04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

VINCENT MOON & PRISCILLA TELMON / HÍBRIDOS @ DOKUFEST XVI

July 13th, 2017

Jemi shumë të lumtur që këtë edicion të Dokufest po mirëpresim miqt dhe udhëtarët tanë të dashur Vincent Moon dhe Priscilla Telmon, për një udhëtim shpirtëror në trancë-kinema, muzikë dhe rituale.

Moon dhe Telmon do të paraqesin një seri ngjarjesh në festival, duke përfshirë dy ritualet live kinematografike për të shfaqur projektin e tyre të fundit “Hibridos”, një hulumtim etnografik trevjeçar në spiritualitetet braziliane dhe arkivin më të madh vizuel dhe të zërit të bërë ndonjëherë në kulturën e gjigandit jugor amerikan. Duke përfshirë pamje procesioni më i madh katolik në botë për një ritual indigjen që nuk është parë kurrë nga Mato Grosso, ceremonitë shëruese në qendrat spirituale të ritualeve avangarde nga Ayahuasca në Rio de Janeiro, Híbridos është një eksperiencë e gjallë e kinemasë e formuar nga audiencës, duke lidhur realitetin dhe imagjinatën, simbolikën dhe faktin, teknologjinë dhe natyrën, trupin dhe mendjen, në një festim të ekstazës së ditëve të sotme.

Çifti gjithashtu do të udhëheqë një master-klasë duke eksploruar forma të ndryshme të arteve hibride në ditët e sotme, në një përpjekje për të vënë në dyshim hibridin në veten dhe shoqërinë në përgjithësi – midis mjekësisë tradicionale dhe teknologjive të reja, shamanëve dhe hakerëve, ritualeve të lashta dhe interpretimeve të reja të tyre, për të na lejuar të zhvillojmë një formë të hapur të shoqërisë që lejon identitete hibride për një të ardhme më të mirë së bashku.

Deri në fund të festivalit, artistët do të krijojnë një film në Prizren që do të përfshijë ritualin e shenjtë të Sufizmit. Ata do të redaktojnë këtë filmim me filmat e tyre etnografikë të muzikës në kohë reale, duke shtuar këngë dhe instrumente të ndryshme për ritualet e shenjta, si dhe këndimin magjik të vetë Agona Shporta-s, duke zhvilluar një formë të re të koncertit trans-kinematografik që do të mbahet në Kalanë e Prizrenit me një pamje mahnitëse nga qyteti.

Orari i ngjarjeve do të pasohet në faqen tonë të internetit. Ne ju sugjerojmë që të mos humbisni asnjë nga këto ngjarje duke ju sygjeruar që ti përdorni ato për një udhëtim brenda vetës tuaj.