Orari Interaktiv

10:30
Lumbardhi Indoor

Në lëndinat e rrethuara nga drunjtë e errët, Furry bashkë me një grup miqsh, jetojnë në strofuj. Ata ushqehen vetëm me farat që bëheshin fruta të skuqura pasi preknin tokën. Sidoqoftë, këto shfaqen vetëm rrallë. Frika e kafshëve nga pylli nuk i lejon ta lënë lëndinën dhe të nisën për të kërkuar ushqim diku tjetër. Në vend të asaj, të pajtuar me fatin ata presin derisa të bie nga qielli. Furry nuk do që vetëm të presë. Pylli zgjon kureshtjen e tij. Ai do të di, çka fshihet atje...

Fruit of Clouds

Loja me topa bore e Bulderit me shokun e tij Modika u ndërpre kur Lexi vjedh vëmendjen e saj me një lojë të qetë. I frustruar, Bulderi përpiqet ta rifitojë atë, duke rezultuar në një plan të dëmshëm për të cilin ai mundet fare mirë të pendohet...

Dunder

Njerëzit vijnë, njerëzit shkojnë – Megjithatë të gjithë lëvizin në drejtimin e njëjtë. Ne të gjithë ndajmë diçka për të cilën nuk jemi të vetëdijshëm, duke krijuar një fotografi të madhe të cilën nuk mund ta shohim. Filmi eksploron idenë se si të gjithë janë të lidhur në një mënyrë që mund të mos e kuptojmë. Duke ndarë kohën, hapësirën dhe lëvizjet, ne mbulojmë njëri tjetrin dhe krijojmë një fotografi më të madhe.

Synchronicity

Solar Walk shfaq udhëtimin e individëve dhe krijimeve të tyre në kohë dhe hapësirë. Çfarëdo kuptimi i veprimit ekziston vetëm nga perspektiva e individit, por nuk është kurrë i detyrueshëm kur e shikojmë nga perspektiva e sistemit diellor. Ka të bëjë me melankolinë e pranimit të kaosit si i bukur dhe kozmik. Pasioni për krijim projektohet përmes ndërtimit unik dhe të gjallë të vetë zanatit të animacionit.

Solar Walk

‘Story’ është një reflektim për njeriun modern në kohën e teknologjisë së gjithëpranishme. Duke shikuar nëpër ‘story’- një funksion i popullarizuar në shumë platforma të rrjeteve sociale – ne shohim njerëz të cilët janë të vetmuar, të humbur dhe tashmë indiferent për realitetin që i rrethon. Veprimi ndodh një ditë dhe tregohet shkurt, shpesh me skena (auto) ironike, ku bota virtuale fundoset në realitet.

Story
12:00
Shtëpia e Kulturës

Një çift suedez është në një udhëtim uellnesi në malet austriake, por pas një zënke, e dashura e Aronit largohet, dhe e përplas derën pas saj. Tani, Aroni po kërkon të dashurën e tij por nuk mund ta gjej askund. Ai zhytet në botën e çuditshme të rezortit të uellnesit alpin dhe lëviz vërdallë derisa ngrihet pyetja nëse Aroni po kërkon të dashurën e tij apo vetveten.

Excuse Me, I'm Looking for the Ping-pong Room and My Girlfriend

Një çift e viziton pronën e origjinës së tyre ku shtëpitë e kushërinjve që jetojnë jashtë qëndrojnë tani. Këta kushërinj vijnë për vizitë një herë në vit për pesë ditë. Ata janë vizitorët e vetëm të këtyre shtëpive gjatë vitit.

Ours

Anteu u lind në një fshat ku është fëmija i vetëm. Nëna e tij përfundon duke vdekur pas një kohe, ku edhe i ati shpejt bëri të njëjtën. Një nga një njerëzit nga fshati fillojnë të zhduken dhe Anteu, tani 17 vjeçar vazhdon me jetën e vetmitarit. Një natë, e zgjon një ëndërr: kush mund ta varrosë atë?

Anteu

I incizuar me telefon mobil, ne shohim një grup prej tre shokësh që mblidhen në një shtëpizë skijimi. Danieli do t’i propozojë të dashurës së tij dhe shoku i tij e filmon të gjithë ngjarjen për ta mbajtur në mend ditën më të mirë të jetës së tyre.

