Puno në DokuFest

DokuFest hap konkurs për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit për edicionin e 18 që do të mbahet në Prizren nga 2-10 gusht. Të gjitha pozitat e shpallura më poshtë  janë të karakterit të përkohshëm dhe përmbushin pozitat teknike dhe administrative.

Departamentet dhe pozitat:

Gazetar/e – DokuDaily
Fotograf/e
Asistent i mikëpritjes
Asistent logjistikë
Asistent logjistikë – DokuNights
Asistent –  DokuKids
Projeksionistë
Asistent të jurisë
Organizim të eventeve
Koordinator të kinemave
Shitës në DokuShop

Për të aplikuar në ndonjërën nga pozitat, dërgoni një email në apliko@dokufest.com duke dërguar një CV dhe letër motivimi të shkurtë, si dhe identifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Afati i fundit për aplikim: 7 korrik

Aplikacionet që dërgohen në email adresa tjera dhe pas afatit të caktuar nuk do të konsiderohen. Vullnetarët e më hershëm do të kenë përparësi në procesin e selektimit.