Karantina Shkurt e Ambël – Dita 9: SHTOJZOVALLE

March 25, 2020

Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 9

SHTOJZOVALLE nga Flutura Balaj

SHTOJZOVALLE from DokuFest on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2018
Gjatësia: 12 min.

Shtojzvalle: krijesa magjike të mitologjisë shqiptare, që posedojnë fuqi supernatyrore dhe bukuri të jashtëzakonshme. Shpesh të hasura duke vallëzuar e kënduar në pyje, Shtojzovallet më në fund shihen edhe nga sytë e njerëzve. Pas shekujsh jetese rreth nesh, ato na ftojnë në realitetin e tyre mistik. Duke na lënë të njoftohemi me superfuqitë e tyre, botën e tyre të bukur dhe pasionin për muzikën, këto Shtojzovalle na ndihmojnë të reflektojmë mbi tërë mundësitë e humbura që kemi pasur për t’i parë dhe vlerësuar.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018