Guy Proposes to His Girlfriend on a Mountain
14:00
DokuKino

Tridhjetë bujq fillojnë një pelegrinazh kalorësish duke vizituar kufijtë e fushave dhe fshatrave pranë. Lodhje dhe dehje të përziera me ekstazinë fetare – një martesë mes të shenjtës dhe laikes.

Horse Riders

Në këtë vepër doku-fiktive, ‘Ocean Master’ një anije tregtare pa mandat antropomorfizohet, dhe hyn në dialog me disa punëtorë të kantiereve Gadani. Biseda lëviz në mes të ëndrrave dhe dëshirës, vendeve që mund të quhen shtëpi, dhe dhunës së strukturuar të futur në aktin e gjymtimit të një anije në Gadani. Teksa punëtorët kujtojnë shtëpitë dhe familjet që i kanë lënë prapa, ditët e gjata të punës ingranohen në mënyrë të padallueshme në njëra tjetrën, dëshpërimi që bartin ata me vete si pranga ngrihen në ballë, dhe ata janë të detyruar të përballen me realitetet e punës së tyre në të cilën ata ballafaqohen me vdekjen çdo ditë. Si mund të mbijetojnë ata dhe të shikojnë drejt të ardhmes?

All That Perishes at the Edge of Land

Që kur Narendra Modi së pari mori zyrën më 2014, 47 njerëz janë vrarë në krime të urrejtjes në lidhje me lopët në Indi. 76 përqind e atyre që kanë vdekur ishin myslimanë. Asmeena vajton vdekjen e të shoqit të saj, një blegtor i quajtur Rakbar, i cili gjoja se është vrarë nga “vullnetarët e lopëve”.

The Hour of Lynching

Amerika eksploron ndërprerjet e racës, historisë dhe rrëfimin vizual përmes një serie të 12 filmave pa zë, bardh e zi, 35 mm që do të ekspozohen në mënyrë kronologjike duke filluar nga 1915 deri në 1926. Amerika është inspiruar nga zbulimi i fundit i MoMA i incizimeve më të hershme të mbijetuara për një film të metrazhit të gjatë Lime Kiln Club Field Day, i krijuar nga një kastë dhe ekip ndër-racor për një audiencë me ngjyrë. Në çerekun e parë të shekulli XX, 100 vite më parë, njerëzit me ngjyrë dhe njerëzit e bardhë bënin filma bashkë me kastë me ngjyrë dhe rrëfime gëzimi. Shumica e këtyre filmave ishin humbur apo shkatërruar. Secili nga 12 filmat tanë përfaqëson një vit dhe disa gjëra zakonisht të jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

America
15:00
GjirafaVideo VR Cinema

Me “O-në” me famë botërore të Cirque du Soleil në Bellagio në rolin kryesor, Dreams of “O” kap një tablo sureale dhe amfibe të personazheve tekanjoze ndryshe nga çdo tjetër. Për këtë bashkëpunim në mes të Samsung Gear VR, Felix & Paul Studios dhe Cirque du Soleil, një kamerë VR nënujore me shpejtësi të lartë ishte ndërtuar nga grumbullimet nga ana e stuios filmike, për të qenë në gjendje që të kapen koreografitë komplekse dhe të ndërlikuara të ujit të paraqitura në këtë përvojë – është kamera e parë e llojit të saj brenda mediumit të realitetit virtual. Shtrëngohuni për një udhëtim të lehtë dhe fantastik vizual që ju ngrit në ajër me zhytje të guximshme, dhe nën ujë për sekuenca magjepsëse ujore.

Dreams of 'O'

Një pemë misterioze ruan një pyll teksa njerëzit i përshkojnë shtigjet e tij, duke planifikuar zona ndërtimore dhe duke kërkuar një person të humbur. Teksa civilizimi shpaloset me ngadalë, dalin dinamika të reja të qeta. Floodplain vendoset kundër një krize mjedisore të krijuar nga njeriu dhe eksploron marrëdhëniet tona me njëri tjetrin në fund të natyrës. Nëse nuk mund të jemi më ata që ishim, a mund të bëhemi vërtetë diçka e re? A mund të jemi pyll, apo gur; a mund të jemi një mori organizmash; a mund të jemi asgjë? A mund të jemi diçka që nuk e dimë akoma se mund të jemi?

