04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

DokuTalks

Me qëllim që tema e sivjetme mbi kurrupsionin e festivalit të ofrojë një debat sa më të mirë, ne kemi zgjedhur me shumë kujdes një numër panelistësh  që do të jenë pjesë e DokuFest-it.

Qoftë ai debati mbi titullin e festivalit “Pushteti, korrupsion dhe mashtrime”, që do të shqyrtojë se si dhe pse qeveritë janë pështjelluar në praktikën korruptive, se si aktivistë janë përpjekur t’i ndalojnë, apo panelet mbi “rënien morale” të politikanëve, deri tek panelet mbi lëvizjet dhe organizatat e ndryshme shoqërore – vizitorët e DokuFest janë të mirëpritur të bëjnë pyetje, të jenë pjesë e debateve dhe të diskutojnë bashkë me ne.

PANELET @ Lidhja e Prizrenit

(Panelet do të fillojnë në ora 17:00 në datat e caktuara si më poshtë)

Power, Corruption and Lies (E hënë, 8 gusht)

Panel diskutimi mbi nivelin e lartë të korrupsionit të shtetit, abuzimit me pushtet dhe manipulimet për të mbetur në pozitë.

Panelistë:
Lumir Abdixhiku
Smári McCarthy
Michael Chessum
Moderatore: Arta Avdiu

“Trajtoje me kujdes! Është pronë e qytetarëve” (E martë, 9 gusht) 16:00

Shfaqja e kater animacioneve 1 minutëshe: “Punët e medha të qeverisë në një minut”
Prezantimi i serisë së studimeve: “Trajtoje me kujdes! Është pronë e qytetarëve”

Moderator: Agron Bajrami

Panelistë:
Alban Hashani (Riinvest)
Arton Demhasaj (Çohu)

Governance and Impunity (E martë, 9 gusht)

Panel diskutimi për mungesën e përkushtimit dhe gatishmërisë nga ana e institucioneve për të luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar.

Panelistë:
Eric Gibson
Adam LeBor
Moderator: Agron Bajrami

Everyday Rebellion (E mërkurë, 10 gusht)

Efikasiteti i rezistencës civile nuk është çështje e teorisë. Lëvizjet jo të dhunshme shoqërore dhe fushatat qytetare kanë një histori të pasur të përfundimit të shtypjes dhe padrejtësisë, aparatit shtetëror dhe të formave të tjera të korrupsionit.

Panelistë:
Artan Sadiku, Solidarnost: Shkup
Ksenija Radovanovic, Ne Da(vi)mo Beograd: Belgrade
Hajrulla Çeku, Ec Ma Ndryshe: Prizren
Moderator: Agron Bajrami

Media & Technology (E enjte, 11 gusht)

Media dhe Teknologjia në luftimin e korrupsionit: Zbulimet nga Panama Papers kanë sjellë çështjen e korrupsionit në fokusin e mëtejshëm të mediave.

Panelistë:
Conny Abel, Transparency International
Suhad Babaa, Just Vision
Kreshnik Gashi, Kallxo.com
Moderator: Agron Bajrami

From Before to After (E premte, 12 gusht)

Në periudhat e tranzicionit demokratik në çdo vend, ka shumë pritje dhe energji në fazat e para. Por kjo energji zvogëlohet shumë shpejt, kur njerëzit e kuptojnë se pritjet janë shumë të larta për t’u plotësuar. Trashëgimia e regjimeve të vjetra kanë korruptuar shumë segmente të shoqërive në tranzicion: ekonomi, sistemet gjyqësore, qeverisjen lokale, media. Çfarë shkoi keq në tranzicion dhe çfarë do të duhet bërë për të rivendosur demokracinë?

Bashkëbisedim Fatos Lubonja & Veton Surroi  

Moderator: Agron Bajrami

“Si N’fore” performancë nga Dardan Islami (12 gusht 20:00)

Eksplorimi i aspekteve të ndryshme të korrupsionit dhe ballafaqimi nëpërmjet komunikimit interaktiv. Çdo ditë duke filluar nga 8 gushti pjesëmarrësit në diskutimet e panelit do të përgjigjen në pyetje specifike, ndërsa Dardani do të përgadit një performancë të veçantë të bazuar në përgjigjet tuaja.

PANELS @ Hammam

Cinema Politica (E shtunë, 6 gusht) 15:00

Dokumentarët aktivist dhe aktivizmi i dokumentarëve: Politika e bërjes së filmave, programimi dhe shfaqja e filmave “Grasroots”. Themeluesit e Cinema Politica, Svetla Turnin dhe Ezra Winton do të diskutojnë për kryqëzimin e bërjes së filmave dokumentar, shfaqjeve “grasroot” dhe aktivizmin e drejtësisë sociale për të kuptuar se si filmbërësit dhe aktivistët mund të punojnë bashkë për të kontribuar në avancimin e lëvizjeve progresive sociale dhe ta përdorin dokumentarin si mjet për të ndërtuar lëvizje sociale, platforma për aktivizëm politik dhe ura për transformimin e komunitetit.

