Orari Interaktiv

10:30
Lumbardhi Indoor

Zogu i vogël ka shumë paqe dhe qetësi lart në pemën e tij, së paku derisa shfaqet një mysafir i papritur. Etja e fortë e shushunjës për gëlltitjen e gjetheve të gjelbra për të cilat zogu i vogël është kujdesur me butësi. Gjatë ballafaqimit të ardhshëm, të dy dështojnë të vërejnë që dikush tjetër u është vënë prapa, dhe ky personazh po ha një meze më të shijshme. Heroi cicërues i Lena von Dohren i madhështon shfaqjet e Generation për herë të tretë.

The Little Bird and the Caterpillar

Nafta, ari dhe zjarri janë thesaret brenda maleve gjigante krenare. Për malin e vogël është e pamundur ti mbajë gjithë ato. Ai është vetëm në posedim të kësaj DIÇKAJE të vogël, të çuditshme dhe të padobishme.

Some Thing

Një film për fëmijë për qejfin dhe egërsinë në mesin e fëmijëve. Dy personazhe filmi vizatimor zhvillojnë një jetë të tyren, në kombinim të pikselizimit dhe animacionit. Ata e poshtërojnë dhe e përqeshin figurën e tretë të papërfunduar; por superioriteti i tyre i përkohshëm ndërron, me që del se ai është vëllai i tyre i madh.

The Big Brother

The Kite merret me çështjen e vdekjes, por e bënë në një mënyrë të thjeshtë metaforike dhe simbolike për marrëdhënien në mes të djalit të vogël dhe gjyshit të tij. Ai shpjegon që askush nga ne nuk jemi këtu përgjithmonë dhe se të gjitha krijesat e gjalla duhet të vdesin, por gjithashtu për të treguar se vdekja nuk nënkupton fundin e udhëtimit tonë.

The Kite

Është vjeshtë. Në fund të një dege varet një gjethe e verdhë. Një zog i vogël i zi vjen për ta ujitur atë. Papritmas një ketër vjedh bidonin e ujit ngjyrë të gjelbër të hapur. Zogu ndjek hajnin e paturp. Ky është fillimi i një ndjekje emocionuese nëpër pyll. Por prapa drunjve dhelpra me ngjyrë të kuqe të zjarrtë tashmë po pret rastin e saj.

The little Bird and the Squirrel

Jake kalon kohën më të madhe të tij duke luajtur video lojëra brenda derisa nëna e tij vendos t’i japë atij një dhuratë.

The Present

Mbi një mal me majë të rrafshët një punëtorë elefantësh dhe kopeja e tij bëjnë një udhëtim befasues të pafund.

The Smortlybacks

Një zog i vogël e lë folenë e tij në kërkim të një gjetheje – por kur e ndjek një dhelpër e uritur, zogu mëson se ndonjëherë duhet të mendosh në fluturim!

The Little Bird And The Leaf

Në kërkim të një vendi për tu vendosur, tre shokët I kaltri, I verdhi, dhe I gjelbri e kuptojnë se miqësia e tyre po shkatërrohet nga lakmia dhe gara pa tru. Vetëm kur I kaltri dhe I verdhi kanë shkatërruar të gjitha burimet natyrore përreth e zbulojnë se I gjelbri i ka gjetur vlerat e vërteta në jetë në një majë mali, në harmoni modeste me natyrën dhe i rrethuar nga familja dhe dashuria.

Three Fools
12:00
Lumbardhi Indoor

Walled Unwalled është një performancë-video instalacion 20 minutësh në vetëm një kanal. Performanca përfshinë një seri ndërlidhëse të rrëfimeve të dala nga rastet ligjore që janë rrotulluar përreth provave që janë dëgjuar apo përjetuar përmes mureve. Ajo përfshinë një seri performancash ridekretimesh dhe një monologu të vënë në skenë brenda një trio të studiove të efekteve zanore në Funkhaus, Berlini Lindor.