Floodplain

Një person i cili do të tregojë një histori për të qenit i zënë kurth në një kuti këpucësh. Dhe që në momentin tjetër ai bëhet protagonist në tregimin e tij të pa treguar ndonjëherë. Edhe më keq, ai kërcënohet nga vetja e vet mesatare e cili vjen për të marrë jetën e tij. Me Heroes of Night and Tragic, grupi kroat teatral eksperimental Ateatar vërteton se nuk ju duhet kamerë 360 për të xhiruar video 360, dhe e hap shtegun për kreativitetin e pakufizuar të VR.

Heroes Of Night and Tragic

Kinoscope është një përvojë VR që i zhyt shikuesit në një univers plot jetë e plotë ngjyra për të zbuluar historinë e kinemasë i drejtuar nga zëri i legjendës së Hollivudit Dean Tavoularis, dizajnerit të produksionit filmik puna e të cilit është shfaqur në arka të hiteve të shumta si filmat The Godfather, Apocalypse Noë, The Brink’s Job, One from the Heart dhe Bonnie and Clyde.

Kinoscope

Overview është një përvojë narrative 30 minutëshe për objektet e kozmosit, nga planetët e Sistemit tonë Diellor deri të galaktikat përtej Rrugës së Qumështit. I krijuar nga Orbital Views dhe regjisori i filmit Paul Mezier me një ekip shkencëtarësh që shfrytëzojnë të dhënat nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane, Overview është një aventurë e saktë dhe poetike për të gjitha moshat. Sa e madhe është galaktika jonë? Sa jemi ne larg prej Diellit? Si është ndjenja e të qenit brenda një mjegulle? Përgjigjet në këto pyetje, mund ti gjeni tani, nga perceptimi juaj. Shumë më shumë se një dokumentar, Overview është një simulim kredhës në kohë reale i testuar me astronautë. Është udhëtimi drejt yjeve që të gjithë e kemi ëndërruar.

Overview
16:00
Shtëpia e Kulturës

"Les Rouflaquettes" është një film për rivënien në skenë të traumës, për udhëtimin e kujtimeve personale dhe historike në shoqëritë post-diktatoriale dhe baraspeshën e brishtë në mes të trillimit dhe të vërtetës që i atribuojmë nocionit të realitetit.

Les Rouflaquettes

Ky film reflekton gjendjen e meshkujve homoseksual në Kosovë. Ky është një dokumentar eksperimental që ju lejon të udhëtoni nëpër rrugëtimin e meshkujve homoseksual të cilët duhet të fshehen dhe të përmbahen nga seksualiteti i tyre derisa përballen me mentalitet të fuqishëm dhe mënyrë tradicionale të të menduarit që e fshin të drejtën e tyre për tu shprehur

Be a Man

Një film i shkurtër me historitë e të mbijetuarve të “Kampit famëkeq të Tepelenës” gjatë diktaturës në Shqipëri. I rrëfyer nga pak njerëz që janë ende gjallë.

Virtual Museum, Tepelena Camp

Gjatë viteve të tranzicionit në Kosovë, Bujari vendos të ndjek ëndrrat e tij për tu bërë aktor. Pas disa vitesh, bota e tij e vogël në shtëpi përjeton reshje të mëdha dhe errësirë me shpresën e vetme, të gjejë dritën në fund të tunelit.

Seam
Kino Klub

Një eksplorim i koncepteve të hapësirës, kohës dhe formës i regjisores avangard Maya Deren, përmes vizitave dhe projeksioneve të filmuara në shtëpitë e saj në Los Anxhelos dhe Nju Jork nga Barbara Hammer. Projeksionet e dritës në hapësirat intime të Derenit evokojnë të shkuarën, duke ofruar të drejtë hyrje në hapësirat e restauruara. ato që kanë frymëzuar vetë punën e Hammerit. Koha dhe hapësira përmbysen teksa lokacionet filmike të viteve ’40 ri-imagjinohen në të tashmen. Zërat nga e shkuara që flasin nga pragu i derës, dritaret dhe kornizat e fotografive përfshijnë pranitë e shtëpive të asaj kohe në Los Anxhelos dhe Nju Jork, burri i tretë i Deren, Teiji Ito, artistja Catrolee Schneemann, regjisori Ross Lipmann, e të tjerë.

