Angry Youth x DokuFest 2019

July 12, 2019

Për pjesën e gjashtë të serisë, Angry Youth x DokuNights 2019 prezanton një ekskursion në ekstremin e periferisë së muzikës hardcore të klubeve me Abyss X, Moesha 13 dhe Goro.

Abyss X u bë virtuoze e zhanrit të muzikës eksperimentale duke krijuar një përzierje unike të himneve të shquara të vendlindjes së saj dhe të pandemonit të flaktë të folklorit popullor. Duke dalur nga një gamë e çuditshme por paletë jashtëzakonisht e pasur, muzika e saj gjithashtu mbart frymëzim nga muzika jazz, pop, techno, noise dhe trip-top. E ndërlidhur edhe me mendimin progresiv, Abyss X nisi stampën e saj SHXME në vitin 2017; një iniciativë jo fitim-prurëse që synon të mbështesë fushatat me fokus në ndryshime shoqërore. Ajo është gjithashtu themeluesja e festivalit të saj të ri të konceptuar si “Nature Loves Courage” që zhvillohet në vendlindjen e saj, Kretë, gjatë stinës së verës.

Moesha 13, e cila tashmë njihet si ikonë e muzikës underground, performon, është Dj si dhe krijon një përzierje të veçantë të repit francez, hardcore si dhe u jep performancave të saj një prekje të pagabueshme të diellit të jugut të Francës. Pjesa më e madhe e krijimeve të saj tërhiqen nga reggaeton ose dancehall të cilat përcillen nga vokale franceze të mbushura me auto-tune. Moesha 13, padiskutim ka lidhje të fuqishme edhe me kulturën hibride të klubeve mes gadjicor, Atlanta hip-hop, gabber si dhe përfshin trash-metal kur bën miksimet e saj muzikore si DJ. Ajo krijon gjithashtu miksime me football jerseys, flashy Yamahas si dhe përdor estetikën e post-internetit në muzikën e saaj. Moesha 13 vendos një fazë dekoloniale dhe feministe për tingujt e saj si dhe një skenë të mbushur me individë hibridë të cilët vendosin ku përkasin gjatë performancës apo natës.

Krijimet e pazakonta të Gorosë janë rezultat i studimeve të tij për muzikën klasike indiane si dhe studimit të marrëdhënies mes tingujve dhe meditimit, të çiftëzuar me kanalizimin e prapavijës së tij muzikore të Bullgarisë si dhe eksplorimin e muzikës Orientale. E gjitha kjo, natyrisht që prezantohet në kontekstin e muzikës bashkohore të klubeve. Pas publikimit të debutimit të tij EP
“Remember Who You Are” në vitin 2017, ai ka qenë mjaft aktiv, duke duke ndjekur një sërë shfaqjesh të vetme dhe kompiluese për produksione të ndryshme underground, të cilat u zhvilluan në fillim të vitit 2018 duke publikuar më pas të tilla në baza mujore, e të cilat morrën vëmendje edhe më të madhe sesa ato që dolën nga produksionet muzikore. Kjo e orientoi Goronë që të performojë në koncerte të shumta, nga setet e rregullta në Berlin (duke përfshirë klubet si Berghain dhe Ohm) për të vazhduar më pas në gjithë botën. Teksa vazhdonte të ishte i pavarur, muzika e tij fitoi mbështetjen e disa emrave të famshëm si WEDIDIT Collective, Scratcha DVA, Ikonika, NAAFI, Kastle, Air Max ‘97, ndër të tjerë.

Ata do të performojnë me datën 4 Gusht, në skenën tonë Andrra!

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018