Walled Unwalled

Gulyabani është një entitet, një vampir, një i huaj. Ajo është shpirti i shqetësuar i një vendi të shkretë dhe të vetmuar. Fethiye Sessiz, një fallxhore e njohur nga Izmiri më 1970 dhe 1980, kujton pjesë nga mbijetesa e saj nga abuzimi, kidnapimet dhe dhuna. Duke rikujtuar ngjarjet e fëmijërisë së saj përmes ditarit dhe letrave të saj për djalin e saj të larguar, Gulyabani rimbledh peizazhet emocionale në periudhën më të dhunshme të post- Republikës Turke, ku kujtesa e të ardhmes dhe fragmentet e të shkuarës vijnë së bashku njëherësh.

Gulyabani

Një natë, shtatë vite më parë, Rafael u kthye në shtëpi pas punës dhe zbuloi që njerëz që nuk i njihte, kishin ardhur ta kërkonin. Ai menjëherë ia mbathi, pa shikuar prapa. Që nga ai moment, jeta e tij ndryshoi, sikur ajo natë të mos kishte mbaruar kurrë. Një mbrëmje, përreth një zjarri të improvizuar pranë një fabrike, ai vendos që t’ia tregojë në mirëbesim udhëtimin e tij një të panjohuri i cili kishte një përvojë të ngjashme, po ashtu të shënjuar nga dhuna, varësia dhe mjerimi. Rrëfimi intim i Rafaelit ndeshet me dëshminë kolektive të një kombi të tërë të shtypur nga varfëria, shtypja policore dhe korrupsioni institucional.

Seven Years in May
Shtëpia e Kulturës

Një grua kurde dënohet me burg shtëpiak me një byzylyk elektronik. Akuza: mbështetja e aktiviteteve terroriste. Tani një kufi i padukshëm e rrethon kopshtin e saj në një fshat turk, të cilin ajo e kalon vazhdimisht. Djali i saj më i madh është i ndarë në mes të bindjes dhe rebelimit. Sa larg do të shkojë që ta mbrojë atë?

Are you listening mother?

Ayman, refugjat sirian në Liban, që mëson gruan e vet si ta ngasë makinën, e vetmja gjë që i ka mbetur nga vendi i tij. Mësimi merr kthesën e gabuar në çmenduri dhe nostalgji.

Aziza

Një punëtor i ri mbështetet në një veturë të parkuar. Dy studentë ndërkombëtar shikojnë një grup fëmijësh tek krijojnë një bombë. Dhe një burrë përpiqet të derdh një grumbull mbeturinash skaj rrugës. Three Stories Inside A Rental Van paraqet tri skica, secila e vendosur brenda të njëjtin fugon me qera, dhe secila eksploron moralin e personazheve të ndryshme që e marrin atë.

Three Stories Inside a Rental Van

Në Rivierë, një ndërtesë banesore private, koha e dremitjes. Ngrohja është e tmerrshme, por z. Osganzi dhe znj Carmen, besnik të zakoneve të tyre, po bëjnë banjë dielli pranë pishinës. Në dhomën e tij të ndejës nën hije, zotëri Henriet përpiqet të argëtohet duke shikuar fqinjët e tij, dhe çfarëdo shenje jete jashtë. Me sa duket, gjithçka është qetë...

Riviera

Për tërë jetën e tij, Kalervo ka qenë i keq në mbrojtjen e vetes, derisa Annukka – një grua që e do atë – i jep Kalervos një dhuratë që ndryshon gjithçka. Sikurse shumica e veprave të mëparshme të Nikkit, All Inclusive mund të interpretohet në shumë mënyra, por përfundimisht ka të bëjë me pushtetin, dashurinë dhe ndryshimin. Nëse do mund të ndryshonit pak vajtime nga jeta juaj, sa larg do kishit vullnet të shkonit?

