04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

VIEW FROM THE WORLD

Foto Still nga filmi Risk

July 14th, 2017

DokuFest sot shpalli 15 tituj për përzgjedhjen e jashtëzakonishtme të programit të njohur “View From the World”, duke sjellë në festival një numër filmash të profilit të lartë nga disa nga autorët më të mirë që punojnë në fushën e kinemasë dokumentare.

Filma të rinj të mjeshtrave si Steve James, Claire Simon, Bill Morrison, Laura Poitras, Ulrich Seidl, Vitaly Mansky dhe Sergei Losnitza janë të përfshirë në përzgjedhjen e ktij programi, me një numër të vogël të filmave nga autorë që për herë të parë hyjnë në këtë kategori.

Salla të gjykatave, korridore të shkollave, fishekzjarre, filma të ngrira, turistë të çuditshëm, të gjitha i gjeni këtu.

Disa përzgjedhje të njohura të këtij programi përfshijnë edhe fituesin e çmimit të jurisë së Sundance të këtij viti; filmin e mbrekullueshëm dhe tragjik Last Man in Alepp, Dina çuditërisht intim Dina, të mistershmin The Host dhe të përjetshmin Untitled.

Klikoni këtu për të parë listën e plotë të filmave.