04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

RETROSPEKTIVA E FILMAVE TË TRAVIS WILKERSON @ DOKUFEST 2017

Foto nga Machine Gun or Typewriter?

July 15th, 2017

DokuFest me kënaqësi ju njofton mbi retrospektivën e regjisorit amerikan Travis Wilkerson në edicionin e këtij viti, me pjesëmarrjen e regjisorit.

Wilkerson, i cili përshkruan vetën si një “regjisorë radikal” dhe u quajt “ndërgjegjja politike e kinemasë të pavarur amerikane të shekullit 21” nga kritiku i filmit Neil Young në revistën ndërkombëtare të filmit Sight & Sound, do të shfaq 11 filma të tij në Festival dhe gjithashtu do të mbajë një master klasë.

Filmat e tij janë shfaqur në shumë vende dhe festivale në mbarë botën, përfshirë Sundance, Toronto, Locarno, Rotterdam, Vienë, Yamagata, FID Marseille dhe Musée du Louvre.

Ai ka dhënë mësim për degën e filmit në Universitetin e Kolorados dhe në CalArts, dhe ishte anëtar inaugurues për Visiting Fellow të Media Praxis në drejtimin e medias të Kolegjit Pomona. Aktualisht, ai është Asistent Profesor i Filmit në Kolegjin Vassar. Ai është gjithashtu themeluesi dhe redaktor i Now: A Journal of Prayer Urgent.

Jemi gjithashtu krenar për t’ju njoftuar se Travis Wilkerson ka krijuar para premierën zyrtare të këtij edicioni të festivalit, duke kombinuar estetikën e tij maksimale dhe politikën radikale me tinguj unik.