tërë jetën e saj ka ëndërruar t’ia mbathë përgjithmonë për një botë të përkryer të quajtur “Jashtë vendit”

Untravel

Të shtënat sporadike jehojnë në mesin e gërmadhave të një fshati i cili, ndonëse i braktisur, është objektiv i importit të madh për qeverinë rumune. Kjo i detyron dy të rinj që të nisin një negociatë të vështirë, edhe për fatin e vendbanimit edhe për të ardhmen e vet atyre.

The Afghanistans

Jeta e një vajze të re shfaqet përmes një telefoni mobil në tri kohë të ndryshme të jetës së saj: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Pas një periudhe të depresionit, jeta e saj ndryshon dhe ajo fshin të shkuarën e saj të filmuar me telefonin e saj mobil.

Delete

‘Story’ është një reflektim për njeriun modern në kohën e teknologjisë së gjithëpranishme. Duke shikuar nëpër ‘story’- një funksion i popullarizuar në shumë platforma të rrjeteve sociale – ne shohim njerëz të cilët janë të vetmuar, të humbur dhe tashmë indiferent për realitetin që i rrethon. Veprimi ndodh një ditë dhe tregohet shkurt, shpesh me skena (auto) ironike, ku bota virtuale fundoset në realitet.

Story
22:00
DokuKino Plato

Një grua e moshës së mesme dhe djali i saj e vizitojnë varrin e burrit të saj të ndjerë – që ndodhet në një ish fshat peshkimi në të cilin ajo nuk ka qenë prej dekadash. Në varrezat në kodrat prej rëre, ata bredhin për një kohë të gjatë pa gjetur gurin e varrit. A është shkatërruar kujtesa e saj, apo varri është fshehur diku nën barin e gjelbër të shesheve të reja të golfit? Është e vërtetë, për novurish, toka për të luajtur të gjallët është më e mirë se sa toka për të pushuar të vdekurit.

Blessed Land

Ku takohen njerëzit, të guximshmit zbulojnë se me besim të mjaftueshëm nxënësit bëhen çelës dere dhe në të qenit të tillë botët hapen ku horizontet zbërthehen në asgjë – filmi tregon tetë histori të shkurtra për miqësinë.

Laugh Lines

Në mënyrë që të shmanget nga ngacmimi i dy huliganëve, Xiao Bin, një 13 vjeçar i biri i një imigranti, përpiqet t’i bashkohet një bande rrugësh adoleshentësh.

The story of Bin

Mohamed është një bari i thekur që jeton në Tunizinë rurale me gruan dhe dy djemtë e tij. Mohamed tronditet thellë kur djali i tij i madh Maliku kthehet në shtëpi nga një udhëtim i gjatë me një grua të re misterioze. Tensioni në mes të babait dhe të birit rritet gjatë tri ditëve derisa arrin kulmin.

Brotherhood