DOKUFEST XVIII SHPALL PROGRAMIN GARUES TË FILMAVE!

July 5, 2019

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Prizren, 05 korrik 2019 – DokuFest ka shpallur sot programin e filmave garues për edicionin e 18, i cili do të mbahet nga data 02 – 10 gusht në Prizren, Kosovë.

Mbi 100 filma dokumentar të mrekullueshëm si dhe një përzgjedhje e veçantë e filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale që vinë nga 40 shtete të ndryshme është ajo që e karakterizon programin e këtij edicioni. Ajo që e shquan këtë vit është edhe numri i madh i regjisorëve, filmat e të cilëve do të debutojnë për herë të parë nëpër seksionet e ndryshme garuese të festivalit si dhe regjisorë që marrin pjesë për të disatën herë me radhë.

Në ditët në vijim festivali do të vazhdojë të shpallë programet tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World si dhe një program të kuruar enkas për temën qendrore të festivalit ‘E Vërteta’.

“Të guximshëm dhe inovativë, të kohës dhe të rëndësishëm, kështu do t’i përshkruaja shumë nga filmat e programit garues të sivjetmë”,  tha Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i festivalit.

“DokuFest vazhdon misionin e tij për të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Kosovë dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur që këtë vit mirëpresim një numër të filmbërësve të rinj si dhe të atyre që rikthehen prapë për këtë edicion të festivalit.”

 

 

PROGRAMET GARUESE:

GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË

GARA E FILMAVE TË SHKURTË

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT

GARA KOMBËTARE

 
SHKARKO KOMUNIKATËN PËR MEDIA KËTU

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018