Maya Deren’s Sink

Një film bashkëpunues 16 mm për mentorimin dhe përcjelljen e traditës së filmbërjes eksperimentale personale. Barbara Hammer, 70 vjeçare, ia dorëzon kamerën Gina Carduccit, një filmbërëse e re e veçantë. Duke xhiruar gjatë ditëve të fundit të parkut të argëtimit Astroland të Coney Island në Nju Jork, regjisoret llogarisin se fakt i paevitueshëm i jehonave të vjetra në arkitekturën e parkut të moshës së hapësirës e ka tematizuar parkun si dhe emulsionin e vetë mediumit të filmit. I frymëzuar nga filmi Bridges Go Round i Shirley Clarke, të dy regjisoret montuan pamjet dhe tingullin në mënyrë të ndarë, duke i bashkuar filmat e tyre në mes kur mbaruan, duke krijuar një eksperiment të vërtetë gjeneratash.

Generations

Një lidhje ndër-gjeneratash e tre filmbërëseve që kërkojnë mundësi alternative të strukturave në pushtet pjesë e të cilave janë në mënyrë të pandarë. Secila grua zgjat horizontin e saj te një subjekt jashtë të cilit është. Vever u rrit jashtë projekteve filmike të braktisura të Maya Deren dhe Barbara Hammer. I xhiruar në pikën më të largët të një udhëtimi me motoçikletë që Hammer ka bërë në Guatemala më 1975, dhe gërshetuar me reflektimet e dështimit, takimit dhe nisjes së Derenit në Haitin e viteve 1950.

Vever (For Barbara)
17:00
18:00
Lumbardhi Indoor

BIGGER THAN LIFE është një film muzikor në katër akte. Fokusi është në fabrikimin e historisë kombëtare përmes arkitekturës dhe planifikimit urban. “Shkupi 2014” është emri i planit ndërtimor monumental i qeverisë maqedonase, e cila do ta bëjë kryeqytetin e vet të duket si djep i civilizimit të lartë antik dhe si origjinë e Evropës.

Bigger Than Life

Shkrimtari serbo-austriak Wongar jeton një jetë të izoluar në periferinë e Melburnit duke u kujdesur për 6 qentë e tij të egër. Romani i tij më i ri është gati për tu botuar por në të njëjtën kohë shoqëruesi i tij prej shumë kohe, qeni Timmy, është sëmurë. Veterinarët i sugjerojnë Wongarit që qeni duhet të vihet në gjumë por ai këmbëngul fuqishëm. AI beson se mund të kërkoj ndihmë për Timmyn diku tjetër: ai zhytet thellë në kujtesën e tij në përpjekje për të thirrur shpirtrat e të parëve vendës.

Wongar
Shtëpia e Kulturës

Ne gjejmë vetën në një kopsht ekstravagant në Ouagadougou. Gruaja e ambasadorit francez ëndërronte të bëhej këngëtare e famshme e operas. Në vend të asaj, tani po përdor këndimin e saj si freskues për ti mbijetuar jetës së saj me sa duket me privilegje të rrethuar nga punëtorët. Ky film ngrit pyetje për strukturat e pushtetit, klasën, ndërlidhshmërinë, post kolonializmin dhe feminizmin në një mënyrë poetike, të butë dhe joshëse.

The Ambassador's Wife

Në e-deponinë helmuese në Gana ekziston një thesar informatash që mund të gjenden. Është një çështje relativisht e thjeshtë për të hapur hard-drajvët dhe për të pasur qasje në fotot dhe detajet personale të ish pronarëve të tyre. Gati gjithkush i pajisur me emër dhe adresë, mund të gjendet online. Filmi ndjek nënën e re Aman e cila përpiqet të bëhet një artiste mashtruese interneti por nuk duket se ka shumë aftësi për të. Ajo e shikon me habi një rrugë në Amerikë që ajo sapo e ka gjetur në Google dhe pyet veten nëse do jetë në gjendje ta mashtrojë një burrë. Në anën tjetër, One Dollar, di si ta përdorë llogarinë e rreme për t’i çmendur burrat.

