03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

Shkolla e Filmit Dokumentar 2018

January 16th, 2018

Prizren, 16 janar 2018 – DokuFest i fton të gjithë të gjithë nxënësit që të aplikojnë për kampin pranveror të shkollës së filmit “FUTURE IS HERE” ku do të aftësohen për të prodhuar filma dokumentar.

Kampi Pranveror mbahet nga 22 – 25 mars 2018 në Prizren.

Deri më tani 5 gjenerata të nxënësve kanë kaluar nëpër shkollën e filmit dokumentar dhe që nga viti 2013 janë prodhuar 30 filma të shkurtë dokumentar që trajtojnë tema të ndryshme shoqërore.

Shkolla e filmit është pjesë e projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” që ka për qëllim promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut përmes filmit. Ky program trajnimi nxit prodhimin e filmave dokumentar kreativ përmes ushtrimeve praktike të tregimit të ngjarjeve, duke i njoftuar nxënësit e shkollave të mesme me konceptin e qytetarisë aktive, të drejtat e njeriut dhe vlerave demokratike. Programi udhëzon dhe inkurajon të rinjtë që të marrin masa dhe të jenë agjentë aktiv për ndryshime sociale përmes tregimit të storjeve dhe filmbërjes.

Kampi udhëhiqet nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar. Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën Angleze.

Formulari për aplikim:

Shqip:  Kliko këtu.

Turqisht: Kliko këtu.

Boshnjakisht: Kliko këtu.

Afati i fundit për aplikim është 10 mars 2018!

Ky program u financua nga NATIONAL ENDOWMENT FOR DEMOCRACY