04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

Vizione të së Ardhmës: DokuNights

Foto kryesore: Agan Kosumi / K2.0

August 10th, 2017

Qysh duket e ardhmja në 5am?

Është viti 2101. DokuFest është duke festuar 100 vjetorin, vullnetarët po festojnë deri në mëngjes, e po duken më të kthjellët se kurrë të nesërmën, ndërsa Kosova po u ndimon shteteve nordike me prodhim të filmave. Kështu e parashikoi të ardhmen një vizitor që udhëtoi në kohë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 16 të DokuFest, në 2017. Por çfarë shpresa e frika për të ardhmën kanë njerëzit që e popullojnë sot Prizrenin? A po vjen një botë më e mirë?

Për pjesën e dytë të serisë sonë, K2.0 e ndoqi lumin deri te skena “Andrra” për ndejën e ditës së mërkurë (9 gusht), pjesë e DokuNights. Derisa Marcus Henriksson, Samuli Kemppi, Panda dhe Moodular po lëshonin tinguj ngulmues e hipnotik, K2.0 kërkoi nga pjesëmarrësit që ta paramendojnë se si do të jenë ndejat në shekullin 22, t’i konsiderojnë rreziqet e mundshme që lidhen me intelegjencën artificiale, dhe të debatojnë për atë se a është e ardhmja e seksit robotike.

K2.0: Çka ke qejf me pa në botë në të ardhmën?

Mario (24), i vetëpunësuar
“Çka kam qejf me pa në të ardhmën? Atë që e kam parë deri më tani. Më ka pëlqyer shumë vendi, natyra… njerëzit janë të këndshëm. E ardhmja i përket natyrës dhe atyre që e duan atë. Por kisha pasë qejf me e pa një të ardhme pa qeveri, me liri për njerëzit. Duhet të jemi të lirë. Pse të kemi qeveri?”

Ylli (27), audio inxhinier
“Teleportime, portale. Kisha pasë qejf me udhëtu shumë me to, gjatë gjithë kohës në fakt. Pa kufizime!”

Tom (31), kurator i festivalit të filmit
“Për mua nuk është domosdoshmërisht diçka që nuk është krijuar ose menduar ende, por diçka që dua ta ripunoj. Jam britanez dhe jam shumë i angazhuar me gjithë situatën Brexit. Para Brexit jetoja në një botë e cila për mua ishte e hapur dhe pranonte kultura tjera, kombe tjera, emërtime tjera. Mendoj që Brexit e ka krijuar një situatë në Mbretërinë e Bashkuar (MB) e cila i ka bërë njerëzit që të mendojnë se mund të hajnë mut për çkado. Dua të kthehem në botën para kësaj”.

Photo: Agan Kosumi / K2.0.

K2.0: Qysh kanë me qenë ndejat në vitin 2101?

Teuta (18), studente
“Partyt kanë me qenë shume të shpetjë, me shumë ngjyra e drita. Ka me qenë një realitet virtual i ri, nuk ka me pasë muzikë jazz e pop; gjithçka ka me qenë elektronike. Partyt kanë me qenë krejtë të mbylluna diçka në një pjesë të hapësirës me virtual reality, por tradicionalja kurrë s’ka me u hekë”.

Delilah (27), nomade digjitale
“Shpresoj që nuk do të jenë në ndërtesa të bombarduara pas Luftës së Tretë Botërore. Ose mujnë me qenë shumë të mira, ose shumë palidhje. Me gjasë unë kam me qenë e vdekur por njerëzit që janë të gjallë definitivisht kanë me vallëzu – vallëzimi është diçka që njerëzit e bëjnë qe 2000 vjet, dhe kjo nuk ka me ndryshu në 80 vitet e ardhshme. Nuk mendoj që mundemi me e parashiku se çfarë muzike ka me pasë sepse mendjet e njerëzve janë shumë të zëna në këtë epokë. Ka me përfshi teknologji por ka me përfshi edhe instrumente klasike, sepse kanëm e u përzi shumë mirë me njëra tjetrën”.

Fjona (17), studente
“Vallëzimi ka me qenë shumë ma ndryshe. Qysh ka ndryshu në 20 vitet e fundit ka me ndryshu edhe ne 80 vittet e ardhshme. Për njerëzit po mendoj që s’kanë me kanë t’gjallë aq sa janë tash. Vallëzim ka me pasë shumë ma pak. Njerëzit veç kanë me nejt t’shtrimë edhe ma vone kanë me qenë vetëm si n’gjum”.

K2.0: A mendoni që e ardhmja ka me qenë më e mirë apo më e keqe se sot? A kishin pasë qejf me udhëtu para apo prapa me makinë të kohës?