Sakawa
Kino Klub

Në fund të viteve ’90 Interneti vjen në Norvegjinë veriore, duke rastisur me seksualitetin në lulëzim të Madsit (12 vjeçar). Hyrja e pornografisë në jetën e tij e komplikon marrëdhënien e tij me prindërit dhe shtëpia e tyre bëhet një fushë e minuar e ndërveprimeve të mundimshme.

World Wide Woven Bodies

Në një tregim që luhet tërësisht në ekranin kompjuterik të një adoleshenti, Noah ndjek protagonistin e emërtuar sipas tij teksa marrëdhënia e tij merr një kthese të thepisur për keq në këtë studim fascinues të sjelljes (dhe romancës) në kohën digjitale.

Noah

Homazh për filmat aksion dhe lojërat kompjuterike të viteve 1980.

All In

Luftëtari i tastierës kërkon të përdor fuqinë e futur në “armën” e tij për të kryer vdekje dhe shkatërrim ndaj armiqve të tij. Në thelb, tastiera lejon luftëtarin e tastierës që të manifestojë natyrën e tij të vërtetë luftarake në një ambient të sigurt dhe të largët, prej nga nuk ka kthim prapa në jetën reale.

War For Keyboard Warriors

Në film ne ndajmë tri histori të ndryshme lidhur me temën e varësisë nga lojërat kompjuterike, i treguar përmes një përzierje të intervistave dokumentare dhe animacionit. Në maskën e hyjnive të lojërave tre njerëz na tregojnë për përvojat e tyre të varësisë nga lojërat.

I Was a Winner

Jeta e një vajze të re shfaqet përmes një telefoni mobil në tri kohë të ndryshme të jetës së saj: e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Pas një periudhe të depresionit, jeta e saj ndryshon dhe ajo fshin të shkuarën e saj të filmuar me telefonin e saj mobil.

Delete
20:00
Kino n'Lum

I martuar dhe baba i dy fëmijëve, ai e lë familjen e tij në fshat dhe shkon për të përfunduar universitetin në Prishtinë. Lufta në Kosovë e kap atë të papërgatitur pasi nuk mund të bashkohet me familjen e tij përsëri. Ai arrin të shkojë në Shkup dhe përpiqet t'i kontaktojë, por me kalimin e muajve nuk dëgjon asgjë përveç tingëllimit. I izoluar, e vetmja gjë që e mban mendjen e tij në vend është një stilolaps dhe një fletore.

A Call from Yesterday

Koncepti i këtij dokumentari është ndërgjegjësimi ndaj maskulinitetit toksik, i cili prek shumë njerëz të rinj në Kosovë dhe në shumicën e rasteve çon në pasoja emocionale, si depresioni, agresioni, vetëbesimi i ulët, demotivimi, konfuzioni në vendimmarrje veçanërisht në zgjedhjen e karrierës.

Man

Pamje të rëndësishme të disa reperëve në Kosovë që ndikuan në mënyrën e jetesës së njerëzve dhe në sjelljet e tyre, e lidhur drejtpërdrejtë me vendin ku jetojnë. Reperë të ndryshëm, përfshirë edhe ata të parët që ndikuan në një unitet të caktuar të njerëzve dhe mendimet e tyre për degradimin e mentalitetit të vërtetë të Ritmit dhe Poezisë me kalimin e kohës. Integriteti i shoqërisë në tekstet e këngëve dhe mentaliteti i barabartë i të dyjave. Tekstet brutale, armët, drogat, seksizmi, materializmi, ekstremizmi fetar etj. janë tema të këtyre grupeve të shpëlarjes së trurit që kanë shumë ngarkesa prapa vetes, për ta përkufizuar atë, shumë njerëz përgjatë viteve.

all about ego

Dokumentari rrotullohet rreth një djali të ri me një mentalitet të izoluar edhe pse ai u rrit dhe jeton në një mjedis të shëndetshëm dhe jo racist. Jeta e tij e përditshme nuk është ndryshe nga një djalë mesatar shqiptar por është mentaliteti i tij që i jep atij titullin "Dele e Zezë".

Thoughts

Tre nxënës flasin për përvojat e tyre kur mësuesit e tyre u arrestuan dhe ndërlidhjet që kanë për shkollat e tyre.

Uncertain

Udhëtimi i të porsamartuarve për në muajin e mjaltit kthehet në një udhëtim të panjohur dhe të mërguar. Tregimi i dashurisë, humbjes, mallit dhe dëshirës.