All Inclusive
Kino Klub

BIGGER THAN LIFE është një film muzikor në katër akte. Fokusi është në fabrikimin e historisë kombëtare përmes arkitekturës dhe planifikimit urban. “Shkupi 2014” është emri i planit ndërtimor monumental i qeverisë maqedonase, e cila do ta bëjë kryeqytetin e vet të duket si djep i civilizimit të lartë antik dhe si origjinë e Evropës.

Bigger Than Life

Duke ndjekur grupin Electric Orgasm në turneun e tyre jashtë vendit në pranverë rë vitit 2018, ne pikturojmë portretin e njërit prej rok grupeve më të popullarizuara dhe më gamën më të gjerë në territorin e ish Jugosllavisë, duke shpalosur detajet interesante dhe më pak të njohura që i bënë ata dhe karrierën e tyre 39 vjeçare, direkt nga kujtimet e vetë anëtarëve të grupit.

Electric Orgasm for future generation
14:00
Kino Klub

Nga viti 1971 deri në 1981, Alvan Meyerowitz ka fotografuar më të mirën që Bill Graham ka sjellë në San Francisko. I armatosur me 36 ekspozime dhe qasje në prapaskenë, Alan ka dokumentuar grupet më me ndikim dhe muzikantët e kohës së tij: The Grateful Dead, Rolling Stones, dhe Bob Dylan, për t’i përmendur vetëm disa.

The Lens of the Revolution

Me sa duket sistemet e besimit të një shoqërie po ndryshojnë, ose edhe po rikthehen në kohë, një artist i Ohajos po e sfidon komunitetin e tij duke thënë, “mi sillni gabimet tuaja”. I frymëzuar nga ngjarjet e kohëve të fundit, Billy Joe White dhe Studioja e tij Red Rose Tatoo po promovojnë një koncept të thjeshtë...FSHINI URREJTJEN. Beneath the Ink është një shikim në kohë në urrejtje dhe racizëm në kodrinat perëndimore të rajonit Appalachi që shpalos tregime të çiltra të ndryshimit dhe shpengimit.

Beneath The Ink

Pasi kaloi kohë në burgun e Nju Hempshir, një i burgosur i liruar përballet me tërheqjen e varësisë.

The Pull

Në Minesota, dyert e një kinemaje të vogël që shet bileta me zbritje janë mbyllur, me që pronari i saj i pasionuar, punëtorët e përkushtuar, dhe një grup shikuesish e shikojnë komunitetin e tyre të venitet në kujtesë. Ndryshimi është i dukshëm në dritën e vënë nga celuloidi, në gumëzhimat dhe rrapëllimat e kabinës së projeksionit, dhe është një shfaqje lamtumire e trilogjisë Evil Dead në 35 mm. Pronari ndez dritat e shtëpisë për herë të fundit, me që një kishë e madhe afër merr biznesin për ta sjellë teatrin në një epokë të re të projeksionit digjital.

The Last Reel
15:00
GjirafaVideo VR Cinema

Me “O-në” me famë botërore të Cirque du Soleil në Bellagio në rolin kryesor, Dreams of “O” kap një tablo sureale dhe amfibe të personazheve tekanjoze ndryshe nga çdo tjetër. Për këtë bashkëpunim në mes të Samsung Gear VR, Felix & Paul Studios dhe Cirque du Soleil, një kamerë VR nënujore me shpejtësi të lartë ishte ndërtuar nga grumbullimet nga ana e stuios filmike, për të qenë në gjendje që të kapen koreografitë komplekse dhe të ndërlikuara të ujit të paraqitura në këtë përvojë – është kamera e parë e llojit të saj brenda mediumit të realitetit virtual. Shtrëngohuni për një udhëtim të lehtë dhe fantastik vizual që ju ngrit në ajër me zhytje të guximshme, dhe nën ujë për sekuenca magjepsëse ujore.

