02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Thirrje për studentë: Trajnimi “Përdorimi i filmit dokumentar në mësimdhënie”

April 30th, 2018

Në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit, DokuFest hap thirrjen për aplikim në trajnimin “Prezantimi i filmit dokumentar në mësimdhënie”.

Ftohen studentët e Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë, të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë trajnim përmes linkut: APLIKO

Trajnimi do të mbahet më 7 maj, 14 maj, 21 maj dhe 28 maj në orarin prej 10:00 deri në 12:00 në sallën e pedagogëve në Fakultetin e Edukimit.

Profesorët e Universitetit së bashku me DokuFestin dhe ekspertë të kësaj fushe, do të ligjerojnë rreth përdorimit të filmit dokumentar në mënyrë didaktike për mësimdhënësit e ardhshëm në vend.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit e rregullt do të çertifikohen. Afati i fundit për aplikim është 3 Maj 2018.

Përkthimi i doracakut – Filmi në mësimdhënie — drafti I