Anonymous

Të ngrira në mes të dashurisë dhe urrejtjes, frikës dhe trimërisë, lumturisë dhe vuajtjes, emocionet nga e shkuara duket se e kanë të pamundur të fashiten.

Before 2019 after 1999

Salina kap gjendjen aktuale të fabrikës së kripës në Ulqin dhe ka për qëllim të ngrijë vetëdijen për rëndësinë e kësaj oaze.

Salina

Tre njerëz të ndryshëm gjejnë gjeste që i përngjajnë fëmijërisë së tyre në një vend që nuk e kanë vizituar kurrë më parë. Në Valdanos.

Valdanos

Rutina e peshkatarit zbulon pjesët e fshehura të punës së tij dhe shumë mundime të saj.

Naser

Një mëngjes me shi në Ulqin, Mali i Zi nga pikëpamja e një duhanxhiu. Teksa ai pi cigaren e tij të parë të mëngjesit.

The Balconies

Një udhëtim me dy superheronj, superheronj ndryshe.

Different Kind of Superheroes
DokuKino Plato

Nora (20 vjeçe), nënë vetushqyese emigrante po kërkon rrugë alternative për të shmangur largimin nga Republika Çeke, pasi azili i saj refuzohet.

Pick a name

Adi, një burrë 35 vjeçar kthehet në shtëpi nga puna. Rrugës për në shtëpi e vëren një aksident dhe ndalon për të ndihmuar. Bateria e telefonit i ka mbaruar kështu që nuk mund të thërras askënd për ndihmë. Ai detyrohet ta marrë çiftin e përfshirë në aksident në veturën e tij për t’i dërguar në spital. Adi e njeh burrin që ka bërë aksident si politikan z. Mere. Rrugës për në spital z. Mere e kupton që vajza e re ka vdekur kështu që ai ia mbath, duke e lënë Adin me vajzën e vdekur në veturë.

On The Road

Pas mesnatës, Lena (37 vjeçe) e frikësuar dhe duke ia mbathur e takon Gentin (11 vjeç) në një nënkalim në qendër të qytetit. Pasi e njohin njëri tjetrin, ata flasin për arsyet pse janë aty. Lena pohon se po e pret burrin e saj për ta marrë, derisa Genti po e pret të atin. Pastaj biseda e tyre kalon te plagët e tyre në kokë. Genti thotë se lëndimi ishte aksident i shkaktuar nga babai i tij, kurse lëndimi i Lenës ishte aksident i shkaktuar nga burri i saj gjatë pushimeve në Venedik.

The Path

Një çift, Besniku dhe Linda jetojnë me nënën e Besnikut Xhevën, e cila është pjesërisht e palëvizshme dhe ka nevojë për asistencë të vazhdueshme. Një ditë atyre u duhet të shkojnë në ministri për të dëshmuar që Xheva është gjallë, përndryshe e humbasin pensionin e saj. Rruga për atje nuk është e lehtë dhe do i ndryshojë jetët e tyre në mënyrë dramatike, ashtu si nuk e kanë imagjinuar kurrë.

Evidence
Solar Cinema

Një film i shkurtër i animuar për fëmijë për miqësinë. Nuk mund ta krijosh me detyrim një miqësi, por një urgjencë mund ta ndërtojë një shoqëri.

Cats and Dogs

Në kërkim të një vendi për tu vendosur, tre shokët I kaltri, I verdhi, dhe I gjelbri e kuptojnë se miqësia e tyre po shkatërrohet nga lakmia dhe gara pa tru. Vetëm kur I kaltri dhe I verdhi kanë shkatërruar të gjitha burimet natyrore përreth e zbulojnë se I gjelbri i ka gjetur vlerat e vërteta në jetë në një majë mali, në harmoni modeste me natyrën dhe i rrethuar nga familja dhe dashuria.

Three Fools

Shumë kohë më parë njerëzit u larguan nga planeti Tokë. Lobo mbeti vetëm. Lobo është një robot gazmor i cili i do kafshët dhe bimët. Ëndrra më e madhe e Lobos është të jetojë në një pyll të lulëzuar me shokun e tij më të mirë Banjon, i cili është një qen robot kureshtar. Bashkë, ata ndihmojnë në mbjelljen e drunjve dhe shpëtimin e kafshëve në nevojë. Një ditë ata takojnë një balenë të ngecur në cekëtinën e plazhit. Për ta shpëtuar balenën Lobo duhet ta tejkalojë frikën e tij nga uji, por nuk është lehtë posaçërisht kur një pikë e vetme uji mund ta bëjë atë të ndryshket.