Filmi dhe kinematografia 4K – MASTER KLASË (6 gusht – Hamam)

Predrag Bambić, S.A.S dhe ekspert i certifikuar nga Sony, do të mbaj një master klasë për mainstream kinematografinë digjitale të krahasuar me kinematografinë tradicionale, si dhe për implementimin e metodave dhe teknologjive digjitale te Sony.

Multilingua (E diele, 7 gusht) 17:00

Vlerat dhe avantazhet e multi-lingualizmit si një mekanizëm efikas për integrimin më të mirë të komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Panelistë:
Professor Francois Grin, Economic Languages Education
Halil Matoshi, Journalists and Political Analysts
Slavisa Mladenovic, Language Commissioner Kosovo

Corrupted Energy (E hënë, 8 gusht) 17:00

Vendet e Ballkanit perëndimor janë përballur me shumë sfida për të pasur energji të qëndrueshme dhe të përballueshme për qytetarët e vet. Një prej pengesave kryesore vazhdon të jetë korrupsioni, i cili është duke e mbajtur sektorin të paqëndrueshëm dhe të pazhvilluar.

(Debat rajonal, në bashkëpunim me KOSID)

Panelistë:
Aida Bicakcic (BiH)
Gjergj Erebara (ALB)
Mirko Popovic (SER)
Rinora Gojani (KOS)
Moderator: Haki Abazi

KINOFIGURATION! (E martë, 9 gusht) 17:00

Kinofiguration! Lumbardhi përsëri publik

Gushti i vitit 2014 e pa DokuFestin të hapet me një protestë si përgjigje ndaj tentimit për privatizim të vendit ku ky festival lindi – Kino Lumbardhi. Formimi i Iniciativës për Mbrojtjen e Kino Lumbardhit ndali privatizimin e kinemasë dhe e ktheu atë në një monument të trashëgimisë kulturore. Paneli do të fokusohet në punën e iniciativës, duke e sjellur në bisedë të ardhmen e mundshme të Lumbardhit.

Panelistë:
Ares Shporta
Aslihan Demirtas
Vasif Kortun
Veton Nurkollari

Dealing with the Past (E mërkurë, August 10th) 17:00

Çka paraqet procesi i pajtimit në rajon? Cili është kontributi i politikanëve të rajonit në këtë proces? Cili është roli i BE-së në procesin e pajtimit në rajon? Çka është dhe si duhet të jetë pajtimi institucional? Si duhet shfrytëzuar trashëgiminë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, me qëllim të fillimit të procesit të pajtimit? A ka potencial shoqëria civile për trasimin e themeleve të procesit të pajtimit?

Në bashkëpunim me KOMRA 

Panelistë:
Zarko Puhovski
Natasa Kandic
Shkelzen Maliqi
Petar Miletic
Moderator: Adriatik Kelmendi

Special Interest is the New Mainstream (E enjte, 11 gusht) 16:00

“Interesi special është rrjedhë e re, në çdo kohë, kudo, në çdo pajisje.” Televizioni është zgjeruar për t’iu përshtatur kohës dhe hapësirës së re, duke i siguruar të gjitha zhanret dhe subjektet dhe ky pluralizëm i zgjedhjeve ka dhënë audienca me një gamë gjithnjë e më të gjerë të opsioneve të përmbajtjes.

Panelistë:
Jan Pieter Koene (EMEA Shorts TV)
Ben Vandendaele (Producer/Distributor)
Oliver Sertic (Balkan Distribution Documentary Network)
Moderator: Eroll Bilibani

“More Women in Global Politics, Less Corruption?” (E enjte, 11 gusht) 17:30

“Më shumë femra në politikën globale, më pak korrupsion?” Përderisa çështja se femrat janë më pak të prira për korrupsion se sa meshkujt është e diskutueshme, ka fakte se femrat parlamentare janë në gjendje ta reduktojnë korrupcionin sepse ka implikime të regulloreve të pranisë së femrave në parlament. Femrat e shquara anëtare të kuvendit të Beogradit dhe Prishtinës do të diskutojnë për pikëpamjet e tyre, përvojat dhe konkluzionet e përbashkëta për luftimin e korrupsionit.

