03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

Thirrje për punëtori: Filmi dhe Mediat Faktike

July 5th, 2018

DokuFest fton të gjithë të rinjtë të aplikojnë për vullnetarë në punëtorinë Filmi dhe Mediat Faktike, që do të mbahet gjatë edicionit të 17-të të festivalit.

Gjatë kësaj periudhe, të rinjtë do të kenë mundësi të fitojnë përvojë të vlefshme për të mësuar aftësitë teknike të filmit, diskutojnë çështjet bashkëkohore në film me regjisorët me përvojë dhe profesionistët e industrisë.

Punëtoria do fillojë me fazën e parë gjatë periudhës së festivalit dhe do të vazhdojë me faza tjera përgjatë vitit 2018/2019 duke prodhuar kështu filma dokumentarë, premiera e të cilave do të manifestohet në edicionin e 18-të të festivalit.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 26 korrik.

Aplikoni KËTU

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).