GJIRAFA VIDEO – PËRVOJA E REALITETIT VIRTUAL @ DOKUFEST

July 25, 2019

Përmes bashkëpunimit që tashmë është bërë traditë, DokuFest dhe GjirafaVideo vazhdojnë të sjellin disa nga filmat më të mirë të realitetit virtual për festivalin dhe audiencën e tij.

Për të tretin vit me radhë, shikuesit do të shohin dhe do të mund të përjetojnë koreografi nënujore në një udhëtim fantastik vizual, të udhëtojnë në Sistemin tonë Diellor dhe galaktikat përtej Rrugës së Qumështit, të zbulojnë historinë e kinemasë dhe heronjve të saj, të bëhen protagonistë në një film ose shëtisin në pyje.

Një përvojë e vërtetë në një botë virtuale.

GjirafaVideo do të sjell kinemanë e saj në zonën ‘KEJ’. Kinemaja do të jetë e hapur për të gjithë, do të jetë pa pagesë dhe e hapur çdo ditë të festivalit.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018