CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

DOKUFEST SHPALL PROGRAMIN E PLOTË TË PANELEVE

July 26th, 2018

Me qëllim që tema e sivjetme e DokuFest “REFLEKTIMI” të ofrojë një debat sa më të thellë, ne kemi zgjedhur me shumë kujdes një numër panelesh  që do të mbahen përgjatë festivalit.

PANELET @ HAMAM

REFLEKTO TË JESHILTEN NË TY

06 Gusht – Ora 17:00

Zhvillimi i dëmshëm i hidrocentralit është një kërcënim i vazhdueshëm, jo vetëm për parqet kombëtare, por edhe rrjedhat e poshtme të rrymës afatgjata. Ndërtimi i hidrocentraleve brenda zonave të mbrojtura nuk është përjashtim, por më tepër si rregull në Ballkan. Në zonat me statusin më të lartë të mbrojtjes edhe hidrocentralet e vogla nuk janë të pranueshme si një zgjidhje e qëndrueshme.

Panelistët:

Elton Baxhaku – Regjisor i filmit dokumentar “Free Flow” – Shqipëri
Besar Likmeta – BIRN Albania – Shqipëri
Ena Bavčić – Civil Rights Defenders – Bosnjë and Herzegovinë
Aleksandra Bujaroska – Front – Maqedoni
Visar Azemi – Balkan Green Foundation – Kosovë

ANA TJETËR E ‘90

07 Gusht – Ora 17:00

Pavarësisht nga koncepti i përbashkët se ekziston një e vërtetë që mund të vërtetohet nga e kaluara dhe se zbulimi i saj do të sjellë drejtësi dhe llogaridhënie, kur mendojmë për të kaluarën, gjithashtu e lidhim me kujtimet, të cilat për nga natyra janë të pakapshme.

Në Jugosllavi, kujtimet personale dhe të përbashkëta u instrumentalizuan nga rrëfimet shtetërore në vitet 1990, duke evokuar një të kaluar armiqësore dhe duke ushqyer konfliktet etnike midis njerëzve që jetuan së bashku për dekada të tëra. Përvetësimi i tyre gjithashtu solli në dritë mosmarrëveshjen ndërmjet rrëfimeve të mbajtura nga komunitete të ndryshme.

Si mund të rrëfejmë një të kaluar të dhunshme tek “ish-armiqtë” tanë, perceptimet dhe interpretimet e së kaluarës të së cilëve janë formuar përmes tregimeve të ndryshme të ngjarjeve të njëjta?

Është e qartë se të rinjtë sot nuk janë “armiq të mëparshëm”, në kuptimin që ata nuk morën pjesë në luftë, por megjithatë kanë një trashëgimi të vështirë, e cila është edhe një subjekt i ndjeshëm dhe mbart potencial për të sjellë paqen.

A ka ndonjë mënyrë për t’i trajtuar përvojat e dhimbshme të së kaluarës, duke përdorur kujtime për procesin e shërimit?

Panelistët:

Srbijanka Turajlić
Shkelzen Maliqi
Erëmirë Krasniqi

Moderator: Lura Limani

DUKE REFLEKTUAR MBI ROLIN E TË RINJVE NË NXITJEN E MOBILITETIT DHE BASHKËPUNIMIT TË TË RINJVE – ÇFARË MUND TË BËJMË MË SHUMË?

08 Gusht – Ora 17:00

Paneli i diskutimit do të fokusohet në bashkëpunimin dhe mobilitetin e të rinjve në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Panelistët do të ndajnë perspektivat e tyre se si kanë qenë të angazhuar në mbështetjen e shkëmbimeve rinore dhe çfarë mund të bëhet më shumë, me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit të të rinjve.

Panelistët:

Kujtim Gashi – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Jehona Gjurgjeala – Drejtoreshë e OJQ TOKA
Arianit Jashari – ICHAT
Fatos Mustafa – Zëvendës Sekretar Gjeneral i RYCO

Moderatore: Krenare Gashi, RYCO

Qasja në drejtësi si luftim i stigmës për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë

09 August – 16:00 HRS

Ndonëse kanë kaluar 20 vjet pas konfliktit në Kosovë, çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale akoma nuk është adresuar sa duhet dhe probleme kryesore mbeten stigma dhe  qasja e tyre në drejtësi. Hapi i parë institucional si njohje nga shteti i Kosovës është padyshim kompenzimi pensional për këtë kategori por a është kjo e majftueshme?

Çfarë duhet të bëjë shteti dhe shoqëria në Kosovë për destigmatizimin, qasjen e tyre në drejtësi dhe integrimin e tyre të plotë?

Panelistët:

Atifete Jahjaga – Presidente e Kosovës (2011-2016) dhe kryetare e Bordit të Fondacionit Jahjaga
Igballe Rogova- Drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës
Flora Macula, Head of UN Women Office in Kosovo

Moderator:  Gresa Kraja, DokuFest 

NUK ËSHTË PRONA JUAJ: TË KUPTUARIT E LIDHJES MIDIS DHUNËS NË FAMILJE DHE TË DREJTAVE TË PRONËS SË GRAVE NË KOSOVË

09 August – Ora 18:00 

Shfaqja e dokumentarit “Nuk është prona juaj” nga Amanda Fisher, duke treguar rrëfimet e të mbijetuarve nga komunitetet e ndryshme të Kosovës. Më  pas do të ketë panel diskutimi të udhëhequr nga OKB mbi mënyrën se sa jashtëzakonisht i vogël është numri i grave që kanë prona, për shkak të normave dhe zakonve që i lënë gratë të pambrojtura ndaj dhunës në familje.