Dreams of 'O'

Një pemë misterioze ruan një pyll teksa njerëzit i përshkojnë shtigjet e tij, duke planifikuar zona ndërtimore dhe duke kërkuar një person të humbur. Teksa civilizimi shpaloset me ngadalë, dalin dinamika të reja të qeta. Floodplain vendoset kundër një krize mjedisore të krijuar nga njeriu dhe eksploron marrëdhëniet tona me njëri tjetrin në fund të natyrës. Nëse nuk mund të jemi më ata që ishim, a mund të bëhemi vërtetë diçka e re? A mund të jemi pyll, apo gur; a mund të jemi një mori organizmash; a mund të jemi asgjë? A mund të jemi diçka që nuk e dimë akoma se mund të jemi?

Floodplain

Një person i cili do të tregojë një histori për të qenit i zënë kurth në një kuti këpucësh. Dhe që në momentin tjetër ai bëhet protagonist në tregimin e tij të pa treguar ndonjëherë. Edhe më keq, ai kërcënohet nga vetja e vet mesatare e cili vjen për të marrë jetën e tij. Me Heroes of Night and Tragic, grupi kroat teatral eksperimental Ateatar vërteton se nuk ju duhet kamerë 360 për të xhiruar video 360, dhe e hap shtegun për kreativitetin e pakufizuar të VR.

Heroes Of Night and Tragic

Kinoscope është një përvojë VR që i zhyt shikuesit në një univers plot jetë e plotë ngjyra për të zbuluar historinë e kinemasë i drejtuar nga zëri i legjendës së Hollivudit Dean Tavoularis, dizajnerit të produksionit filmik puna e të cilit është shfaqur në arka të hiteve të shumta si filmat The Godfather, Apocalypse Noë, The Brink’s Job, One from the Heart dhe Bonnie and Clyde.

Kinoscope

Overview është një përvojë narrative 30 minutëshe për objektet e kozmosit, nga planetët e Sistemit tonë Diellor deri të galaktikat përtej Rrugës së Qumështit. I krijuar nga Orbital Views dhe regjisori i filmit Paul Mezier me një ekip shkencëtarësh që shfrytëzojnë të dhënat nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane, Overview është një aventurë e saktë dhe poetike për të gjitha moshat. Sa e madhe është galaktika jonë? Sa jemi ne larg prej Diellit? Si është ndjenja e të qenit brenda një mjegulle? Përgjigjet në këto pyetje, mund ti gjeni tani, nga perceptimi juaj. Shumë më shumë se një dokumentar, Overview është një simulim kredhës në kohë reale i testuar me astronautë. Është udhëtimi drejt yjeve që të gjithë e kemi ëndërruar.

Overview
16:00
Lumbardhi Indoor

Alexis ka një sëmundje vdekje prurëse. Ajo kalon kohën e saj në hapësirën e drunjtë të Skocisë veriore ku kujdeset për dhjetëra të tjerë të cilët janë po ashtu të sëmurë, të plagosur ose po vdesin. Disa kanë kancer në fazën e fundit, disa gati sa nuk ishin vrarë për shkak të paaftësive të tyre, disa janë shpëtuar nga thertoret. Alexis ofron kujdes paliativ për kafshët. Crannog ndjek Alexis teksa pa pushim përpiqet të ushqej një dele të lënë pas dore për ta kthyer në jetë. Një reflektim i qetë mbi mirësinë pa marrë parasysh vdekjen, filmi eksploron në mënyrë intime brishtësinë dhe forcën që vijnë nga dedikimi i jetës suaj për tu kujdes ndaj të tjerëve.

Crannog

Wild Berries është udhëtimi ndijimor i një djali të vetmuar i zhytur në botën e tij, duke bredhur nëpër livadhe e pyje, duke u nisur tutje drejt të panjohurës në secilin hap. I lënë vetëm në peizazhin rural të shkretuar të Rumanisë, ai luan kukafshehtas në mesin e lulediejve gjigant, bisedon me qyqen, i spiunon derrat, garon me erën, dhe endet nëpër fushat e pafundme. Vëzhgues dhe i durueshëm në kohë, i mërzitur dhe i papeshuar në të tjera, ai pret dhe kërkon diçka që duket se mbetet jashtë qasjes së tij. Ai na shikon prapa neve teksa e ndjekim atë në botën e tij që copëtohet ngadalë, i udhëhequr nga një dëshirë drejt diçkaje brenda nesh që ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë.

