04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

KIRSTEN JOHNSON – SHMANGIA E GRACKAVE TË EKSPLOATIMIT

timthumb (11)

Fotografitë nga Somer Spat

August 13th, 2016

Nga Dakota Hall/ Kosovo 2.0

Të enjten, DokuFest ishte nikoqir i regjisores, e njohur për punën e saj në “Citizenfour”, “The Invisible Fear”, “Pray the Devil Back to Hell”, “This Film Is Not Yet Rated”, “Fahrenheit 9/11” dhe disa filma tjerë të mëdhenj dokumentarë të viteve të fundit. Ajo dha një master klasë në Kino Klubi, dhe pastaj shfaqi filmin e saj të fundit, “Cameraperson”.

Biseda e Johnson u fokusua në kompleksitet etike që dalin gjatë xhirimeve të filmit dhe rrëfimit të storieve të njerzëve tjerë. Ajo e hapi bisdën me një video të xhiruar në Bosnjë dhe Hercegovinë, të dy djemëve të rinj duke luajtur me sëpatë. Fytyra e djalit më të vogël i afrohet shumë sëpatës dhe në një pikë, djali më i vjetër e kthen sëpatën përreth dhe fillon ta prejë një trung, duke e vërtitur anën e mprehtë nga fytyra e tij. Gjatë xhirimeve, Johnson nuk ka qenë e sigurtë nëse do duhej të intervenonte sepse nuk ishte e sigurtë.

Ne si gazetarë dhe regjisorë dokumetarësh zotërojmë fuqi të madhe në krijimin e narrativave të përvojave të njerzëve tjerë dhe duke ia treguar ato botës, Johnson theksoi. Kjo fuqi mund të përdoret për të nxitur ndryshime pozitive, por mund të jetë edhe e dëmshme. Johnson tha që ajo përpiqet ta përdorë talentin e saj për të qenë produktive për njerëzit me të cilët punon. Suksesi i “The Invisible Fear”, i prodhuar në vitin 2012, që ka të bëjë me përdhunimet endemike në ushtrinë amerikane rezultoi me një legjislacion dhe reformë të re.

Johnson spjegoi që pasioni i saj për luftimin e padrejtësive politike kishte filluar kur ajo mësoi fjalën “aparteid” në moshën 16 vjeçare. Ajo së bashku me një grua më të moshuar zezake nga kisha e saj filluan të protestojnë para shtëpië së ambasadorit të Afrikës Jugore. Gjatë protestimit të tyre, gruaja do t’i tregonte Johnson për përvojat e saj e të jetuarit nën segregim.

Gjatë përballjes me çështje të ndjeshme politike, veçanërisht me tragjedinë, ajo sugjeroi që mund të jetë sfiduese shmangia e grackave të eksploatimit sepse është sfiduese të mbrohen burimet të cilët zbulojnë informacione që mund t’i vënë në rrezik. Të kuptuarit e vendit tonë në rrëfimet që i mbledhim dhe i tregojmë, dhe mënyrat në të cilat kamerat ndërmjetësojnë lidhjet tona me njerëz dhe vende janë vazhdimisht në fluks dhe mund të ndërrojnë drejtimin në territor të rrezikshëm, argumenton Jonson. Edhe gjuha të cilët e përdorim tingëllon agresive. Ne i “xhirojmë” njerëzit, “marrim” imazhet dhe besojmë që na “mbrojnë” kamerat.

Johnson theksoi besimin e saj të fortë në paparashikueshmërinë e pasojave të paqëllimshme, dhe ndau një histori personale të një kohe kur ajo e mësoi një burrë ri të vozisë për një projekt, vetëm për të zbuluar se ai më vonë arrestua për vjedhjen e një veture, dhe përfundoi në burg me një dënim prej 14 vitesh.

“Cameraperson” është hulumtimi i Johnson i këtyre çështjeve. Përveç një skene, filmi përbëhet tërësisht nga xhirime të bëra gjatë projekteve tjera të Johnson, por që nuk janë përdorur në versionet përfundimtare. Zakonisht ajo nuk ka kontroll mbi procesin e përzgjedhjes, por në “Cameraperson” ajo ishte producente.

