04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

‘HOME’, BASHKË-PRODUKSION I DOKUFEST: ARRITJE HISTORIKE PËR KOSOVËN

December 5th, 2016

Filmi i shkurtër ‘Home’ do të bëhet produksioni i parë kosovar që nominohet për Akademinë Evropiane të Filmit.

Filma të tjerë nga Kosova kanë qenë të selektuar më parë në listën e gjatë të Akademisë Evropiane, mirëpo ‘Home’ është produksioni i parë Kosovar i cili ka arritur të nominohet në kategorinë e filmit evropian të shkurtër (Home është bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe).

‘Home’ do të bëhet nominimi i dytë Kosovar në një kategori të kësaj akademie, pas Arta Dobroshit e cila ishte e nominuar për aktoren më të mirë në vitin e 2008 të EFA.

Ceremonia e edicionit të 29-të të EFA do të mbahet më 10 dhjetor në Wroclaw të Polonisë, ndërsa të pranishëm do të jenë Producentja Ekzekutive e ‘Home’ Arta Dobroshi, Producenti i ‘Home’ Afolabi Kuti dhe regjisori dhe skenaristi i ‘Home’ Daniel Mulloy.

PSE KOSOVA PËR KËTË STORIE GLOBALE?

Daniel e shkroi skenarin e ‘Home’ në Kosovë dhe ai deshi që filmi të jetë një bashkë-produksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Duke qenë se Daniel ka kaluar shumë kohë në Kosovë dhe për shkak të dashurisë së tij për këtë vend, ai e kupton potencialin që ka Kosova në aspektin artistik, në kulturë dhe në tregimin e storjeve.

Bërja e një filmi të fuqishëm vjen nga pasioni i secilit njeri të përfshirë në te dhe nga lidhja e thellë me temën. Këtu në Kosovë ka potencial të jashtëzakonshëm në talent, si para dhe pas kamerave. Është një vend i mahnitshëm për të krijuar.” – tha regjisori Daniel Mulloy.

Bashkëndjesia të cilën kosovarët e kanë me vështirësitë e refugjatëve, gjë që rrjedh nga e kaluara ynë jo edhe aq e largët, mblodhi një numër të konsiderueshëm të njerëzve nga vendi të cilët i bashkuan forcat me anëtarët e ekipit nga e gjithë bota për t’i dhënë zë ketij tregimi. Mua personalisht më tërhoqi pasioni i Danielit për projektin, ekipi i përbërë me njerëz që vinin nga realitete shumë të ndryshme, dhe kauza e filmit. Unë mund vetëm të shpresoj se HOME do ta inspirojë të njejtën ndjeshmëri e cila i shpëtoi aq shumë familje nga Kosova kur neve na u desht t’i linim shtëpitë tona për shkak të luftes.” – tha producenti Shpat Deda.

Ka qenë një përjetim transformues procesi i të sjellurit në jetë këtë film, bashkë me një ekipë e cila ka punuar përtej limiteve për të mbështetur një kauzë e cila është ende e afërt në zemrat dhe shtëpitë tona. Mulloy është i shkëlqyer me mënyren si depërton në shpirtat e njerëzve duke krijuar një film si HOME. Filmi është një testament i potencialit të Kosovës për të siguruar një terren ku filma të mëdhenj mund të krijohen” – tha menaxherja e produksionit Renea Behluli.

KUSH E BËRI FILMIN?

Në rolet kryesore të filmit luajë Jack O’Connell, Holliday Grainger, Thaliya Lowles dhe Zaki Ramadani.

Shumë partnerë të dedikuar kanë qenë të gatshëm ta mbështesin temën e refugjatëve dhe të migrimit të shtjelluar në film si dhe projektin e filmit. “HOME” është financuar dhe mbështetur nga Ekipi e Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNKT, USAID, Fondacionet për Shoqëri të Hapur nga MB, dhe përfshin kontributin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Freud Communications, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Bartle Bogle Hegarty, DCM, Policia e Kosovës, Kodak, Kryqi i Kuq Kosovë, Kubestudios dhe shumë përkrahësëve të tjerë.

‘Home’ përfshiu bashkëpuntorë muzikor si ColdPlay, Dizzy Rascal dhe Wiley të cilët e dhuruan muzikën e tyre për filmin.

‘Home’ është një bashkëproduksion mes DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios.

