Edition 17
3-11 August 2018

Edition 17
3-11 August 2018

Prezantohet çasja e re në edukim

April 27th, 2018

DokuFest në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit, ka bërë hapat e para të promovimit të çasjeve inovative në nxitjen e vlerave demokratike dhe ndërgjegjësimin e të drejtave të njeriut në mesin e të rinjve përmes përdorimit të filmit dokumentar si mjet edukimi në Kosovë.

Në kuadër të projektit të zhvilluar nga PIN (People in Need) me ekspertët e Republikës Çeke që punojnë në programin e OWIS (One World in Schools), DokuFest dhe anëtarë të PIN, Free Zone, profesorë të Universitetit të Beogradit e OWIS, kanë mbajtur takime prezentuese me zyrtarë të Universitetit të Prizrenit, ku janë shpjeguar në detaje metodat e praktimit të kësaj çasjeje.

Duke u mbështetur në ndihmën e PIN dhe përvojën e Free Zone, DokuFest do të pilotojë një version të kursit për studentët e Universitetit të Prizrenit gjatë muajit Maj të këtij viti.

Pas pilotimit të këtij kursi, studentët pjesëmarrës do të ndihmojnë në rishikimin dhe përshtatjen e doracakut, që adreson mësuesit e ardhshëm në çasjen e adoleshentëve dhe rolin e tyre në shoqëri për vitet në vijim.

Dusan Kubecka (MA) nga One World in Schools ka prezantuar programin, ndërsa Jelena Joksimovic (MA) ka bërë prezantimin e doracakut të hartuar në Universitet të Beogradit, derisa Dr. Aleksandar Weisner nga Free Zone Junior in Schools ka treguar tërë përvojën e tij nga mësimet me filma para zyrtarëve të Universitetit të Prizrenit që janë treguar të hapur për të vazhduar me pilotimin e kësaj çasjeje të mësimdhënies.

Duke pasur parasysh të lartëcekurat, DokuFest do të hap thirrje për aplikim për studentët e Universitetit të Prizrenit për përdorimin e filmit në mësimdhënie.