FACT OR FAKE: Truth on Film

July 15, 2019

Fact or Fake: Truth On Film është një program i veçantë i kuruar rreth nocionit të së vërtetës, temës kryesore të edicionit të sivjetmë të festivalit e që sjell 11 filma të cilët përmes kinemasë eksplorojnë të vërtetën në kuptimin e plotë të fjalës.

Në këtë program do të gjeni filma që hedhin dritë mbi të vërtetat (nganjëherë edhe mbi gënjeshtrat), siç është rritja e popullizmit të krahut të djahtë në Hungari, lufta kundër drogës në Filipine, misteret që përndoqën vdekjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, gjykimin e trilluar në periudhën e Stalinit dhe BRSS-së apo vrasjen masive të çifutëve në Odessa në vitin 1941 nga forcat Rumune. Do të mund të shihni edhe rrugëtimin e vështirë të tranzicionit të Myanmarit drejt demokracisë ose kërkimin botëror të asaj se çfarë demokracia nënkupton në të vërtetë! Rrëfime të një spiuni i cili lufton sistemin ose të një kolektivi të vogël gazetarësh të cilët zbuluan fatkeqësinë e MH17 dhe atë të helmimit të një spiuni Rus në Mbretërinë e Bashkuar. Do të gjeni edhe atë ngjarjen e famshme për falsifikimin e veprave të artit, të rrëfyer nga një prej mjeshtrave më të mëdhenj të kinemasë.

 

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018