Producentët e ‘Home’ janë Shpat Deda, Afolabi Kuti, Tim Nash, Chris Watling dhe Scott O’Donnell.

Producentët Ekzekutiv të ‘Home’ janë Arta Dobroshi, Eroll Bilibani, Anthony Austin, Sally Campbell, Andre Des Rochers dhe Davud Karbassioun.

Ekipi i ‘Home’ në Kosovë përfshin Nita Deda, Renea Behluli, Mrine Godanca, Elmedine Morina, Blerta Ismaili, Blerta Basholli, Valter Lucaj, Gezim Ramizi, Ardi Mehmeti, Lorik Kocani, Drilon Potera, Besnik Selimi, Elsen Hasani, Bilbil Shabani, Armend Nimani, Leart Shehu,Fatlum Idrizi, Besart Mehmetii, Enver Konushevci, Dardan Menxhiqi, Gazmend Bajri, Legjenda Banushi, Leonora Mehmeti, Vita Beqiri, Andra Dauti, Agan Asllani dhe Visar Bikliqi.

Ekipi i aktorëve të ‘Home’ nga Kosova përfshinë Zaki Ramadani, Mevlyd Osmani, Adriana Matoshi, Andi Bajgora, Shkelqim Islami, Armend Ismajli, Rebeka Qena, Afrim Mucaj, Fatmire Sahiti, Edison Dabiqaj, Rifat Smani, Armend Zeqiri, Arianit Hoti, Kreshnik Malushai, Leonit Maloku, Allmir Suhodolli, Alban Rexhaj, Fatlum Berisha, Granit Uka, Agnes Nokshiqi, Jan Nokshiqi, Mejreme Berisha, Kreshnik Berisha, Fatlum Hasani, Ermal Sadiku, Mentor Morina, Melihate Qena, Bujar Ahmeti dhe Leon Bicaku.

ÇFARË KA ARRITUR ‘HOME’?

‘HOME’ pati një sukses të madh pas publikimit në kinematë në Britaninë e Madhe. Trailer i filmit i është shfaqur 3 milion njerëzve në Britaninë e Madhe, duke theksuar kauzen #withrefugees me rastin e publikimit në Ditën Botërore të Refugjatëve.

‘HOME’ pastaj u shfaq në Samitin Global të OKB për Refugjatët dhe Migrantët në zyrat qendrore të OKB-së në Nju Jork para politikanëve të botës dhe vendimmarrësve.

Pati një mbështetje të madhe për ‘HOME’ në Britaninë e Madhe ku 5 milion hapësira reklamuese u dhuruan në taksit e Londrës duke theksuar filmin dhe mesazhin #withrefugees.

‘HOME’ tani po shfaqet në festivale anembanë botës dhe deri tani ka fituar një numër të madh të çmimeve para nominimit në Akademinë Evropiane të Filmit. Këto çmime përfshijnë:

  • 2016 Palm Springs International ShortFest – Filmi më i mirë i Festivalit (SHBA)
  • Vila do Conde – Filmi më i mirë i shkurtër Evropian (Portugali)
  • Reykjavik International Film Festival –Filmi më i mirë i shkurtër ndërkombëtar (Islandë)
  • Sapporo International Short Film – Skenari më i mirë (Japoni)
  • Tacoma International Film Festival – Filmi më i mirë i shkurër (SHBA)
  • Tacoma International Film Festival – Kamera më e mirë (SHBA)
  • Port Townsend Film Festival – Filmi më i mirë i shkurër (SHBA)
  • Carbonia Film Festival – Çmimi i jurisë së studentëve për filmin më të mirë të shkurtër (Itali)
  • St Louis International Film Festival  – Çmimi special i jurisë (SHBA)
  • Reggio Film Festival – Çmimi i jurisë së studentëve për filmin më të mirë (Itali)
  • 31st BREST European Short Film Festival – Çmimi special i jurisë (Francë)
  • 24FPS International Short Film Festival – Medalja bronzë (SHBA)
  • Capalbio International Film Festival – Çmimi i jurisë për filmin më të mirë të shkurtër (Itali)

KU MUND TË SHIKOHET CEREMONIA E EFA LIVE?

DokuFest do të shfaq ceremoninë e ndarjes së çmimeve të EFA live në Kino Klub në Prizren më 10 dhjetor. DokuFest i fton të gjithë partnerët të marrin pjesë.