03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

Këshilla prej brenda: E premte (Dita 8)

August 10th, 2018

Si çdo vit, programi i gjërë i DokuFest në shikim të parë mund të shkaktojë stimulim të tepërt. Për t’i informuar vizitorët dhe për ta bërë procesin e përzgjedhjes më të lehtë, ne kemi kërkuar rekomandimet personale prej disa pjesëtarëve të ekipit të DokuFest.

Vizitoni gjatë gjithë festivalit një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që duhet t’i shihni dhe të jeni pjesë e qytetit të mrekullueshëm të Prizrenit. Por ju lutem mbani në mend se kjo nuk i përjashton ngjarjet tjera. Secila shfaqje, ekspozitë, diskutim, koncert, masterklasë, DJ set dhe punëtori definitivisht ja vlenë. Zgjedhni çfarë të doni, ejani ashtu siç jeni!

Ditët e fundit ju japin një mundësi për të parë çdo gjë që nuk keni arritur dhe Drejtori Ekzekutiv i DokuFest, Eroll Bilibani, sugjeron të shikoni përsëritjen e dokumentarit “Zvicra” të Fisnik Maxhunit në Kino Klub në orën 18:00. Filmi ka të bëjë me avantazhet dhe disavantazhet e të pasurit një shtetësi të dyfishtë dhe tregon për betejat mbi identitetin që shqiptarët dhe kosovarët e lindur në Zvicër përballen.

Të mërkurën, sipas Erollit, nuk duhet të humbasim filmin “Distant Constellation”, në të cilin dy burra të moshuar reflektojnë mbi historinë dhe politikën e Turqisë nga brendësia e shtëpisë së tyre pensionale, si dhedrejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, e përsërit këtë rekomandim i cili shfaqet sot në ora 18:00DokuKino.

Vetoni gjithashtu ju këshillon të qëndroni në DokuKino pasi të përfundojë filmi, për të parë “Gjërat e Bukura” në ora 20:00,  një dokumentar italian që paraqet konsumin obsesiv dhe procesin e prodhimit në krijimin e produkteve që shpesh besohet të jenë “thelbësore”.

Përndryshe, drejtoresha e festivalit Nita Deda rekomandon të shikoni një shfaqje në të cilën kombinohen muzika, tingujt e artit dhe filmi, kur luajnë Soundwalk CollectiveLumbardhi Outdoor në orën 20:00. Grupi do të shfaqë albumin e tyre të fundit, i cili përmban mostra nga arkivi personal i drejtorit legjendar francez New Wave, Jean-Luc Godard.

Këshilla e programerit të filmave të shkurtër Samir Karahoda për orën 20:00 është “Crazy Love”, i cili shfaqet si pjesë e një përzgjedhjeje të International Shorts në DokuKino Platon. Filmi është bërë nga regjisori fitues i çmimeve , Izer Aliu dhe detajon përpjekjet e një njeriu për t’i shpëtuar konformitetit të jetës së përditshme.

Për filmin e fundit të ditës, Vetoni rekomandon një udhëtim deri në Kino Kalaja për “Bisbee ’17” në orën 22:00, një film amerikan i cili vëzhgon urdhërin e një qyteti për deportimine detyruar të mbi 1,000 punëtorëve në Arizona. Erolli në anën tjetër rekomandon një udhëtim në Kino N’Lum në orën 22:00, për katër filma të shkurtër që shfaqen në konkursin kombëtar, duke përfshirë “Shukria”, që Samiri gjithashtu rekomandoi më herët gjatë javës.

Foto kryesore: Bruno Tenschert / DokuFest.