Donat (20), student
“Menoj se e ardhmja ka me kanë ma e mirë se po e shoh një farë influence ndryshe te rinia e sotit, edhe e ardhmja ka me qenë ma e mirë. Po shumë kisha pasë dëshirë me pasë mundësi për të udhëtuar në kohë si mrapa, ashtu edhe para; sidomos para, me kqyrë se çka do të ndodh. P.sh. nëse kisha ndonjë problem isha mundu pastaj me zgjidhë atë problem”.

Shaqir (18), student
“Në një afat të shkurtër e ardhmja do të jetë më e mirë, por pas kësaj do të jetë më keq, sepse me shku shume përpara toka ka me u shkatërru. Kisha pasë qejf me udhëtu në kohë, por mrapa, se kisha përmirësu disa gabime të cilat i kam bërë deri më tani“.

Photo: Agan Kosumi / K2.0.

Nora (18), studente e arkitekturës
“Mendoj që realiteti është që ne mendojmë që jetojmë në botë të përkryer e që gjithçka është mirë kështu. Shumica nuk kemi dëshirë me mendu për të ardhmën sepse na frikëson. Por fakt është që jetojmë në një distopi të maskuar si utopi. Të shtinë me mendu që është e përkryer, po mendoj që njerëzit po fillojnë me e kuptu që është e kundërta. Pra e ardhmja ka me qenë më keq, se njerëzit kanë me fillu me kuptu, kanë me fillu me vepru ndryshe, sepse sendet që na i kanë fshehë kanë me dalë edhe gjithçka ka me qenë e qartë.

“Nëse kisha pasë mundësi me udhëtu në të ardhmën ose në të kaluarën, nuk e kisha shfrytëzu se nuk dihet kurrë çka ndodh. Besoj edhe në efektin e fluturës, pra një gjë që e bënë në të kalumën mundet me ta ndryshu krejtë të ardhmën. Nuk kisha dashtë me prish diçka kështu që nuk kisha shku në të kalumën. Po e ardhmja është diçka që nuk mundësh me parashiku, dhe është e frikshme, kështu që s’kisha shku as atje. Mendoj që ma mirë është me bo hapa t’vegjël.”

K2.0: A mendoni që intelegjenca artificiale ka me i ndihmu apo ka me i bo keq njerëzimit?

Anyla (24), Drejtoreshë e Komunikimit
“Mendoj që ka me i bo keq njerëzimit. Ka shumë arsye. S’kemi me pasë ndjenja fillimisht. Nuk kemi me mendu me mendje e me zemër. Kemi me u detyru me mendu ndryshe. Kemi me pasë përgjigje të memorizuara. Nuk kemi me vepru në mënyrë normale – pra ka me i bo keq njerëzimit”.

Renea (20), Studente
“Ka me ndihmu me ndamjen e detyrave t’pafund që na e marrin krejtë kohën, pra ndoshta ka me qenë lehtësim, po ndoshta në fund na pushton krejtëve”.

K2.0: A mendon që koha gjithmonë lëvizë përpara, apo është qarkore?

Rexhep (20), student i inxhinierisë
“Koha është çështje e perceptimit dhe është edhe dimensionale. Paramendoje nëse koha kish qenë me ni fletë, qysh ish dokë prej naltit, si fleta a po? Paramenoje nëse kish qenë e vizatume me ni fletë, si qenie dy dimensionale. Prej kësaj mundemi me thonë qe e shohim kohën si disa momente në kohë. E nëse e vizatojmë ni vi në qosh të këti “libri” që po formohet prej faqeve, atëherë ishim bo qenie tre dimensionale edhe e kishim pa si vi.

Tash koha për neve është si ai dimension që nuk mundemi me e perceptu. Në krejtë këta, një dimension tjetër po krijohet e po bëhet katër dimensionale. Pra a shkon koha përpara a sillet në rreth? Koha është diçka që shkon veç përpara”.

Dren (25), student i mjekësisë
“Unë besoj që varet prej cilit kënd e shohim; besoj që janë dy aspekte nëpërmjet cilëve mundemi me e perceptu kohën, aspekti historik dhe ai shkencor. E varet prej këndit që e shohim. Nëse e shohim prej qasjes shkencore, atëhere ecë përpara, po nëse e shohim nëpërmjet aspektit historik – koha mundet veç me u përsëritë. Nëse e injorojmë aspektin historik, atëherë koha mundet veç me u sillë rreth e rrotull. Po besoj që mundemi me e përcaktu ose nda kohën në këto dy definicione”.

Ky artikull është produkt i Kosovo 2.0,  patnerit zyrëtar medial të DokuFest.  Për artikuj thelbësor, intervista, blogs dhe shumë me tepër për ndiqeni K2.0 në FacebookTwitter dhe Instagram.