Filmi dhe Mediat Faktike në Qendër të Kompetencës

November 23, 2018

Në bashkëpunim me mësimdhënëset e Qendrës së Kompentencës në Prizren, DokuFest ka shfaqur filmin Soldiers ëho Rape në këtë shkollë.

Si pjesë e projektit “Filmi dhe Mediat Faktike” që synon ngritjen e vetëdijes dhe forcimin e imunitetit të komuniteti ndaj ekstremizmit të dhunshëm, Soliders Who Rape ka trajtuar temën e dhunës në luftë dhe pasojat e saj.

Pas shfaqjes, në bashkëpunim me profesorashat e kësaj shkolle është mbajtur diskutimi me nxënësit e Qendrës së Kompetencës për temat në fjalë.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkarhja e Luksemburgut për shoqërinë civilë në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit për Shoqëri Civile (KCSF).

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018