02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Këshilla prej brenda: E enjte (Dita 7)

August 9th, 2018

Si çdo vit, programi i gjërë i DokuFest në shikim të parë mund të shkaktojë stimulim të tepërt. Për t’i informuar vizitorët dhe për ta bërë procesin e përzgjedhjes më të lehtë, ne kemi kërkuar rekomandimet personale prej disa pjesëtarëve të ekipit të DokuFest.

Vizitoni faqen tonë gjatë festivalit për përmbledhje të shkurtëra të filmave dhe ngjarjeve më të mira. Por ju lutem mbani në mend se kjo nuk i përjashton ngjarjet e tjera. Secila shfaqje, ekspozitë, diskutim, koncert, masterklasë, DJ set dhe punëtori definitivisht ja vlenë. Zgjedhni çfarë të doni!

E enjte është dita kur e kuptoni se: Po, DokuFest pothuajse mbaroi. Një arsye më shumë për t’u organizuar dhe për t’i zgjedhur filmat tuaj personal që duhet patjetër t’i shihni.

Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, sugjeron që të filloni ditën me disa reflektime mbi mjedisin me shfaqjen e “Inventing Tomorrow”12:00Lumbardhi Indoor. Dokumentari është për disa adoleshentë frymëzues, të cilët po krijojnë zgjidhje të fundit për t’u përballur me kërcënimet mjedisore në botë.

Ndërkohë e enjta pasdite, u është dedikuar grave kosovare. Në Hamam, do të zhvillohen dy diskutime në panel. E para, duke filluar nga ora 16:00, është “Drejtësia – një mënyrë për të luftuar stigmën”, një debat për trajtimin e fatit të të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftën e Kosovës, që do të përfshijë ish presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga. Duke u pasuar në orën 17:00 me “Not Your Property”, një dokumentar mbi gratë kosovare që kanë mbijetuar dhunën në familje dhe një debat se si nivelet e ulëta të pronësisë së grave në pronë rrisin normat e dhunës në familje në vend.

Fuqia e grave është gjithashtu e pranishme në kinema me projektin më të ri të programit “Materials, structures and forms”, duke filluar nga ora 16:00Klubin Kino, i cili do të shfaqë tre filma eksperimental të gjitha të drejtuara nga gratë dhe të gjitha të rekomanduara nga drejtori ekzekutiv i festivalit, Eroll Bilibani.

Për në mbrëmje, këshilla e Erolit është të shikoni “Zvicra” nga Fisnik Maxhuni, që do të shfaqet në orën 18:00Lumbardhi Indoor. Duke mos treguar shumë, Erolli ju siguron që do të befasoheni me këtë film të bukur, ndërsa Vetoni sugjeron të shkoni në DokuKino në orën 22:00 për të parë dokumentarët ndërkombëtarë “Afterlife” dhe “America” për vizionet e distopinë dhe tregimeve të bashkimit familjar.

Për ata me energji të mbetur, drejtorja e festivalit Nita Deda ju propozon të kaloni natën me Mykki Blanco, shfaqja e të cilit në skenën Andrra fillon në orën 24:00. Mykki është një reper, artist performues, poet dhe aktivist, performancat e të cilit shpesh sfidojnë zhanret tipike dhe shtrijnë kufij të rinj estetikë.

Foto kyresore: Elmedina Arapi/DokuFest