02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Soliders Who Rape shfaqet në Rahovec

November 26th, 2018

Dokumentari që trajton temën e dhunës seksuale në luftë, Soldiers Who Rape, është shfaqur në Shkollën e Mesme “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec sot.

Nxënësit e Shkollës së Mesme pasi panë filmin, ku trajtoheshin rastet e ndryshme dhe shpjegimet e luftëtarëve rebel në Kongo si dhe të viktimave të dhunës përgjatë konflikteve disa vjeçare aty, diskutuan lidhur me temën, që zgjoi interesim të madh për shkak të ngjajshmërisë së rasteve edhe në Kosovë.

Përmes filmit dokumentar dhe përdorimit të mediave faktike, DokuFest me projektin “Filmi dhe Mediat Faktike” synon që të inkurajojë aktivizimin civil dhe ngritjen e vetëdijes e forcimit të imunitetit të komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkarhja e Luksemburgut për shoqërinë civilë në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit për Shoqëri Civile (KCSF).