02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

JURY

Jemi të nderuar të shpallim emrat e anëtarëve të jurisë së këtij edicioni. Nëpërmjet gjashtë kategorive, ky kombinim i profesionistëve dhe entuziastëve të filmit do të shikojnë dhe përzgjedhin filmat e tyre të preferuar nga 102 sa janë në garë.

 

BALKAN DOX

Goran Dević u lind në Sisak më 1971. Ai ka studiuar për Arkeologji dhe Drejtësi. Më 2008 ai u diplomua në Regji Filmi dhe Televizioni në Akademinë e Arteve Dramatike të Zagrebit, ku ai punon sot në studimet diplomike të Filmit Dokumentar. Filmat e tij dokumentar dhe të metrazhit të gjatë janë shpërblyer në Pula, Cottbus, Prizren, Pragë, Sarajevë, Oberhausen, Neubrandenburg, Maribor, Motovun dhe Zagreb. Filmi i tij i debutues (regjinë dhe skenarin e të cilit e ka bërë bashkë me Zvonimit Juric) oshte një dramë e luftës psikologjike e vitit 2009 e brohoritur nga kritika e titulluar The Blacks. Retrospektivat e dokumentarëve të tij janë projektuar në Arsenal Berlin, Crossing Europe Filmfestival Linz dhe Dokukino Zagreb. Ai është themelues i kompanisë për produksion Petnaesta umjetnost.

Tara Judah është producente e kinemasë në Watershed në Bristol, dhe ka punuar në programim dhe editim për festivalin e filmit arkivi të kinemasë, klasik dhe repertor, Cinema Rediscovered që nga fillimi i tij më 2016. Para postit të saj në Watershed, Tara bashkë-drejtonte video shop-in 20th Century Flicks, programoi filma për teatrin ikonik australian me një ekran , The Astor, dhe për ngjarjen vjetore të filmit feminist në Melburn, Girls on Film Festival. Ajo ka shkruar për Senses of Cinema, Desist Film, Monocle dhe Sight & Sound dhe ka analizuar kinemanë gjatë transmetimeve në Britani dhe Australi për Monocle 24, BBC World Service, Triple R, ABC RN dhe Joy FM. Tara është person i  besuar në bordin e drejtorëve në një nga kinematë me operim të vazhdueshëm më të gjatë, Curzon Cinema & Arts në Clevedon.

Marina D. Richter është një kritike e filmit nga Vjena e lindur në Beograd. Ajo është korrespondente e Cineuropa për Austri. Kritikat e saj, intervistat dhe raportet e festivaleve janë publikuar në publikimet ndërkombëtare Lupiga, Minotor & Sirp. Ajo ka shkruar për filmin dhe artin për gazetën e përditshme Politika që nga viti 2004. Ajo po ashtu është autore e botuar dhe ndihmës skenariste. Marina D. Richter ka studiuar gjuhët dhe letërsinë skandinave në universitetet e Beogradit, Getenburgut dhe Vjenës.

 

GREEN DOX

Sali Shoshi është arkitekt dhe ambientalit nga Kosova. Ai është përfshirë në diskutimet për trashëgiminë kulturore në Kosovë për 17 vjet si anëtar i Fondacionit Kosovar “Cultural Heritage without Borders” – CHWB Kosova. Shoshi është përfshirë në shumë iniciativa dhe projekte për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në kontekstin e pasluftës dhe të tranzicionit.

Elena Lazic është një bashkë-redaktore në Seventh Row dhe skenariste e pavarur e filmit që jeton në Londër, Mbretëria e Bashkuar. Botimet për të cilat ka shkruar përfshijnë Little White Lies, The Guardian, Sight & Sound, dhe Mubi.

Davide Oberto i lindur në Alba (Itali) më 1970, ai u shpërngul në Torino më 1989 ku studioi për Filozofi, Shkenca Humane dhe Histori të Filmit në Universitetin e Torinos. Më 1999 ai fillon bashkëpunimin me Festivalin e Filmit të Torinos ku më 2005 ai bëhet murator i garës italiane (Filma të Shkurtër dhe Dokumentarë). Tri vite më vonë ai krijon një seksion të ri kushtuar dokumentarëve ndërkombëtar në përpjekje për ti njoftuar filmat më interesant dhe më relevant nga një perspektivë shumë specifike dhe kinematografike në Itali: TFFdoc.

 

HUMAN RIGHTS

James Berclaz-Lewis, i cili vepron në MB dhe Zvicra, është Koordinator i Programit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit dhe Forumin për të Drejtat e Njeriut (FIFDH) në Gjenevë, Zvicër ku ka qenë i përfshirë që nga viti 2014. Ai po ashtu ka shkruar për Indiewire, The Lincoln Film Center, Festivalists, Movie Mezzanine dhe NextProjection duke pasuar pjesëmarrjen e tij në Locarno Critics Academy më 2013.

