04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

‘T2 Trainspotting’ po hap festivalin e filmit të ri britanik PlayUK

January 26th, 2017

British Council dhe DokuFest janë duke ftuar audiencën në një festival filmi britanik ndërkombëtar – ‘PlayUK’. Nga 16 deri në 19 Shkurt, audienca nga gjashtë qytete të Ballkanit Perëndimor do të shikojnë dhjetë filma premierë nga autorët britanik, të cilët janë duke marrë shumë vëmendje në festivalet më të fundit anë e mbanë botës.

Festivali do të hapet me projeksionin e filmit ‘T2 Trainspotting’ në kinemanë DokuKino në Prizren. Filmi bashkon pjesëtarët e njërit nga filmat më me ndikim britanik dhe botëror të viteve ’90. Gjatë katër ditëve, pasionantë të filmit do të përjetojnë filmat dhe dokumentarët më të fundit bashkëkohor britanik.

FORMATI I FESTIVALIT

Me ndikimin e madh në jetën tonë të përditshme, dhe mënyra si ne flasim, kinemaja britanike ka qenë një fenomen unik në kulturën bashkëkohore globale për dekada. Një fenomen i tillë meriton një format të veçantë.

Ne po e organizojmë PlayUK në gjashtë qytete të ndryshme në Ballkanin Perëndimor njëkohësisht, duke shfaqur dhjetë premiera filmash në të njëjtën kohë në Beograd, Podgoricë, Prizren, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë – duke e shpërndarë ndikimin e filmave britanik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

FOKUSI I PROGRAMIT

PlayUK ka shumë ndikime. Ndërkohë që bota po kalon shumë ndryshime të shpejta, politika po paraqet formate të reja në të gjithë botën, qëllimi jonë është të përfshijë filma që festojnë ripërtëritjen njerëzore dhe japin zgjidhje në situata të vështira.

Një ndikim tjetër qëndron tek influenca e muzikës britanike në këtë pjesë të botës. Ja pse do të shfaqim një numër filmash të cilat fokusohen tek muzika, grupet muzikore, gjurmët e tyre dhe ndikimin e tyre në shoqëri.

PlayUK do e vlerësojë filmin si një formë arti, një ndërmjetës i përshtatur ndaj ndryshimeve nisur nga teknologjia. Filmi ndryshon vazhdimisht dhe gjen gjithmonë rrugën për të bashkuar audiencat. Kjo është diçka që do të tregojë PlayUK.