03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

Thirrje për punë

May 3rd, 2018

DokuFest hap konkurs për gjashtë pozita të karakterit të përkohshëm për t’i përmbushur nevojat e departamenteve, për realizimin e edicionit të 17-të të festivalit që do të mbahet në Prizren nga 3-11 gusht 2018.

Aplikantët e suksesshëm duhet të fillojnë punën më 1 qershor me kohëzgjatje për 3 muaj.

Departamentet dhe pozitat:

1. Koordinator/e për vullnetarë

2. Koordinator/e punëtorish

3. Koordinator/e eventesh

4. Koordinator/e për mikpritje

5. Koordinator/e për media

6. Asistent/e për financa

Për pozitat 1 deri në 5, aplikantët e suksesshëm përveç detyrave të tyre të rregullta do të punojnë edhe në aftësimin e vullnetarëve të departamenteve të tyre përkatëse.

Aplikimi bëhet duke dërguar një CV dhe letër motivimi të shkurtë në e-mail adresën apliko@dokufest.com duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni.

Afati i fundit për aplikim është 14 maj 2018.

Aplikacionet që dërgohen pas kësaj date nuk shqyrtohen.