Legowelt x Privacy | DokuNights

July 16, 2019

Ikona e muzikës house Legowelt do të performojë për herë të parë në DokuNights, përcjellur nga producenti i pakompromis i Berlinit, Privacy, me datën 9 Gusht.

Danny Wolfers i njohur si LEGOWELT është vërtet i veçantë. Producent dhe performues i cili arrin t’i mbulojë skenat e ndryshme me një lehtësi dhe një stil përherë unik me një botë përtej asaj që shohim në trendet e zakonshme.

Krijimet e tij muzikore kapin botë të ndryshme – disa të vërteta, disa imagjinare- dhe e gjitha kjo ndodh përmes një mënyre tejet unike dhe joshëse që arrin t’i mbajë dëgjuesit të magjepsur. Që nga dalja e tij e parë në fillim të viteve nëntëdhjetë, ai u bë figurë kyqe në skenën e Bregut Perëndimor të Holandës si dhe familjes Bunker, i frymëzuar nga pionerët e Detroitit dhe Çikagos si dhe filmave fiktiv-shkencor dhe sot njihet për dimensionet e technos moderne të shtrira në ritet e tij.

Për më tepër, nuk kalon asnjë vit në të cilin Danny Wolfers nuk publikon një album. I njohur me emrin Legowelt, ai shquhet për stilin e tij unik i cili nxirret nga përkushtimi i tij i palëkundur ndaj harduerit, qoftë i vjetër apo krejtësisht i prishur. Përmbledhtas, ky njeri është artist, forca muzikore e të cilit nuk mund të ndalet.

PRIVACY sipas emrit, privat nga natyra: artisti në fjalë nuk ka nevojë të shpërfaqë asgjë për vetën e tij më shumë se muzika e tij meqë ajo mjafton të na mbajë mendjen e zënë e këmbët në tokë. Është muzikë elektro por me nuanca të lehta dalluese se si valët na bëjnë të kërcejmë, mënyra se si tingujt metalikë na godasin shqisat dhe thellësia e sintetizimit të saj në psikën tonë.

Përherë i pakompromis dhe autentik, muzika e Privacy zbulon përherë e më shumë sa herë që e dëgjojmë. Funksionon edhe në pistën e vallëzimit e në të ka detaje saqë ndëgjimi vëmendshëm na e shpërblen vëmendjen. E njëjta ndodh edhe në kabinën e DJ ku sete eklektike kthejnë e përsillin muzikën me qëllim dhe kuptim. Mund të mos dimë shumë për Privacy, ama, e dimë sigurt që ai kurrë nuk dështon së zbavituri turmën në mënyra të buta, të ndryshme dhe nganjëherë mashtruese. Dhe në fakt, çfarë tjetër ka rëndësi?

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018