04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

DokuKids

Ne kemi kuruar një program shumë special për DokuKids, me filma dhe punëtori animacioni, klasa vallëzimi, lojëra, botë ëndërrash dhe dashuri kozmike; të cilat do të mbahen në ndërtesën Loyola në qendër të Prizrenit.

PROGRAMI I FILMIT: Çka na sjell e ardhmja
10 dhe 11 gusht në KINEMANË LUMBARDHI
10:00

Dy programe të kuruara nga miqtë tanë në VIS Vienna Shorts special për të vegjlit, të titulluar “Ëndërruesit e ditës” dhe “Dashuria kozmike”. Filmat do të paraqesin ide të ndryshme mbi konceptin e kohës, hapësirës dhe realitetit. Personazhet brenda filmave të shkurtër na tregojnë se edhe nëse e ardhmja ndonjëherë duket e frikshme, e pakalueshme dhe kërkuese, ne mund t’i kapërcejmë këto sfida me kurajo dhe guxim. Në veçanti, filmat ftojnë një audiencë të re për të parë se si rriten lidhjet njerëzore dhe çfarë e dallon një person nga një tjetër. Çfarë është ajo për njerëzit e tjerë që na frikëson, dhe çfarë është e vërtetë brenda një pamjeje artificiale?

DREAM LAND
Data: 5 – 11 gusht, çdo ditë nga ora 10:00 – 13:00
Vendi: Loyola
Hapur për moshat: 6-10

Të udhëhequr nga miqtë tanë në shkollën Loyola, pjesëmarrësit e rinj do të eksplorojnë imagjinatën e tyre përmes vizatimit, pikturës, punimit me letër, aktrimit dhe krijimit të një bote të ëndërruar që do t’i ngjante dëshirave të tyre. Një koleksion i fotografive do të krijohet dhe përdoret si një slideshow në fund të punëtorisë.

YOU ARE MY SUNSHINE / WE ARE THE WORLD / ELASTIC WORKSHOP: Punëtori të vallëzimit
Data: 4- 12 gusht
Hapur për moshat : 7 -15
Vendi: Lumbardhi
I udhëhequr nga ‘PasseBallet’ i Prizrenit, fëmijët do të mësojnë tre koreografi gazmore dhe të lumtura; përmes punës në grup, vallëzimit elegant dhe socializimit. Punëtoritë do të kurorëzohen me performancën e vallëzimit përfundimtar para publikut të festivalit.
Performanca finale: 12 gusht, në sheshin Shadërvan në ora 16:00 dhe në Kinemanë Lumbardhi në ora 18:00.
Koreograf: Prek Memaj – PasseBallet

ANIMATED FUTURE
Hapur për moshat: 10-14
Data: 9 – 10 gusht
Kështjellat janë vende interesante, plot histori dhe storje interesante nga e kaluara. Por, cili është qëllimi i kështjellave sot, dhe si do të duken ato në të ardhmen? I udhëhequr nga Ana Nedeljkovic dhe Nikola Majdak Jr., Dokukids do të bëjë një film të shkurtër të animuar për pamjen e ardhshme të kështjellës së Prizrenit, duke bërë fotografi dhe duke mësuar teknikat bazë të animacionit.