CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Konkurs pune

October 1st, 2018

Vendi i punës: DokuKino

Pozita: Menaxher/e Kinemaje

Përshkrimi i punës:
Mbikëqyrja e përditshme e kinemasë dhe menaxhimi efikas i burimeve njerëzore për funksionimin e përditshëm të kinemasë, për të ofruar shërbime dhe projeksione kualitative në programin e kinemasë.

Detyrat e veçanta:
Organizimi i brendshëm i ndërrimeve dhe koordinimi i stafit projeksionues me stafin e biletarisë;
Bashkëpunimi dhe koordinimi me komunitet dhe institucionet lokale me qëllim të promovimit të programit të rregullt të kinemasë në komunitet, si dhe organizimi i shfaqjeve shtesë me karakter edukativ;
Të sigurohet që kinemaja i mbërrin objektivat për numrin e audiencës në baza mujore dhe vjetore;
Organizon, koordinon dhe implementon raportet financiare ditore dhe javore në raport me distributorët;
Raporton menaxhmentit të DokuFest për punën dhe arritjet e objektivave të kinemasë çdo tre muaj, duke përfshi edhe planifikimin dhe projeksionin e rritjes së audiencës për tre mujorin e ardhshëm;
Menaxhimi dhe furnizimi i rregullt i Biletarisë, koordinimi me distributorët ndërkombëtar për promovim dhe shfaqje të filmave;
Planifikimi, zhvillimi dhe mbikëqyrja e projekteve promocionale dhe të marketingut;
Planifikimi dhe menaxhimi i komunikimit me publikun (ueb, rrjete sociale, programe javore, fletushka, marketing në hapësira jashtë kinemasë).

Për të aplikuar dërgoni CV’në dhe Letrën Motivuese në apliko@dokufest.com

Ju lutemi që të listoni së paku 2 referenca nga punëdhënësit e kaluar.

Afati i fundit për aplikim: 12 tetor 2018