PROGRAMI I PLOTË I DOKUNIGHTS 2019

July 24, 2019

Jashtëzakonisht të lumtur të shpallim programin e plotë të DokuNights, dashnisë tonë të vërtetë!

ANDRRA

E PREMTE 02

BIJAT: COUCOU CHLOE x SHYGIRL x GALOUCHË x MATALE
Festivalin do e hapim me kolektivin e freskët dhe të guximshëm të Kosovës BIJAT, të cilat kanë kuruar një program me yjet Coucou Chloe dhe Shygirl, dhe me çikat tona Galouchë dhe Matale!

E SHTUNË 03

NOBU x JANE FITZ
Një ngjarje me pionierin e technos nga Japonia, DJ Nobu dhe selektoren e respektuar nga Anglia, Jane Fitz, me techno abstrakt dhe hipnotik, UK acid, spacey house, psychedelic dhe trance.

E DIELË 04

ANGRY YOUTH: ABYSS x GORO x MOESHA13
Në serinë e tyre të gjashtë në DokuNights, Angry Youth sjell një ekskurzion nëpër periferitë e largëta të hardcore club muzikës me Abyss X, Moesha 13, dhe Goro.

E HËNË 05

NO RECESS: DIE WILDE JAGD x VIA TIRANA x UJ PA GAZ
Kemi bashkuar forcat sërish me platformën e artit No Recess për t’ju sjellur bendin nga Berlini Die Wilde Jagd, të cilët do të performojnë për herë të parë në Kosovë. Nata do të hapet me projektin muzikor evolues shqiptar Via Tirana ndërsa do të mbyllet me Uj Pa Gaz dhe mix-in e tij të muzikës elektronike, slow disko, acid dhe balearik.

E MARTË 06

BIMBIMMA ALBUM RELEASE w ELINEL x ERGEN x VLN ON DRUMS
Njëri ndër reperët dhe tekst-shkruesit më të mirë të skenës kosovare, BimBimma, do të publikojë albumin e tij të ri në DokuNights! Albumi ‘Ç’a kâ risi’ i përbërë prej 20 këngëve, do të performohet bashkë me reperët Ergen Berisha dhe Elinel si dhe VLN on drums. BimBimma – njihet për gjuhën e tij eksplicite dhe tekstet që denoncojnë çështjet shoqërore dhe padrejtësitë që ndodhin.

E MERKURË 07

SERVIS: BATU x JOSEY REBELLE
Përmes një bashkëpunimi me rave kolektivin nga Prishtina Servis, kemi kuruar një line-up emocionues me dy nga DJ-të më të respektuar nga Anglia, Batu dhe Josey Rebelle. Një duo progresive dhe avanturiere, që do të na çojë në një udhëtim të një spektri të gjerë të njohurive muzikore.

E ENJTE 08

DOKUTECH: DONCHRISTIAN x PERERA ELSWHERE
Një natë që paraprin konferencën fantastike të DokuTech me një program të kuruar nga ekipi i tij, duke sjell në DokuNights reperin nga Nju Jorku, DonChristian, dhe artisten e muzikës eksperimentale elektronike Perera Elswhere.

E PREMTE 09

LEGOWELT x PRIVACY
Ikona e muzikës house Legowelt do të performojë për herë të parë në DokuNights, ndjekur nga artisti i pakompromis i Berlinit, Privacy.

KALAJA

E SHTUNË 03

CATERINA BARBIERI
Caterina Barbieri është kompozitore italiane e cila eksploron tema që ndërlidhen me inteligjencën artificiale dhe perceptimin e tingullit – me fokus në minimalizëm. Caterina eksploron efektet psiko-fizike të përsëritjes së muzikës duke hulumtuar potencialin polifonik dhe poli-ritmik të sekuencerëve për të nxjerrë gjeometri komplekse në hapësirë dhe kohë. Ajo do të performojë në perëndim të diellit në Kala për një eksperiencë të plotë hipnotike.

E ENJTE 08

Wolf Kino Berlin presents: RABIH BEAINI AND AGONA SHPORTA VS D’EST
Përmes një bashkëpunimi me Kino Wolf të Berlinit, do të prezantojmë një performancë të filmit dhe muzikës bazuar në D’Est të Chantal Akerman, një film që sfidon çdo kategorizim. Muzikanti elektronik eksperimental libanez Rabih Beaini do të krijojë një produksion muzikor që eksploron filmin si dhe një bashkëpunim me Agona Shportën tonë, për këtë performancë shumë të veçantë në Kala.

KINO N’LUM

E HËNË 05

Iso Polyphony: RIVER VOICES
Kino n’Lum do të jetë nikoqir i një koncerti magjik me një nga grupet e fundit femërore iso-polifonike nga zona e lumit Osum të Shqipërisë, që do të na këndojnë këngë të lumit të tyre, të dashurisë, migrimit, historisë, martesës, fëmijëve. Kjo performancë tradicionale folklorike, midis këndimit dhe recitimit, midis vajtimit dhe festimit, është një kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit e shpallur nga UNESCO.

LUMBARDHI

E PREMTE 09

BYETONE
Një shfaqje audiovizuale me një nga figurat kyçe të skenës së muzikës elektronike eksperimentale, producentin gjerman dhe bashkë-themeluesin e Raster-Noton, Byetone. Ai do të ngushtojë hapësirën në mes të galerisë dhe klub-it me punën e tij arkaike dhe rebele.

July 31, 2019

DokuKids 2019

July 15, 2019

Konkurs pune

October 1, 2018