Orari Interaktiv

10:30
Lumbardhi Indoor

Në njërën anë është punë e ndyrë dhe në anën tjetër është produkt i mrekullueshëm.

Food Chain

Një fëmijë e njeh marrëdhënien erotike në mes të prindërve. Kureshtar por i tronditur, fëmija e merr kontrollin.

Sweet Sweat

Katër shokë udhëtojnë për në tropik, ku gjërat shkojnë keq.

Pura Vida

Dëshirat dhe obsesionet e tre shpirtrave përplasen në anën e një pylli të zymtë.

La Dolce Vita

“Kuldrenett” është një tregim për një burrë dhe një dru molle. Përpjekjet kokëforta të burrit për të arritur mollët prish baraspeshën e botës.

Golden Reinette

Historia e tre burrave, një dreri dhe një fluture.

Axis Deer

Duke jetuar në një botë mbeturinash, një leckëmbledhës 5 vjeçar ëndërron të ketë një palë këpucë, por kur bie ndesh me romancën, ai zgjedh romancën dhe niset në kërkim të vajzës 3 vjeçare nga qyteti në çmendurinë e Mumbait.

Doobie
12:00
14:00
Shtëpia e Kulturës

Në një park uji të braktisur, një vajzë dhe një djalë fshihen nga bota e jashtme. Në mes të gërmadhave me grafite të pishinës së vjetër dhe rrëshqitëseve të vjetruara, ata gjejnë strehën për të vajtuar humbjen e shpresave dhe ëndrrave.

AQUAPARQUE

Në jug të Spanjës, një garë e pëllumbave shumëngjyrësh, do të shpërblejë jo atë që fluturon më së shpejti, por atë që do ketë ditur si ta josh një pëllumbeshë, dhe të fluturojë më së gjati përkrahë saj.

THOSE WHO DESIRE

Babadimri është kapitalist. Ai iu sjell lodra fëmijëve të të pasurve dhe xhemperë të varfërve. Nikos është pesë vjeç.

KAPITALISTIS

Menjëherë pasi që një burrë palestinez e nënshkruan një peticion online, ai futet në një spirale paniku të vetë-dyshimit. Gjatë rrjedhës së bisedës me një shok të kuptueshëm, ai analizon, dekonstruon dhe interpreton kuptimin e zgjedhjes së tij që publikisht të mbështes bojkotin kulturor të Izraelit.

I SIGNED THE PETITION

Alice këndon, grimohet dhe shpërthen. Ajo është e lumtur. Megjithatë ajo është në spital, sapo ka dalë nga operacioni. Ajo është shumë e sëmurë dhe tërësisht tullace. Sidoqoftë, ajo është dashuruar me kirurgun e saj. Ai është shpëtimtari i saj dhe vjen për ta parë atë çdo mbrëmje. Secila vizitë e tij është një moment magjik për Alicen dhe i ndihmon asaj ta harrojë situatën e papërballueshme. Alice ia mbath në botën e vet të ëndrrave dhe e kthen jetën e saj në një jetë më të ëmbël, të mbushur me dashuri...

THE ESCAPE
Kino Klub

Ashley, një grua amerikane e moshës së mesme, i ka ardhur në majë të hundës nga qyteti ... dhe është lodhur duke e pritur burrin e saj shumë të dhënë pas punës që ta vërejë se po i shkatërron jetët e tyre. Ajo është e gatshme ta jetojë jetën në plotni, prandaj i hipën aeroplanit për në ambientin më të çuditshëm dhe më ndryshe që ka mundur ... xhungla e Amazonës. Ajo bëhet shoqe me Noe, një udhërrëfyes aventurash dhe piktor, i cili e dërgon atë thellë në xhungël për të eksploruar, jo vetëm biodiversitetin, por në fund edhe vetveten. Ata kalojnë 6 ditë intime së bashku ku secili shpalos një vete të fshehur që asnjëri nuk ia ka shfaqur botës së jashtme. Gjatë ndarjes së tyre, ata gjejnë mirëkuptimin, shoqërinë dhe të Vërtetën: se përkatësia e vërtetë gjendet në të qenit – në dëshirën – tonë... bashkë.

