03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

Ka filluar trajnimi me gjeneratën e gjashtë

March 22nd, 2018

Sot Dokufest ka filluar trajnimin me gjeneratën e gjashtë të studentëve në programin “Future is here” në kuadër të projektit Shkolla dhe Filmi Dokumentar.

“Future is here” është një program trajnimi që nxit prodhimin e filmave dokumentar kreativ përmes ushtrimeve praktike të tregimit të storieve, duke i njoftuar nxënësit e shkollave të mesme me konceptin e qytetarisë aktive, të drejtat e njeriut dhe vlerave demokratike.

Ky program udhëzon dhe inkurajon të rinjtë që të marrin masa dhe të jenë agjentë aktiv për ndryshime sociale përmes tregimit të storjeve dhe filmbërjes.

Nën drejtimin dhe mentorimin e Guillermo Carreras-Candi dhe Blerta Zeqirit, afro 20 studentë nga 19 komuna të ndryshme të Kosovës kanë nisur sot ndjekjen e trajnimit.

Këta studentë kanë filluar programin e trajnimit ku Blerta Zeqiri dhe Guillermo Carreras-Candi i kanë njoftuar ata me agjendën e punëtorisë të cilën ata do ta vijojnë për katër ditë.

Sonte studentët do të shikojnë filma dokumentarë në ndërtesën ku po vijojnë trajnimet, ndërsa trajnimi do të vazhdojë deri të dielën.