Wild Berries

Astronautët e shkretëtirës së Omanit. Apo mos është Marsi? Beduinë, anije kozmike, anije shkretëtire, dy vajza të reja të pasionuara pas hapësirës dhe një regjisor i humbur duke reflektuar për vendimet dhe frikërat në këtë Univers të madh, dhe marrëdhënia në mes të eksplorimit, kolonializmit dhe lirisë.

Mars, Oman

Shumë qytete apo shtete kanë shqetësime të ndryshme. Ato janë vende siç mund të ishte Portugalia, aq e zhytur në vuajtje të dhimbshme të së shkuarës, dhe ku secili tension i së tashmes është vetëm maja e një ajsbergu që shpjegohet në tërheqje të njëpasnjëshme që mund të shkojnë të paktën deri në origjinën e specieve. Kjo ndjenjë e përbashkët për shumë gjerësi shpesh prezantohet si diagnozë, një mohim i së tashmes së dhimbshme siç i kundërvihet dëshirës për t’iu kthyer një të shkuare të lavdishme.

Past Perfect
Shtëpia e Kulturës

Në rrojtoren e tij, Bashkimi kallajit me flokë e zemra. AI ndanë filozofinë e jetës me klientët e tij, të cilët i trajton si mysafirë dhe shpalos projektin e tij të radhës: xhirimi i një filmi. Si regjisor dhe protagonist ai ndërrohet nga të qenit një figurë margjinale në të pasurit rol kryesor në një eksplorim estetik të koncepteve të mëdha në jetë.

Bashkimi United

Filmi merret me Rronin, një djalë i ri shqiptar nga Kosova që përballet me pritjet e tij për të shkuar ilegalisht në Gjermani.

Far

Një grua e moshuar po përcillet nga afër nga një i ri, i cili në të vërtetë sillet si një që kujdeset për të. Më vonë, ai takon një hajn të zakonshëm dhe i kërkon atij të hyj me forcë në banesën e të moshuarës. Ai ia del ta bind hajnin ta kryej vjedhjen edhe pse ky i fundit shpreh mosdashje. Pas një jave, hajni ia del të kryej aktin e ligë. Shpejt pas tij, e moshuara sëmuret. Hajni e gjen veten në situatën e marrjes së VENDIMIT që i ndryshon jetën.

Decision

Një udhëtim në kohë. Duke zgjedhur gjendje të ndryshme mendore. Duke e bërë të dukshmen, të padukshme. Duke i dhënë zë të pazëshmes. Një udhëtim nëpër mendje.

Through the Mind

Gjatë ditëve të fundit të dimrit dy të rinj aktorë kosovarë gjejnë ca material ndërtimor të braktisur pranë rrugës. Derisa ëndërrojnë për tu larguar nga vendi pa bezdinë e vizave ata vendosin të marrin copat me vete. Në një ndërtesë të braktisur ata fillojnë ndërtimin me pjesë të ndryshme duke ndërtuar raketën e vet për një person – derisa u paraqiten tregimet nga e shkuara. Të dy djemtë vendosin që raketa duhet të niset nga maja e malit më të lartë në Kosovë, Bjeshkët e Nemuna mitike. Pas një ecje të frikshme për në maje të Bjeshkëve të Nemuna, njëri nga djemtë do të niset në të ardhmen e re.

Toni and Bleri
18:00
Kino Klub

1984 – Shtëpiza e kompjuterit arrin në dhomën tonë të ndejës dhe e pushton një gjeneratë të tërë. Vetëm ata që zotërojnë teknologjinë e re kanë të ardhme. Kompjuteri e ndanë shoqërinë në “Vendës Digjital” dhe “Imigrantë Digjital”. 2016 – Një grup qytetarësh më të moshuar po përpiqet t’i adaptohet shpejtësisë së kompjuterizimit në mënyrë që të gjejnë vendin e tyre në kohën digjitale. Problemi i tyre është i yni: Sa gjatë mund të vazhdojmë më zhvillimin rapid?