Lovebirds

KIFARU është një dokumentar i metrazhit të gjatë që ndjek jetët e dy rekrutëve nga Kenia të cilët i bashkohen njësisë së rojeve të rinoqerontëve të zonës së ndaluar pyjore Ol Pejeta – një grup i vogël i rojtarëve që e mbrojnë dhe kujdesen për Sudanin, mashkulli i fundit në botë i rinoqerontëve të bardhë verior. Duke u endur përgjatë katër viteve të para në punë të rojeve, KIFARU lejon shikuesit të përjetojnë në mënyrë intime gëzimin dhe kurthet e konservimit të jetës së egër direkt përmes syve të këtyre rojeve keniane të cilët në kohë reale bëhen dëshmitarë të zhdukjes.

Kifaru
15:00
GjirafaVideo VR Cinema

Me “O-në” me famë botërore të Cirque du Soleil në Bellagio në rolin kryesor, Dreams of “O” kap një tablo sureale dhe amfibe të personazheve tekanjoze ndryshe nga çdo tjetër. Për këtë bashkëpunim në mes të Samsung Gear VR, Felix & Paul Studios dhe Cirque du Soleil, një kamerë VR nënujore me shpejtësi të lartë ishte ndërtuar nga grumbullimet nga ana e stuios filmike, për të qenë në gjendje që të kapen koreografitë komplekse dhe të ndërlikuara të ujit të paraqitura në këtë përvojë – është kamera e parë e llojit të saj brenda mediumit të realitetit virtual. Shtrëngohuni për një udhëtim të lehtë dhe fantastik vizual që ju ngrit në ajër me zhytje të guximshme, dhe nën ujë për sekuenca magjepsëse ujore.

Dreams of 'O'

Një pemë misterioze ruan një pyll teksa njerëzit i përshkojnë shtigjet e tij, duke planifikuar zona ndërtimore dhe duke kërkuar një person të humbur. Teksa civilizimi shpaloset me ngadalë, dalin dinamika të reja të qeta. Floodplain vendoset kundër një krize mjedisore të krijuar nga njeriu dhe eksploron marrëdhëniet tona me njëri tjetrin në fund të natyrës. Nëse nuk mund të jemi më ata që ishim, a mund të bëhemi vërtetë diçka e re? A mund të jemi pyll, apo gur; a mund të jemi një mori organizmash; a mund të jemi asgjë? A mund të jemi diçka që nuk e dimë akoma se mund të jemi?

Floodplain

Një person i cili do të tregojë një histori për të qenit i zënë kurth në një kuti këpucësh. Dhe që në momentin tjetër ai bëhet protagonist në tregimin e tij të pa treguar ndonjëherë. Edhe më keq, ai kërcënohet nga vetja e vet mesatare e cili vjen për të marrë jetën e tij. Me Heroes of Night and Tragic, grupi kroat teatral eksperimental Ateatar vërteton se nuk ju duhet kamerë 360 për të xhiruar video 360, dhe e hap shtegun për kreativitetin e pakufizuar të VR.

Heroes Of Night and Tragic

Kinoscope është një përvojë VR që i zhyt shikuesit në një univers plot jetë e plotë ngjyra për të zbuluar historinë e kinemasë i drejtuar nga zëri i legjendës së Hollivudit Dean Tavoularis, dizajnerit të produksionit filmik puna e të cilit është shfaqur në arka të hiteve të shumta si filmat The Godfather, Apocalypse Noë, The Brink’s Job, One from the Heart dhe Bonnie and Clyde.

Kinoscope

Overview është një përvojë narrative 30 minutëshe për objektet e kozmosit, nga planetët e Sistemit tonë Diellor deri të galaktikat përtej Rrugës së Qumështit. I krijuar nga Orbital Views dhe regjisori i filmit Paul Mezier me një ekip shkencëtarësh që shfrytëzojnë të dhënat nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane, Overview është një aventurë e saktë dhe poetike për të gjitha moshat. Sa e madhe është galaktika jonë? Sa jemi ne larg prej Diellit? Si është ndjenja e të qenit brenda një mjegulle? Përgjigjet në këto pyetje, mund ti gjeni tani, nga perceptimi juaj. Shumë më shumë se një dokumentar, Overview është një simulim kredhës në kohë reale i testuar me astronautë. Është udhëtimi drejt yjeve që të gjithë e kemi ëndërruar.

Overview
16:00
Kino Klub

Marshal Antonescu, lider i Rumanisë në Luftën e Dytë Botërore, ishte dënuar me vdekje për krime të luftës më 1946. Ekzekutimi ishte incizuar në film. Më 1994, regjisori Segiu Nicolaescu publikon filmin The Mirror, një film biografik që përpiqet të pastrojë emrin e Marshallit. Nicolaescu e vuri në skenë ekzekutimin për filmin e tij të metrazhit të gjatë. Filmi ynë i shkurtër krahason të dy ekzekutimet.

