Vullnetarët

DokuFest ka hapur sot thirrjen për vullnetarë për edicionin e 18 festivalit, i cili do të mbahet nga data 02-10 gusht në Prizren.

Vullnetarët e DokuFest të cilët duhet të jenë mbi 15 vjeç do të ndihmojnë në menaxhimin e kinemave, në Press dhe Media qendër, në mikëpritjen e mysafirëve dhe evente, në DokuDaily, DokuKids, DokuShop dhe Doku TV.

Afati i fundit për aplikim është 15 korrik, dhe të përzgjedhurit do të njoftohen për rezultatet deri më 20 korrik.

Të gjithë vullnetarët e përzgjedhur të cilët do të angazhohen në këtë edicion të festivalit, do të pajisen me çertifikata për njohjen e punës së tyre vullnetare nga Departamenti i Rinisë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Vullnetarëve të cilët vijnë nga vendet tjera të Kosovës, nuk u rimbursohet akomodimi dhe transporti nga ana e festivalit. Të gjithë vullnetarët rimbursohen me një shumë simbolike e cila mbulon harxhimet ditore për ushqim, si dhe ata kanë mundësi që me bexhat e tyre të kenë qasje në DokuNights.

Nëse jeni të interesuar t’i bashkoheni festivalit si vullnetarë, aplikoni përmes vegëzës në vijim: Aplikacioni

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).