Karantina Shkurt e Ambël – Dita 51: JETA ME UZIN

May 6, 2020

Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 51

JETA ME UZIN nga Uresa Selimi

Jeta me Uzin nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2015

Gjatësia: 6 min.

Copëza nga jeta e një adoleshenteje xhiruar me telefon celular përgjatë dy viteve, të gërshetuara me mendimet e shokëve të saj dhe të sajat për veten, të sotmen dhe të ardhmen në Kosovë.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy – NED dhe implementuar nga DokuFest.

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018