Linda Llulla Gashi emërohet Drejtoreshë Ekzekutive e DokuFest

April 17, 2019

DokuFest ka kënaqesinë të njoftojë që ka emëruar Linda Llulla Gashin si Drejtoreshë Ekzekutive të Organizatës.

Llulla Gashi është pjesë e DokuFest që nga themelimi i tij ndërsa kontributi i saj ka qenë qendror në zhvillimin dhe suksesin e organizatës. Gjatë dhjetë viteve të fundit ajo ka qenë drejtuese e projektit “Shkolla dhe filmi dokumentar” të DokuFest, duke ndihmuar në themelimin e klubeve të filmit në shkollat ​​e mesme të Kosovës që i mundëson nxënësve qasjen në filma dokumentar që trajtojnë tema aktuale të cilat lidhen me të drejtat e njeriut. Përmes këtij projekti  u ngrit edhe shkolla e filmit në Prizren, që shërben si një burim inspirues për filmbërësit dhe aktivistët e rinj përmes trajnimeve dhe paisjeve që ofrohen. Nën udhëheqjen e saj, programi edukativ i DokuFest u rrit dhe zhvillua në një nga programet më inovative në rajon. Si Drejtoreshë Ekzekutive, Llulla Gashi do të fokusohet në menaxhimin e projekteve vjetore të organizatës, si dhe në zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

DokuFest dëshiron të falënderojë Eroll Bilibanin, i cili ka qenë Drejtor Ekzekutiv për shtatë vitet e fundit për punën e admirueshme që ka bërë për sjelljen e organizatës aty ku është tani. Bilibani tani ka marrë përisër rolin e drejtuesit të DokuLab, duke sjellë përvojën dhe aftësitë e tij për të avancuar më tej programin arsimor përmes zhvillimit të moduleve që përdorin filmin si mjet për mësimdhënie duke promovuar zhvillimin shoqëror.

Me krenari ju kujtojmë se kjo është pozita e dytë udhëheqëse e mbajtur nga një grua në DokuFest. Ndërsa Linda Lulla Gashi është tani Drejtore e Organizatës Dokufest, Nita Deda mbetet Drejtoreshë e Festivalit Dokufest.

 

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018