Digital Immigrants

Operation Jane Walk bazohet në filmin The Division të xhiruesit shumështresor distopik Tom Clancy. Zona digjitale e luftës së lojës caktohet me ndihmën e një operacioni artistik: Brenda rregullave të softuerit të lojës, mjedisi ushtarak po përdoret rishtas për një turne specifik nëpër qytet. Shëtitësit urban i shmangen betejave kurdo që është e mundur dhe bëhen turistë të qetë të një bote digjitale, e cila është një replikë e detajuar e qendrës së Menhetenit. Duke ecur nëpër qytetin post-apokaliptik, diskutohen çështje si historia e arkitekturës, urbanizmi dhe intervenimet e zhvilluesit të lojës në ndërtimin urbanistik.

Operation Jane Walk

‘Story’ është një reflektim për njeriun modern në kohën e teknologjisë së gjithëpranishme. Duke shikuar nëpër ‘story’- një funksion i popullarizuar në shumë platforma të rrjeteve sociale – ne shohim njerëz të cilët janë të vetmuar, të humbur dhe tashmë indiferent për realitetin që i rrethon. Veprimi ndodh një ditë dhe tregohet shkurt, shpesh me skena (auto) ironike, ku bota virtuale fundoset në realitet.

Story

Një udhëtim në mes të shpresës dhe distopisë në Kinshasanë me vegime, Zombies shkon nga kultura e sallonit të flokëve në një dalje nëpër klube futuristike, nga parada urbane në lavdinë e një diktatori në fushatë te një vesterni modern. Dhe merr në pyetje marrëdhënien gati fizike që kemi me telefonat tanë, produktet e dorës që na jep talentin e gjithëpranimit digjital...

Zombies

Lojtarët online e përshkruajnë luftën e tyre me ”shtypje”, një fenomen ngacmimi kibernetik me rrezik jete që përvijohet sa herë luajnë ata. Ngjarjet marrin formë nëpër videot e YouTube dhe pamjet e strukturës së uebit nga një video lojë.

Swatted
20:00
Kino n'Lum

Frika e të parit të realitetit kur shikimi i tyre i mbanë të gjithë larg prej të vërtetës së hidhur të jetës së tyre të programuar. Ata nuk kanë pasur të drejtë fjalë në realitetin që jetojnë por kanë zgjedhur të mbyllin sytë.

i

Trup i vogël, histori të mëdha, zemër gjigante. Bashkohuni me ne, teksa e zbulojmë personalitetin karizmatik të z. Afrimit. Një adhurues i Arnold Schwarzenegger, dashamirës i futbollit dhe aktor i pasionuar.

The Happy Man

"Shokët e mi" është një rrëfim i shkurtë mbi jetën e një adoloshenti, viktimë e bullizmit në Kosovë. Ai vendos përballë njëri-tjetrit shokët e klasës së tij dhe disa shokë te njoftuar në rrjetet sociale.

My Friends

Blinera, një vajzë 17 vjeçare rrëfen për peripetitë e përditshme të postimit në Instagram. Rrjeti s’është veçse magjik për të, ai tashmë po bëhet sfidues.

Blinera in the Web

“The longest summer” është një dokumentar i shkurtër rreth rutinës ditore të dy adoleshentëve gjatë pushimeve verore, pasi që kanë mbaruar shkollën e mesme.

The Longest Summer

Katër gra, një histori. E rrëfyer në gjithë Kosovën. Barra e të qenit vajzë, në familjet pa djem. Plot ankth, paragjykim dhe guxim. Pa vlla! Një fillm i kapërcimit të streotipit gjinor!