The Marshal’s Two Executions

Që kur Narendra Modi së pari mori zyrën më 2014, 47 njerëz janë vrarë në krime të urrejtjes në lidhje me lopët në Indi. 76 përqind e atyre që kanë vdekur ishin myslimanë. Asmeena vajton vdekjen e të shoqit të saj, një blegtor i quajtur Rakbar, i cili gjoja se është vrarë nga “vullnetarët e lopëve”.

The Hour of Lynching

A mund tu besojmë syve tanë? Filmat e shkurtër të Johann Lurfit shpesh eksplorojnë territorin enigmatik në mes të reales dhe të perceptuarës, duke sfiduar ndjenjat tona për të kuptuar vegime dhe tinguj të marra nga mjedisi përreth nesh me mjete të buta, të bukura të efekteve trompe l´oeil. Cavalcade i cili verbon njëjtë si në 2D si në 3D, për herë të parë e sheh atë tek bënë një intervenim të drejtpërdrejt në hapësirën psikologjike.

Cavalcade

Walled Unwalled është një performancë-video instalacion 20 minutësh në vetëm një kanal. Performanca përfshinë një seri ndërlidhëse të rrëfimeve të dala nga rastet ligjore që janë rrotulluar përreth provave që janë dëgjuar apo përjetuar përmes mureve. Ajo përfshinë një seri performancash ridekretimesh dhe një monologu të vënë në skenë brenda një trio të studiove të efekteve zanore në Funkhaus, Berlini Lindor.

Walled Unwalled
18:00
Shtëpia e Kulturës

Gjuha kinematografike dhe gjuha e modës së lartë ndjekin njëherësh një linjë intime të tregimit, të përbërë nga simbolet, gjestet dhe imazhet. Duke lëvizur në mes të Romës dhe Nju Jorkut, filmi rrëfen fuqinë e lidhjes së gjakut në mes të dy grave të cilat duhet të vijnë te një ditë e vlerësimit me veten, përmes një pasqyre diakronike dhe medituese.

The Staggering Girl

Një film antologjik i vendosur në Afrikën kolonialiste në fund të shekullit XIX që tregon historitë e 5 personazheve të ndryshme: një mbret i trazuar, një xhuxh i moshës së mesme që punon në një hotel luksoz, një biznesmen i dështuar në një ekspeditë, një portier i humbur dhe një dezertor i ri i ushtrisë.

This Magnificent Cake!
20:00
DokuKino Plato

Filipin 15 vjeçar e rrahin mbi një urë këmbësorësh pranë lagjes së tij. Për tu hakmarrë, babai i tij merr me qera një bilbord në mes të lagjes me informatën lidhur me shpërblimin për ata që ndihmojnë t’i gjejë banditët. Ai fillon një luftë lokale, pjesë e të cilës nuk dëshiron të jetë Filipi. Një tregim i thjeshtë i moshës transitore i frymëzuar nga ngjarje të vërteta nga reportazhi “Djemtë me Flutura” nga Jacek Hugo-Bader.

Boys with Butterflies

Një nënë zbulon se diçka i ka ndodhur vajzës së saj, në moment e tërë qenia e saj bëhet qenie e një nëne.

Mother of

Njerëzit vijnë, njerëzit shkojnë – Megjithatë të gjithë lëvizin në drejtimin e njëjtë. Ne të gjithë ndajmë diçka për të cilën nuk jemi të vetëdijshëm, duke krijuar një fotografi të madhe të cilën nuk mund ta shohim. Filmi eksploron idenë se si të gjithë janë të lidhur në një mënyrë që mund të mos e kuptojmë. Duke ndarë kohën, hapësirën dhe lëvizjet, ne mbulojmë njëri tjetrin dhe krijojmë një fotografi më të madhe.

Synchronicity

Jonathas është adoptuar por pastaj është kthyer për shkak të rrugës së tij “ndryshe”. I frymëzuar nga ngjarje të vërteta.

The Orphan

Në një dimër të zakonshëm kinez, një nxënëse e shkollës së mesme të ulët të një qyteti të vogël, YU, përpiqet të ndërpresë grupin shkollor të vallëzimit dhe aerobikut.

She Runs
22:00