Robot and the Whale

Në jug të Spanjës, një garë e pëllumbave shumëngjyrësh, do të shpërblejë jo atë që fluturon më së shpejti, por atë që do ketë ditur si ta josh një pëllumbeshë, dhe të fluturojë më së gjati përkrahë saj.

THOSE WHO DESIRE

Gjatë ditëve të fundit të dimrit dy të rinj aktorë kosovarë gjejnë ca material ndërtimor të braktisur pranë rrugës. Derisa ëndërrojnë për tu larguar nga vendi pa bezdinë e vizave ata vendosin të marrin copat me vete. Në një ndërtesë të braktisur ata fillojnë ndërtimin me pjesë të ndryshme duke ndërtuar raketën e vet për një person – derisa u paraqiten tregimet nga e shkuara. Të dy djemtë vendosin që raketa duhet të niset nga maja e malit më të lartë në Kosovë, Bjeshkët e Nemuna mitike. Pas një ecje të frikshme për në maje të Bjeshkëve të Nemuna, njëri nga djemtë do të niset në të ardhmen e re.

Toni and Bleri
22:00
Lumbardhi Outdoor

Çka ishe duke bërë derisa unë bëra këtë fotografi kur treni kaloi nëpër shtëpinë tënde vitin e shkuar?

Last Year When the Train Passed by

Lamis dhe Wilson janë emigrantë në Nju Jork. Ajo është një libaneze që sapo ka mbërritur dhe ai është një brazilian që ka jetuar atje ilegalisht, për 10 vjet. Një tregim hibrid i ndërtuar me një qasje poetike; një ditar udhëtimi që bëhet kronik dhe na çon në thelbin e mikropolitikës njerëzore në kohën e globalizimit: një mbretëri e pasigurt e dëshirës, shpresës dhe frikës.

While we are here
DokuKino Plato

Memory Room ripërshkon gjurmët e një pylltari irlandez të dërguar në Finlandën veriore më 1946 për të gjetur drunj të mjaftueshëm në madhësi dhe numër për tu përdorur si shtylla elektrike në Irlandë. Në këtë kohë në Universitetin Princeton, një ekip matematikanësh duke u përpjekur të shifrojnë makinën e parë informatike, zbuluan se kërkimi më efikas për një territor të pa vënë në hartë është të provohet jashtë në rrugë të zakonshme. Duke përdorur këtë logjikë regjisori u përpoq të shfrytëzojë një peizazh epik për të lokalizuar dhe për t’i dhënë kuptim kthesës tjetër.

Memory Room

Një dimër i ashpër ngrinë sipërfaqen e një lumi, pranë një shtëpie ku jetojnë dy kushëri. E zhytur në erën e ftohtë që ngrihet atë ditë, rritet vrazhdësia e marrëdhënies së tyre, duke e prekur kulmin.

Agouro

Të shtënat sporadike jehojnë në mesin e gërmadhave të një fshati i cili, ndonëse i braktisur, është objektiv i importit të madh për qeverinë rumune. Kjo i detyron dy të rinj që të nisin një negociatë të vështirë, edhe për fatin e vendbanimit edhe për të ardhmen e vet atyre.

The Afghanistans

Diku në Evropën Lindore. Young ia mbath nga vendlindja e saj depresive. Entuziazmi i saj i hershëm për autostop zbehet kur e gjen veten në lagjet periferike të qytetit në mes të natës. Në urë ajo takon një figurë balancuese në mënyrë të rrezikshme në rrethojat mbrojtëse. Kështu ajo e takon Skinnyn – një person të çuditshëm disi jostabil. Skinny jeton në një fugon kampimi, të cilin e përdor për të kryer porositë e tij në punën jo-fort-të ligjshme. Bashkë me të, ajo niset në një udhëtim pa destinacion. Teksa udhëtimi vazhdon një afërsi e veçantë zgjohet në mes të atyre dyve.

Acid Rain