Pa vlla

Between fire and water, një baba dhe i biri mbajnë traditën e vjetër e punimit të hekurit. Duke qenë një nga farkatarët e fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Evropë që akoma e ruan zanatin, atyre u kujtohet e shkuara derisa reflektojnë për të tashmen.

Between Fire and Water

Ondak është një portretizim vëzhgimor i disa segmenteve të jetës dhe banorëve të Lukomir, një fshat i vogël i cili është vendi më i lartë i banuar në Bosnjë e Hercegovinë, dhe i vetmi mbi 1,330 m.

And then...

Potonji il’ prvi ndërton një korridor të kohës në një ndërtesë dhe në një monument në Bosnjë dhe Hercegovinë, të dyja të lidhura me revolucionin dhe luftën kundër fashizmit.

Potonji il' prvi

Don’t blink është një ese që hulumton ornamentet prej guri që ruajnë arkitekturën austro-hungareze të Sarajevës – dhe popullatën e qytetit nën. Edhe të vizituara vazhdimisht edhe të marra si të mirëqena, personazhet që stolisin ndërtesat bëhen dëshmitarë të historisë së qytetit në krijim – në tërësinë e tij- pa mbyllur sytë.

Don't Blink

Dy shokë po kujtojnë fëmijërinë e tyre. Duke ecur nëpër vendet ku ata kaluan shumicën e kohës si fëmijë, ata na udhëheqin përmes personazheve dhe tregimeve që ata projektuan derisa ishin të vegjël, duke hapur për të gjithë ne dyert magjike për botën e imagjinatës.

Everything is still here, but it’s not the same as it used to be

Nata e egër dhe e nesërmja në jetën e një mbretëreshe të jashtëzakonshme të zvarritjes.

Yaaas Queen!

Dokumentari Your other name është një letër unike për realitetin, artin, dashurinë dhe kohën. Autori na çon nëpër peizazhe që përfaqësojnë vetëm skicën e mendimeve rreth rrjedhës së kohës, duke na treguar se jeta është një luftë në të cilën ne gjithmonë përpiqemi ta kapim "momentin".

Your other name
DokuKino Plato

"Les Rouflaquettes" është një film për rivënien në skenë të traumës, për udhëtimin e kujtimeve personale dhe historike në shoqëritë post-diktatoriale dhe baraspeshën e brishtë në mes të trillimit dhe të vërtetës që i atribuojmë nocionit të realitetit.

Les Rouflaquettes

Ky film reflekton gjendjen e meshkujve homoseksual në Kosovë. Ky është një dokumentar eksperimental që ju lejon të udhëtoni nëpër rrugëtimin e meshkujve homoseksual të cilët duhet të fshehen dhe të përmbahen nga seksualiteti i tyre derisa përballen me mentalitet të fuqishëm dhe mënyrë tradicionale të të menduarit që e fshin të drejtën e tyre për tu shprehur

Be a Man

Një film i shkurtër me historitë e të mbijetuarve të “Kampit famëkeq të Tepelenës” gjatë diktaturës në Shqipëri. I rrëfyer nga pak njerëz që janë ende gjallë.

Virtual Museum, Tepelena Camp

Gjatë viteve të tranzicionit në Kosovë, Bujari vendos të ndjek ëndrrat e tij për tu bërë aktor. Pas disa vitesh, bota e tij e vogël në shtëpi përjeton reshje të mëdha dhe errësirë me shpresën e vetme, të gjejë dritën në fund të tunelit.

Seam
Solar Cinema

Një film i shkurtër i animuar për fëmijë për miqësinë. Nuk mund ta krijosh me detyrim një miqësi, por një urgjencë mund ta ndërtojë një shoqëri.

Cats and Dogs

Në kërkim të një vendi për tu vendosur, tre shokët I kaltri, I verdhi, dhe I gjelbri e kuptojnë se miqësia e tyre po shkatërrohet nga lakmia dhe gara pa tru. Vetëm kur I kaltri dhe I verdhi kanë shkatërruar të gjitha burimet natyrore përreth e zbulojnë se I gjelbri i ka gjetur vlerat e vërteta në jetë në një majë mali, në harmoni modeste me natyrën dhe i rrethuar nga familja dhe dashuria.