ANDRRA (Fatime Kosumi) është një muzikante dhe artiste me origjinë Kosovare veprat e së cilës rrotullohen rreth ndikimit të trashëgimisë dhe traditës në shoqërinë moderne. E lindur në Rosenheim të Gjermanisë, ANDRRA u kthye në fshatin e familjes së saj më 2001, shkurt pas ngjarjeve në Luftën e Kosovës. Aktualisht ajo banon dhe regjistron në Berlin.

Mette Hoffmann Meyer është drejtoreshë  daneze dhe bashkë-themeluese e Fondacionit The Why, fitues i Çmimit Peabody, organizatë publike mediale që ka për qëllim të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm duke siguruar qasje të lirë në informacion të besueshëm për të gjithë qytetarët. The Why prodhon dhe shpërndan përmbajtje mediale që ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke arritur qindra miliona njerëz anembanë globit. Hoffmann ka punuar me filmin dokumentar për afërsisht 30 vjet, dhe është ish Drejtoreshë  për Dokumentar dhe Bashkë-Produksione në shërbimin e transmetuesit publik danez. Tani ajo është e përqendruar në skllavërinë e kohës moderne, me që fushata WHY SLAVERY? lansohet këtë vjeshtë.

 

INTERNATIONAL DOX

Nico Marzano kuron programin e filmit dhe udhëheq krahun e shpërndarjes së filmit në Institutin e Arteve Bashkëkohore në Londër (ICA) duke sjellë një program unik të filmave të pavarur dhe relevant në aspektin shoqëror për audiencën e MB. Përveç këtij roli në ICA, Nivo është po ashtu themelues dhe drejtor i FRAMES of REPRESENTATION (FoR), një laborator kreativ i dokumentarëve dhe festival filmi i themeluar më 2015 për të promovuar prezantim, produksion dhe shpërndarje të vizioneve të reja të kinemasë. Nico ka qenë ligjërues i angazhuar në Universitetin Birkbeck në Londër, Universitetin Kingston, Universitetin Falmouth dhe ka dorëzuar punime dhe fjalime për agjenci dhe forume të tjera të filmave ndërkombëtar anembanë globit.

Ela Bittencourt është kritike filmi dhe programere nga Sao Paulo. Artikujt e saj për kinemanë dhe artin shfaqen në publikime ndërkombëtare, duke përfshirë Artforum, Art in America, Film Comment, Frieze Magazine, Hyperallergic dhe The Village Voice. Bittencourt punon si këshilltare programi për Sheffield Doc/Fest dhe shërben në përzgjedhjen e komitetit për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar É Tudo Verdade dhe Festivalin Semana de Cinema në Brazil. Ajo ka kuruar në mënyrë të pavarur retrospektiva filmash në Shtetet e Bashkuara dhe në Amerikën Latine, dhe është themeluese e një sajti filmi, Lyssaria.

Anna Zamecka është regjisore filmi dhe producente polake. Anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit, ajo ka studiuar antropologji kulturore, gazetari dhe fotografi në Varshavë dhe Kopenhagë. Filmi i saj debutues i vitit 2016 “Communion” ka marrë një numër çmimesh duke përfshirë Çmimin e Filmit Evropian për Dokumentarin më të Mirë Evropian më 2017 dhe Çmimin e Javës së Kritikëve në Locarno IFF, në mes tjerash.

Alush Gashi, drejtor i Kino ARMATA, hapësirës publike në Prishtinë/Kosovë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror. Themelues i NO RECESS, platformës së artit me fokus në muzikë, dhe INIT, kompanisë së komunikimit dhe produksionit filmik. Me përvojë akademike në ekonomi, gazetari dhe shkenca kompjuterike, si dhe angazhim shumëvjeçar në udhëheqje të projekteve mediale. Regjisor dhe producent i katër filmave dokumentarë dhe kontribuues i kohëpaskohshëm në media të shkruara vendore dhe ndërkombëtare, mbi tema të shoqërisë dhe kulturës. Lojtar i pasionuar biliardi dhe koleksionist i pllakave të gramafonit.

Sérgio Gomes është një nga anëtarët themelues të  Festivalit të Filmit dhe Medias Porto/Post/Doc në Portugali dhe aktualisht është anëtarë i bordit drejtues. Ai po ashtu është koordinator i programit dhe drejtor ekzekutiv i Porto/post/Doc. Që nga 2001, Sérgio Gomes bashkëpunon me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Curtas Vila de Conde, në Portugali, si programues dhe koordinator i garës. Ai po ashtu ka punuar si DJ dhe promovues ngjarjesh.