Skenat e “Cameraperson” prekin aspekte të ndryshme të marrdhënies së saj me subjektet e saj. Në njërin, Johnson shikon mbi Sarajevën dhe thotë që dëshiron të xhirojë një seri të minareve. Ajo xhiron derisa Michael Moore interviston një ushtar amerikan dukshëm të frikësuar, i cili spjegon se dëshiron të jetë i sinqertë për përvojat e tij, edhe pse ata e kanë të ndlauar të folin me median. Moore premton që ata do të përpiqen t’i ndihmojnë nëse intervistat do t’i shkaktojnë telashe.

Ajo xhiron nënën e saj derisa ajo e lufton betejën e saj me sëmundjen e Alzheimer. Një mikeshë e ngushtë e nënës së saj ishte zemëruar pasi që i kishte parë pamjet, dhe kishte thënë që ishte e pavend që Johnson ta xhirojë nënën e saj në një gjendje të tillë. Ajo kritikë mund të tingëllojë i vështirë për t’u dëgjuar, por Johnson tha që e kishte bërë të lumtur sepse kishte konfirmuar që nëna e saj ka qenë person real, gjë që kanë kuptuar edhe njerëzit tjerë, ndërsa kritika ishte sikur nëna e saj të ishte përsëri gjallë.

Johnson është përballur me shumë çështje sensitive gjatë karrierës së saj të gjatë. Ajo rrëfei një storie tjetër për kohën kur ajo ishte kameramane në një projekt për një grup të atletëve të rinj. Johnson ishte shumë e vetëdijshme për pozitën e saj si një grua më e vjetër e bardhë që operon me kamerën në drejtim të një grupi të burrave të rinj zezakë në zhveshtore. Qindra subjekte ishin të pranishëm, por vetëm një burrë i kërkoi që të mos e xhironte derisa zhvishej. Ajo kuptoi që edhe disa nga subjektët tjera mund të ndiheshin njëjtë, por mendoi që ata nuk kishin fuqinë që ta ngrisin atë opinion.

Kur Johnson e shikoi një draft të hershëm të filmit, ajo pa që regjisori kishte përfshirë një klip me të cilin ajo nuk ishte rehat. Edhe pse kuadruar bukur, ajo ndjeri se pamjet e disa burrave duke qëndruar në rresht aludojnë imazhe të skllavërisë dhe i kontribuan traditës së dëmshme të portretizimit të burrave zezakë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Fatmirësisht, regjisori kishte respektuar ndjenjat e saj dhe ka larguar skenën.

Johnson po ashtu ka punuar në një film për dy të rinj në Afganistan. Pas përfundimit të filmit ajo u kthye në Afganistan për t’iu treguar filmin dhe gjatë shikimit të tij njëri nga ata ka thënë që frikësohet se filmi mund t’i vëjë në rrezik nëse shfaqet. Johnson pastaj e kishte lënë projektin dhe bëri një film të ri të shkurtër duke përdorur xhirimet e tij.

Ajo përmendi punën e “Regarding the Pain of Others”, të Sunsan Sontag, e cila kishte ndikim të madh në të kur ajo ishte më e re, por që shtroi pyetje që nuk janë më aktuale për kohën e sotme. Ajo tha që sot kemi nevojë për pyetje tjera, nga të cilat më të rëndësishmet janë ata që kanë të bëjnë me internetin. Çfarë do të thotë tani që në punën tonë mund të ketë qasje të menjëhershme dhe do të jetë online gjatë pjesës tjetër të jetës të subjekteve tona? Si ndikon kjo atë se çka krijojmë? Duhemi të kemi diskutim publik rreth kësaj, ajo theksoi.

Në një intervistë, një burrë britanez shprehu shqetësimin e tij për bërjen e filmave në pjesë të huaja të botës pa i kontribuar vështrimit kolonial Johnson theksoi që çdo film dokumentar është vështrim. Ne nuk mund t’i shpëtojmë vështrimeve tona; ne vetëm mund të kuptojmë se si vështrimet tona operojnë me strukturat e fuqisë jasht kontrollit tonë, dhe të vazhdojmë t’i vëmë në pyetje idetë rreth asaj se çfarë është e përshtatshme në çdo kontekst specifik.

Johnson tha që ne nuk duhemi të largohemi nga temat ose projektet vetëm pse jemi të frikësuar; përfundimisht është mirë të jemi të frikësuar dhe shqetësuar për idetë tona, argumentoi ajo, sepse ajo është prej nga rrjedh puna jonë më interesante.

Kosovo 2.0 është partner zyrtar medial DokuFest-it. Ky artikull është pjesë e një serie shkrimesh të shkruara gjatë edicionit të sivjetem të festivalit.