DonChristian x Perera Elsewhere | DokuNights

July 18, 2019

Me datën 8 Gusht, po i paraprijmë konferencës fantastike të DokuTech me një parti të kuruar nga skuadra e saj, që sjell në DokuNights reperin e famshëm të Nju Jork-ut DonChristian si dhe muzikanten e muzikës elektronike eksperimentale PereraElsewhere!

DONCHRISTIAN JONES është artist vizual, reper, këngëtar/tekst-shkrues, dhe producent nga Nju Jorku. Veprat e tij përfshijnë performanca muzikore të kohës, përzierje të muzikës rep, video dhe murale publike, përzierje të tjera të zhanreve të hip-hopit me vizatime si dhe referenca të muzikës klasike dhe stileve të tjera bashkëkohore. Shumica e veprave të tij inspirohen nga koha që ai kalon duke vizatuar murale në Ishullin Rikers me miqtë e tij të rinj. Don ka shfaqur dhe performuar në Whitney Museum, MoMA Ps1, Webster Hall, Dancespace, Center for Performance Research si dhe ka qenë pjesë e rezidencës Robert Rauschenberg Foundation, Captiva, Florida. “Where There’s Smoke” është studio-albumi i tij i parë, i publikuar në qershor të vitit 2018.

E njohur me pseudonimin PERERA ELSEWHERE, Sasha Perera është producente e muzikës elektronike eksperimentale me prejardhje nga Mbretëria e Bashkuar. E farkëtuar nga thellësitë e Londrës, duke e konsideruar Berlinin si strehë të shenjtë, Perera mbledh shpirtërat e humbur dhe presupozon të nesërmën përmes zanatit të saj. Duke vepruar me instinkt më shumë se me matematikë, duke përfshirë elemente organike që komplementojnë dhe bashkë-ekzistojnë me robotikën, ajo ruan me kujdes hapësirën ku ndodhin kalimet e saj zanore të qeta dhe joshëse… këto janë pak a shumë materiali bazë i ëndrrave tashmë të zgjuara të Pereras. Nga zhavorri i klubeve të errëta tek absorbimi i tingujve indigjenë dhe stileve të saj udhëtuese, Perera i bashkon këto frymëzime në lumturinë e saj gjysmë-akustike, abstrakte dhe shumë-ngjyrëshe.

FATHER METHODIUS “Nuk ka mëkat, vetëm injorancë. Për të arritur përsosmërinë, duhet një gnozë. “Një pjesë e rendit gnostik bizantin + B.C + Ati Metodi është një mësues i të vërtetave të lashta dhe një alkimist i aftë që transmeton tinguj epematik në lumturi gnostike. Përmes këngës si lutje komunale dhe vallëzimit si meditim aktiv, janë hedhur shtresa të iluzionit material, duke lejuar që dashuria të rrjedhë dhe njohuritë hyjnore të zbulohen.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018