2 dokumentarë të shkurtë shfaqen në Gjimnazin “Ulpiana”

March 11, 2019

Rreth 40 nxënës të Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan ishin të pranishëm në shfaqjen e filmit të organizuar nga DokuFest sot.

Filmat dokumentarë të shkurtë “Mama Illegal” dhe “Waste” u shfaqën në këtë shkollë, pas së cilës u bisedua me nxënësit për temat e filmave.

Mësimdhënëset e kësaj shkolle Feride Thaçi dhe Jehona Luma kanë trajtuar temën e migrimit me nxënësit, derisa procesi i zhvillimit të edukimit alternativ dhe bisedës aktive me nxënësit gjatë procesit mësimor duke përdorur mjete audio-vizuele do të vazhdojë edhe në muajt tjerë me kërkesën e shkollës.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit për Shoqëri Civile (KCSF).

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018