02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Këshilla prej brenda: E shtunë (Dita 9)

August 11th, 2018

Si çdo vit, programi i gjërë i DokuFest në shikim të parë mund të shkaktojë stimulim të tepërt. Për t’i informuar vizitorët dhe për ta bërë procesin e përzgjedhjes më të lehtë, ne kemi kërkuar rekomandimet personale prej disa pjesëtarëve të ekipit të DokuFest.

Vizitoni gjatë gjithë festivalit një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që duhet t’i shihni dhe të jeni pjesë e qytetit të mrekullueshëm të Prizrenit. Por ju lutem mbani në mend se kjo nuk i përjashton ngjarjet tjera. Secila shfaqje, ekspozitë, diskutim, koncert, masterklasë, DJ set dhe punëtori definitivisht ja vlenë. Zgjedhni çfarë të doni, ejani ashtu siç jeni!

Sot është dita e fundit, njëkohësisht shansi i fundit për të përjetuar gjithçka që DokuFest ka për të ofruar për gati një vit. Për të parë sa më shumë që të jetë e mundur, drejtori artistik i festivalit Veton Nurkollari dhe drejtori ekzekutiv, Eroll Bilibani, rekomandojnë që të filloni ditën herët.

Rekomandimi i Vetonit është “The Cleaners”, i cili shfaqet në Shtëpinë e Kulturës në orën 12:00 dhe dokumenton jetën e atyre që kanë për detyrë të mbajnë internetin sanitar, pa dhunë dhe pornografi të fëmijëve. Eroll ndërkohë rekomandon të shkoni në DokuKino në orën 12:00 për të parë “Chris Swiss”, të cilin ai e përshkruan si një përzierje të këndshme të animacionit dhe dokumentarit dhe një shembull i shkëlqyer i tregimit në ekran.

Rekomandimi i pasdites së Vetonit është shfaqja në Lumbardhi Indoor e “Skip Day” dhe “Black Mother” në orën 14:00. Ky i fundit është nga regjisori dhe fotografi i New York, Khalik Allah, i cili ka punuar në albumin vizual të Beyoncé, “Lemonade”, dhe ka ndarë përvojat e tij në DokuFest këtë javë.

Për ata që kërkojnë filma të shkurtër, programeri i filmit të shkurtër të DokuFest, Samir Karahoda, rekomandon koleksionin në orën 18:00Shtëpinë e Kulturës, që përfshin filma mbi tema nga revolucionet bujqësore në Portugali për obsesionet mbi pornografinë në Holandë.

Shfaqjet e mbrëmjes u jepen fituesve të çmimeve në kategoritë e ndryshme të festivalit të këtij viti. DokuKino do t’u japë çmimet fituesve të Best International Short, për dokumentarët Best International Feature në orën 20:00 dhe dokumentarët për Best Human Rights në orën 22:00.

Për një fokus më lokal, Kino N’Lum do të tregojë fituesin e Best Balkan Newcomer në orën 20:00 dhe fituesin e garës National dhe të dokumentarit për Best Balkan në orën 22:00.

Rekomandimi i Erollit është të shkoni në DokuKino Platon në orën 20:00, kur fituesi i Çmimit të Audiencës do të shfaqet. Në fund të fundit, njerëzit e dinë më së miri. Kjo do të pasohet nga fituesi i Best Green në orën 22.00.

Festivali mbyllet me një koncert nga Saz’isoLumbardh në orën 24:00, ku drejtoresha e festivalit Nita Deda këshillon që mos ta humbisni. Grupi i muzikantëve virtuozë nga Korça në Shqipëri do të interpretojë një gamë të gjerë të pjesëve polifonike iso, nga vallëzimet e gjalla deri tek vajtimet e trishta – një mënyrë e përsosur për të përfunduar festivalin. Shihemi vitin tjetër!

Foto kyesor: Bruno Trenschert