INTERNATIONAL SHORTS

 

Pamela Pianezza është fotografe dhe shkrimtare, e balancuar në mes të artistikes dhe jo-artistikes, detyrave redaksionale (për Variety, Dazed & Confused, Canal +, Arte) dhe projekteve personale.  Ajo ka punuar me vite si programere filmi për Cannes’ Critics’ Week, pastaj u bë Drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Friburgut. Pozitë të cilën e ka ndërprerë së fundi për t’iu bashkëngjitur ekipit artistik të Kurzfilmtage Winterthur. Ajo është themeluese dhe redaktore e revistës së përditshme kulturore online Tess Magazine.  Ajo ka gradën Master i Kinemasë dhe Gazetarisë dhe jep mësim për Artet Vizuale.

Ina Pira kuron Vimeo’s Staff Picks and Vimeo on Demand. Para kësaj, Ina ka punuar si programere e lartë për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Hamptons, Festivalin e Filmit Montclair, dhe Festivalin e Filmit Sarasota. Përveç punës në programim, Ina ka ndihmuar në menaxhim dhe përzgjedhje të skenarëve për Laboratorin e Skenaristëve të Hamptons dhe programit e tërë vitit. Ina ka shërbyer në juri të festivaleve dhe u ka folur grupeve të shumta për festivalet e filmit, programimin online, dhe shpërndarjen digjitale. Ina shërben në Bordin Këshillëdhënës për Festivalin e Filmit North Bend.

Ali Asgari u lind në Teheran, Iran. Ai është diplomuar për kinema në Itali. Ai është ish-nxënës i Berlinale Talent Campus 2013. Dy nga filmat e tij të shkurtër “More than Two Hours” 2013 dhe ‘The Silence” ( me regji të përbashkët me Farnoosh Samadi) 2016 ishin në garën e Filmit të Shkurtër në Festivalin e Kanës. Filmi i tij i shkurtër “The Baby” ishte dhënë premierë në garën e Festivalit të Filmit të Venedikut më 2014. Filmat e tij të shkurtër janë shfaqur në më shumë se 600 festivale të filmave përreth botës duke përfshirë Sundance, BFI, Melbourne… dhe kanë fituar më se 150 çmime ndërkombëtare. “Disappearance” është filmi i tij i parë i metrazhit të gjatë i cili është zhvilluar në Cinefondation La  Residence of Festival De Cannes dhe e ka pasur premierën e tij botërore dhe amerikano veriore në Festivalin e Filmit në Venedik dhe Festivalin e Filmit në Toronto. Ai është anëtar i Akademisë së Oskar.

 

NATIONAL

Ben Vandendaele është producent i gjithanshëm, agjent shitjesh dhe distributor, që jeton në Bruksel ku ka studiuar për montazh filmi në Rits. Ai është themelues i dy kompanive: kompanisë së produksionit Bekke Films që përkrah kinemanë provokatore dhe autorët me një qëllim Radiator IP sales me të cilën ai ka përfaqësuar, distribuuar dhe shitur një total prej 80 filmave deri më sot. Filmat janë përzgjedhur në një numër festivalesh ndërkombëtare të filmit, duke përfshirë Berlinale, Clermont-Ferrnad, Sundance, SXSW, Locarno, Venice dhe shumë të tjera. Ai ka qenë pjesë e punëtorive të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë Berlinale Talents, Zurich Masterclass dhe anëtar i komitetit para-selektues për LIM. Prej dy vitesh ai është partner dhe konsulent për European Short Pitch.

Elsa Demo është gazetare e temave dhe çështjeve kulturore prej vitit 2000. Autore e artikujve të shumtë, eseve, reportazheve, analizave. Prej disa vitesh drejton “Arkapia”, emision televiziv për artet dhe kulturën. Është anëtare e disa jurive kombëtare dhe ndërkombëtare për letërsinë, kinematografinë dhe aderon në Federatën Ndërkombëtare të Kritikëve të Filmit (FIPRESCI).  Lektore e gazetarisë në Universitetin e Tiranës e të Elbasanit. Bashkë me publicistin dhe studiuesin Ardian Klosi, Elsa Demo ka hartuar dhe botuar dy antologji dokumentare dhe letrare: “Shqipëria kujton. 1944-1991”, Tiranë 2009; dhe “Shqipëria tregon 1991-2010”, Tiranë 2010. Ka disa kontribute në botime shqiptare dhe të huaja. Është fituese e Çmimit “Woytila” për gazetarinë (Itali, 2009). Aktualisht ndjek studimet doktorale pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Petrit Halilaj, i lindur në Kostërc (Kosovë) më 1986, Petrit Halilaj jeton dhe punon në mes të Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë. Puna e tij është thellë e lidhur me historinë e fundit të vendit të tij, dhe pasojat e tensioneve politike dhe kulturore në rajon. Por derisa përballet me një kujtesë kolektive, puna e tij shpesh buron nga një përvojë personale dhe zakonisht është rezultat i një procesi intim dhe një momenti të ndarë me dikë që do. Mënyra e tij unike dhe ndonjëherë mospërfillëse që të ballafaqojë me shaka esencën e realitetit rezulton në një reflektim të thellë për kujtesë, lirinë, identitetin kulturor dhe zbulimet jetësore.