Panelistë:

2 deputetë nga Beogradi, 2 deputetë nga Prishtina

Moderator: Senad Sabovic  

BISEDAT, MASTER KLASAT, NGJARJET E INDUSTRISË SË FILMIT @ DOKUFEST 2016

Diarmuid Jeffreys (E shtune, 6 gusht, 14:00)

@ Kino Klubi

Shefi i programeve hulumtuese dhe përgjegjësi i nismës hulumtuese “People & Power” në Al Jazeera, Diarmuid Jeffreys do të flet për hetimet në Afrikë – seritë e dokumentarëve kulminant që ekspozuan korrupsionin dhe abuzimin në të gjithë Afrikën, si dhe për disa dokumentarë të tij. 

Seamus Murphy (E diel, 7 gusht, 14:00)

@ Kino Klubi

Një masterklasë me foto-gazetarin dhe regjisorin e njohur Seamus Murphy, mbi qasjen dhe praktikat e tij artistike si në fotografi ashtu edhe në film. Fitues i 7 çmimeve World Press, Murphy do të flasë për magjepsjen dhe eksplorimin e tij të vazhdueshëm të Afganistanit, gjë që duket qartë në punën e tij, si dhe për bashkëpunimin e veçantë të tij me artisten britanike shumë të njohur PJ Harvey, ndër të tjera. Puna e Seamus Murphy do të shihet gjatë gjithë festivalit, me fotografitë e tij që do të ekspozohen ne DokuPhoto dhe filmat e tij që do të shfaqen në natën speciale të dedikuar për këtë “poet me kamerë”, ashtu si e quajti një herë fotografi i ndjerë Philip Jones Griffiths. 

Anri Sala (E merkure, 7 gusht, 14:00)

@Kino Klubi

Jemi të nderuar të jemi nikoqir i një bisede me një ndër artistët më të vlerësuar të dekadës së fundit, Anri Sala. 

Deborah Stratman (E hënë, 8 gusht, 14:00)

@ Kino Klubi

Një vështrim i shkurtë në disa nga mënyrat se si zëri e bën, shqetëson, kamuflon dhe e frymëzon hapësirën. Më konkretisht, se si imazhet dhe tingujt përforcohen nga zhvendosja. Ka shumë mënyra pët t’a definuar një interval – si kohëzgjatje ose distancë, mungesë apo prezencë, si të caktuar ose të pacaktuar, si një kalim, përmbajtje, hije, elips etj. Në këtë rast, do t’a konsiderojmë intervalin si harmoni, dhe si ajo është distancë që prodhon akord, sinkronikisht dhe në mënyrë diakronike. 

Kirsten Johnson (E enjte, 11 gusht, 14:00)

@Kino Klubi

Filmbërësja dhe regjisorja e njohur e fotografisë dokumentare Kirsten Johnson ekspozon rolin e saj prapa kamerës në filmin e saj të fundit, i cili do të shfaqet si pjesë e programit garues në edicionin e sivjetëm të DokuFest. Bashkohuni me ne në bisedë me këtë tregimtare të madhe përderisa ajo tregon për disa episoda bazike prapa pamjeve më mahnitëse të xhiruara gjatë dy dekadave të fundit në të gjithë botën. 

MEET THE FESTIVALS – TAKIM ME FESTIVALET (E enjte, August 11th, 18:00)

@Musa Shehzade

Njihuni me përfaqësuesit e festivaleve të filmit të shkurtë dhe dokumentar në DokuFest 2016. Një mundësi për njërëzit e industrisë së filmit, filmbërësit, përfaqësuesit e festivaleve për të bërë takime individuale dhe për të diskutuar projektet e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit. 

SIMON ELLIS (E premte, 12 gusht, 14:00)

@Kino Klubi

Në bisedë me SIMON ELLIS moderuar nga Alexei Dmitriev. Jo vetëm që ai është një regjisor i shkëlqyer dhe i gjithanshëm, Simon Ellis është edhe një njeri i mrekullueshëm dhe një shok i mirë bisede. Kjo do të provohet duke e angazhuar atë në biseda për filma, festivale dhe gatim. 

PUNËTORITË @ DOKUFEST 2016

Laborator i Antropologjisë

@Loyola

Panelet jane te hapura per te gjithe miqte e DokuFestit

Datat: 06-07-08, gusht 2016 Vendi: Loyola, Prizren, Kosovë

PUNËTORIA 0:  HESHTJA NË PYETJE
Laboratori i Antropologjisë Vizuale (L.A.V) është një nisëm e një grupi studiuesish nga Shqipëria dhe Kosova në fushën e antropologjisë social-kulturore. Punëtoria 0 është hapi i parë i projektit të themelimit të një shkolle verore ndërkombëtare për antropologji dhe arte vizuale. Heshtja në pyetje do të shqyrtojë një sërë temash të lidhura me heshtjen dhe imazhin në kulturë dhe shoqëri. Punëtoria 0 është e hapur për të gjithë pjesëmarrësit dhe miqtë e DOkufestit. Prezantimet do të mbahen në shqip dhe anglisht.

