04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

:FILMMAKERS OF RESISTANCE FROM AFRICA’S LAST COLONY

Sahara perëndimore që prej më shumë se 40 vitesh është pushtuar nga vendi i tij fqinj Marok, kur Spanja braktisi përgjegjësinë e saj për ta dekolonizuar Saharën Perëndimore. Gjysma e popullsisë të saharës që nga viti 1975 jeton si refugjatë në kampe në shkretëtirën e Algjerisë. Liria e fjalës nuk ekziston në Saharën Perëndimore të okupuar dhe është e paligjshme të përdoren kamerat në rrugë. Equipe Media është një grup i filmbërësve, gaze- tarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut që janë duke botuar videoklipe dhe raporte mbi jetën dhe luftën që po ndodh brenda murit të territorit të pushtuar. Anëtarët e tyre janë burgosur, torturuar, rrahur dhe kanë humbur punësimin e tyre nga autoriteti maroken. Sot grupi ka rreth 25 anëtarë. Derisa kjo shtypje brutale kryhet në territoret e okupuara, gjeneratat e reja të saharautëve po rriten si refugjatë në kampet e shkretëtirës algjeriane. Zona ishte e pabanuar dhe popullata duhet të mbështetet në ndihmën humanitare ndërkombëtare për mbijetesën e tyre në mjedisin e ashpër të shkretëtirës. Filmbërësit e Saharawi Voice punojnë në kampe për të organizuar dhe ekzekutuar projekte që ofrojnë një platformë për saharautët që të flasin dhe të komu- nikojnë sfidat, përvojat, perspektivat dhe shpresat e tyre tek një audiencë ndërkombëtare. Gjithashtu, për të pajisur të rriturit e rinj saharaut me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të advokuar në mënyrë efektive për Saharën Perëndimore.


Folësit:
Ahmed Ettanji, Equipe Media Founder & Director
Brahim Buhaia, Saharawi Voice

Ndihmuar nga:
Alex Veitch & Anna Klara Åhrén, RåFILM


Gjuha:
Anglisht

HAPUR PËR PUBLIK

08/06, 18:00, Kino Klub
+ shto këtë ngjarje në
orarin tuaj personal
Orari i Plotë >