BIMBIMMA: Publikimi i Albumit | DokuNights

July 12, 2019

Tejet të lumtur të ju njoftojmë se njëri ndër reperët dhe tekst-shkruesit më të mirë të skenës kosovare, BimBimma, do të publikojë albumin e tij të ri në DokuNights!

Albumi ‘Ç’a kâ risi’ i përbërë prej 20 këngëve, do të publikohet dhe performohet bashkë me reperët Ergen Berisha dhe Elinel si dhe VLN on Drums me datën 06 Gusht në skenën tonë Andrra.

Pionieri i repit në gjuhën shqipe Burim Kursani – i njohur nga publiku kosovar si BimBimma – njihet për gjuhën e tij eksplicite si dhe aludimet e tij të fuqishme me anë të të cilave denoncon çështjet shoqërore dhe padrejtësitë që ndodhin në shoqërinë tonë.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018