Three Fools

Shumë kohë më parë njerëzit u larguan nga planeti Tokë. Lobo mbeti vetëm. Lobo është një robot gazmor i cili i do kafshët dhe bimët. Ëndrra më e madhe e Lobos është të jetojë në një pyll të lulëzuar me shokun e tij më të mirë Banjon, i cili është një qen robot kureshtar. Bashkë, ata ndihmojnë në mbjelljen e drunjve dhe shpëtimin e kafshëve në nevojë. Një ditë ata takojnë një balenë të ngecur në cekëtinën e plazhit. Për ta shpëtuar balenën Lobo duhet ta tejkalojë frikën e tij nga uji, por nuk është lehtë posaçërisht kur një pikë e vetme uji mund ta bëjë atë të ndryshket.

Robot and the Whale

Një fshat i presupozuar afrikan, i banuar nga gjermanët. Filmi Burkina Brandenburg Komplex e përshkruan ndërtimin gjeografik që e bënë të përdorshëm imazhin “tonë” kolektiv dhe medial të Afrikës dhe e vë atë në provë përmes pasaktësive. Një gjetje arkeologjike bëhet në një minierë: një Ferrari. Ne e ndjekim Joachimin në shëtitjet e tij të përditshme. Ai dëshiron të realizojë një projekt të përbashkët energjetik. Muzeu i Trashëgimisë Kulturore Prusiane udhëhiqet nga një grua me ngjyrë. Ajo paraqet artefaktet nga kultura konsumuese e Perëndimit me theks të veçantë në produktet gjermane. Joachimi është i përfshirë në prodhimin ritualistik të energjisë në fshat, por përjashtohet kur ceremonia i afrohet finales, duke e flakur veten përfundimisht nga ‘tregimi/historia’.

BURKINA BRANDENBURG KOMPLEX

I filmuar gjatë betejës së Kobanit, ky film shpalos gratë në zemër të luftës kundër ISIS-it. Me qëndrim stoik dhe ndihmën e sulmeve ajrore amerikane, këto gra po e udhëheqin luftën për liri.

MERYEM
22:00
DokuKino Plato

Një çift suedez është në një udhëtim uellnesi në malet austriake, por pas një zënke, e dashura e Aronit largohet, dhe e përplas derën pas saj. Tani, Aroni po kërkon të dashurën e tij por nuk mund ta gjej askund. Ai zhytet në botën e çuditshme të rezortit të uellnesit alpin dhe lëviz vërdallë derisa ngrihet pyetja nëse Aroni po kërkon të dashurën e tij apo vetveten.

Excuse Me, I'm Looking for the Ping-pong Room and My Girlfriend

Një çift e viziton pronën e origjinës së tyre ku shtëpitë e kushërinjve që jetojnë jashtë qëndrojnë tani. Këta kushërinj vijnë për vizitë një herë në vit për pesë ditë. Ata janë vizitorët e vetëm të këtyre shtëpive gjatë vitit.

Ours

Anteu u lind në një fshat ku është fëmija i vetëm. Nëna e tij përfundon duke vdekur pas një kohe, ku edhe i ati shpejt bëri të njëjtën. Një nga një njerëzit nga fshati fillojnë të zhduken dhe Anteu, tani 17 vjeçar vazhdon me jetën e vetmitarit. Një natë, e zgjon një ëndërr: kush mund ta varrosë atë?

Anteu

I incizuar me telefon mobil, ne shohim një grup prej tre shokësh që mblidhen në një shtëpizë skijimi. Danieli do t’i propozojë të dashurës së tij dhe shoku i tij e filmon të gjithë ngjarjen për ta mbajtur në mend ditën më të mirë të jetës së tyre.

Guy Proposes to His Girlfriend on a Mountain