Panelistët:

Amanda Fisher, Regjisore, UNMIK
Flora Macula, Kryetare e UN Women në Kosovë
Luljeta Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e INJECT Initiative

KOSOVA KREATIVE @ DOKUFEST

Kosova Kreative është një iniciativë e DokuFest për zhvillimin e rrjetit Evropian dhe Rajonal të partneritetit kulturor dhe ngritjen e kapaciteteve të sektorit Kulturor dhe krijues në Kosovë në përgatitje për pranimin e aplikacioneve në Programin e Evropës Kreative.

Iniciativa përmes këtyre aktiviteteve të industrisë ka për qëllim fuqizimin e organizatave dhe individëve nga sektori kulturor dhe krijues për të adresuar prioritetet dhe veprimet e listuara në planin vjetor të punës të programit të Evropës Kreative.

Këtë vit organizojmë tre aktivitete të industrisë, për të folur për partneritetet dhe bashkëpunimet, për të ardhmen e nën-programit të Medias, për mundësitë dhe sfidat në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket bashkë-produksioneve me Evropën.

Britta Erich nga Hamburg Media Desk do të prezantojë konceptin “Desk on the Road” për të siguruar informacionin e duhur për skemën e financimit të BE-së për industrinë audiovizuele në Evropë dhe më gjerë.  Media Desk do të funksionojë të enjten dhe të premten pas ngjarjeve të “Kosovës Kreative”.

Më poshtë mund të shihni listën e plotë të eventeve që do të mbahen në Hamam:

FOKUSI MBI KULTURËN: Partneriteti Rajonal me  Creative Europe
08 Gusht – Ora 15:00

Në qershor të vitit 2018 Kosova iu bashkua nënprogramit të Kulturës dhe filiales ndërsektoriale të Creative Europe Desk. Një panel i larmishëm i përfaqësuesve të Creative Europe Desk dhe operatorëve kulturorë do të diskutojnë rolin e tryezave të Creative Europe  dhe si mund të lehtësojnë pjesëmarrjen në programin e saj. Paneli gjithashtu do të reflektojë se si dhe pse bashkëpunojmë në të gjithë kufijtë dhe se si bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor mund të forcojë partneritetet në forma të ndryshme të artit për të ndërtuar audienca, për të zhvilluar aftësitë, të përtërij dhe të përshtas ato.

Radomir Lazović – Aktivist Kulturor nga Serbia, Arlinda Kondi – Kryetare e CE Culture Desk nga Shqipëria, Rina Gurgule – Kryetare e CE Culture Desk nga Kosova dhe Ares Shporta – Aktivist Kulturor nga Kosova do të diskutojnë mbi këtë çështje.

E ARDHMJA E MEDIA PROGRAMIT
09 Gusht – Ora 14:00  

Nënprogrami për MEDIA i Creative Europe ka qenë një komponent vital i peizazhit audioviziv evropian. Festivalet në mbarë Evropën, të mbështetura nga programi i Medias kanë qenë nxitësit kryesorë të veprave audiovizuale evropiane. Propozimi për krijimin e programit 2021-2027 të Creative Europe sugjeron ofrimin e mundësive për operatorët për të zhvilluar iniciativa inovative teknologjike dhe artistike evropiane ndërkufitare për të shkëmbyer, bashkë-krijuar, bashkë-prodhuar dhe shpërndarë veprat evropiane me përdorimin më të gjerë të teknologjisë digjitale.

A do të ndikojë ky ndryshim në financimin e Festivaleve Europiane që kanë përdorur qasjen tradicionale të marketingut dhe promovimit? Cili është peizazhi i shpërndarjes përmes Tregjeve të Festivale në vendet e BE-së në krahasim me rajonin? A do të inkurajojnë partneritetet dhe rrjetet ndërkufitare  ngritjen e sektorëve kulturorë dhe krijues të Evropës? Dhe së fundi, çfarë mund të mësojë sektori audiovizual dhe krijues i Kosovës nga ky tranzicion?

Britta Erich nga Creative Europe Desk Hamburg, Sven Shwarz nga Hamburg International Short Film Festival dhe Cem Öztüfekçi nga BelDocs do të përpiqen të japin përgjigjet.

BASHKËPRODUKSIONET RAJONALE: MUNDËSI APO SFIDË?
10 Gusht – Ora 16:00

Creative Europe Media Program dhe Euroimages në veçanti kanë dhënë vazhdimisht mbështetje financiare për bashkë-produksione.

Cilat janë mundësitë dhe sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor për bashkë-produksione në Evropë?  Pas sukseseve të kinematografisë së Kosovës me bashkë-produksione, ky panel i përbërë nga producentë me eksperiencë evropiane dhe rajonale do të shqyrtojë se si industria mund të nxisë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të hapë tregje të reja për të ndërtuar mbi partneritetet ekzistuese bashkë-prodhuese.

Oliver Sertic nga Kroacia, Jasmin Basic nga Austria, Jelena Angelovski nga Serbia dhe Bujar Kabashi nga Kosova do të diskutojnë për mundësitë dhe sfidat.