Diaspora në DokuFest 2019

August 4, 2019

Në mesin e shumë iniciativave të sivjetme të DokuFest, jemi të lumtur që për edicionin e 18 kemi krijuar një program të dedikuar për diasporën tonë. Duke e ditur se shumë bashkë-atdhetarë që jetojnë kryesisht në shtetet Europiane gjatë verës janë në Kosovë, DokuFest ndjen përgjegjësinë e krijimit të një programi që ndërthur jo vetëm filmin, muzikën, trashëgiminë kulturore por edhe përvojën gastronomike dhe potencialin turistik që ofrojnë bukuritë natyrore përreth Prizrenit.

Kësisoji, përmes programit për diasporën, DokuFest do të përpiqet të krijojë mundësi ndërveprimi me komunitetin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, në mënyrë që sigurojë informata të sakta për interesimet e bashkëatdhetarëve që vizitojnë Prizrenin gjatë DokuFest, në mënyrë që të krijohen pako permanente që mund të aplikohen edhe në periudha tjera të vitit.

Programi Diaspora në DokuFest përfshin tri pako kryesore:

1. ECJE HISTORIKE NË PRIZREN

16:00 Takimi te stenda dhe foto grupi
16:30 Vizitë monumenteve të trashëgimisë kulturore
18:30 Drekë tradicionale dhe tregime gastronomike buzë Lumbardhit në Marash
20:00 Shfaqje Filmi në DokuFest
00:00 DokuNights Koncert

Çmimi i rregullt 22 Euro
Çmimi për Diasporë 9 Euro

2. DEGUSTIMI I VERËRAVE NË RAHOVEC

11:00 Takimi te stenda dhe foto grupi
11:15 Nisja për Rahovec
12:30 Vizitë tek prodhuesi i Verës, degustim i verërave dhe djath
15:00 Kthimi në Prizren
19:00 Darkë tradicionale dhe tregime gastronomike
20:00 Kohë e lirë apo Shfaqje Filmi në DokuFest – varësisht nga preferencat individuale
00:00 DokuNights Koncert

Çmimi i rregullt 30 Euro
Çmimi për Diasporë 12 Euro

3. SHËTITJE NË NASHEC 

10:00 Takimi te stenda dhe foto grupi
10:15 Transporti deri te zona industriale dhe paisja me biçikleta dhe paisje mbrojtëse
10:40 Nisja për Nashec me biçikleta
11:30 Arritja në Nashec, pajisja me veshje mbrojtëse dhe Kajak
12:00 Nisja drejt luginës së Drinit me Kajak
13:30 Piknik pranë lumit Drin
15:00 Kthimi në Prizren me biçkleta
16:30 Kohë e lirë
00:00 DokuNights Koncert

Çmimi i rregullt 40 Euro
Çmimi për Diasporë 16 Euro

Aplikoni përmes këtij linku, për të qenë pjesë e ndonjërës prej pakove për diasporën (apo të trijave bashkë)

Ky program është mbështetur nga programi i USAID – Empower Private Sector.

 

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018