PANELI 1: Antropologjia, filmi dhe gjendja njerëzore
6 gusht
KOHA: 10:00-13:00
Vendi: Loyola
Antropologjia dhe filmi etnografik
(Folësi: Arsim Canolli, Departamenti i Arkeologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, Universiteti i Prishtinës).
“Cinema and the Colonial Encounter Screening: Les Maîtres Fous, 1955”
Autor: Jean Rouch
Kohëzgjatja: 28 minuta
(Folëse: Blerina Hankollari, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, Shqipëri).
“The Dance of the Rufais: Missing Sound in an Ethnographic Documentation of a Mystical Ritual”
Do të shfaqet: Vallja e Rufaive
Autor: Besim Sahatçiu
Kohëzgjatja: 8 minuta
(Folësi: Arber Jashari, Qendra e Filmit Etnografik,Departamenti i Arkeologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, Universiteti i Prishtinës)

PANELI 2: MUZIKA E QYTETIT, VAJTIMI I MALIT
6 gusht
KOHA: 16:00- 18:00
Zërat e Qytetit: Muzika, jeta urbane dhe kujtimi
(Folëse: Mikaela Minga, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, Shqipëri)
“Men do cry: The Gjama ritual in North Albania”
(Folëse: Ledia Dushi, Universiteti Evropian i Tiranës, Shqipëri).

PANELI 3: BOTËRAT E HESHTURA TË FOTOGRAFISË
7 gusht
KOHA: 10:00- 12:00
“Can Photography Speak? The Story about nanny Feride in Prishtina after WWII”
(Folëse: Eli Krasniqi, Universiteti i Grazit, Austri)
“Life in/of Photography in Dictatorial Time”
(Folës: Zef Paci, Universiteti i Arteve, Tiranë)

PANELI 4: SIMBOLET DHE HESHTJA
7 gusht 16: 00 – 18:00
“The Contemporary Use of Ancient Symbols”
(Folës: Shemsi Krasniqi, Universiteti i Prishtinës)
“I am the river: The Silences on the Last Wild River of Europe”
Shfaqja: “I am the River”
Kohëzgjatja: 8 min 38 sekonda
Autor: Ilir Kaso
(Folës: Ilir Kaso, Universiteti i Arteve, Tiranë).

PANELI 5: HESHTJA E SHTETIT MODERN
8 gusht 10.00-12.00
“The State was the Fear-the Fear was the State: On State Mode of Production of Silence”
Shfaqja: “Tainted Bodies, Forgotten Souls”
Kohëzgjatja: 23 minuta
Autoret: Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj
(Folësit: Nebi Bardhoshi & Olsi Lelaj Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, Shqipëri)

SEANCAT PLENARE
8 gusht 13-15 – 14:00
Përmbyllja dhe planet për të ardhmën

E hapur vetëm për pjesëmarrës

PROJEKTIMI I IMAZHEVE ME DRON – RIT KOSOVO (A.U.K) AGON NIMANI

(9 gusht, 2016) Fillon në 10:00h

Profesori Agon Nimani i RIT Kosova (A.U.K) në një punëtori gjysmë ditore do të eksplorojë dhe krijojë imazhe të dronit. Profesori Nimani ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare për punët e tij duke përdorur teknologjitë më të reja ku përfshihen edhe imazhet ajrore të dronit, fotografitë dhe videot në 360 shkallë, dizajnimet e logove dhe uebfaqeve.

RIT Kosova (A.U.K) ka filuar t’i përdorë dronat për të hulumtuar florën dhe faunën në rajonin e Maleve të Sharrit përmes qendrës për energji dhe burime natyrore të udhëhequr nga Dr. Michael Waschak dhe vazhdon me bashkëpunime dhe projekte kreative në Media dhe IT. Profesori Nimani ka një koleksion mbresëlënës të fotografive dhe videove origjinale nga Shqipëria dhe Kosova duke përdorur dronat e teknologjisë më të fundit. Ju do ta shijoni dhe do të mësoni përmes prezantimit dhe demonstrimit në lidhje me gjëra të mrekullueshme që ndodhin në imazhin e RIT Kosova (A.U.K). 

E hapur vetëm për pjesëmarrës

BALKAN DOCUMENTARY CENTER: MODULA NE PRIZREN

(10-12 gusht, 2016)

BDC Discoveries 2016 synon projektet e dokumentarëve në zhvillim me potencial ndërkombëtar dhe një kënd ndër-medial. Moduli Prizren është i fokusuar në marketing, përgatitje për prezentime dhe inspirim. Sesioni i prezentimeve të BDC mbahet dhe vëzhguesit janë anëtarë të jurisë. 

E hapur vetëm për pjesëmarrës